Vazhdoni merruni me Krishbaum e me hallet e non grata-s ju

29 Tetor 2023, 17:30Politika TEMA
Vazhdoni merruni me Krishbaum e me hallet e non grata-s ju

Nga Endri Tafani

Qeveria miratoi projektbuxhetin për vitin 2024 dhe bëri publike disa shifra dhe politika.

Nga opozita erdhi përgjigja e fortë... me sherrin mbi Krishbaum. Është mik apo arrmik.

Mbi projektbuxhetin, taksat, politikat fiskale, arsimin, shëndetësinë, punësimin, pagat pensionet investimet hiç. Zero absolute.

Asnjë ide, asnjë propozim konkret. E kanë lënë luftën politike të bëjnë ca debate dhe batuta pa shije dy ditë rresht në sallën e Parlamentit kur të kalojë për miratime dhe aq. Se pastaj rifillohet me luftën brenda vetes ti je i shitur, jo ti je i shitur, etj.

U bënë tre vjet 2021, 2022, 2023 që tema e ditës në opozitë është nongrata duhej apo nuk duhej dhënë nga SHBA dhe jo gjenerimi i ideve politike që ta ndihmojnë për të marrë pushtetin.

Tre vjet që sa vjen dhe e largojnë opozitën nga hallet e përditshme të qytetarit dhe nga vota e tij. Rezultatet e zgjedhje janë një provë e qartë matematike.

Për një vit e gjysmë janë zgjedhjet e përgjithshme. Me shumë mundësi çështjet gjyqësore ndaj Berishës do vazhdojnë deri atëherë. Është e qartë që nuk mund të vazhdohet më që çështja nongrata apo jo të jetë tema kryesore e opozitës edhe për 2025 si një gramafon i prishur që përsërit të njëjtën muzikë prej vitesh.

Njerëzve nuk ua ndjeu për këtë muzikë në 2023, bile e braktisën, pse mendohet që njerëzit do votojnë masivisht të njëjtën muzikë në 2025?!

Ka dy opsione. Opsioni i parë është që janë budallenj dhe nuk e kuptojnë realitetin. Opsioni i dytë është që Berisha e ka kthyer opozitën në parti të njishit ku manierizmat e tij ishin legjendare dhe imitoheshin nga anëtarësia dhe figurat politike votoheshin vetëm se ndiqnin atë verbërisht apo e imitonin në sjellje dhe qëndrime.

Me largimin e Berishës nga skena politike ato ngelin vetëm kopje të shëmtuara pa ndonjë identitet të qartë politik, pa besim tek vetja që mund të bëjnë diçka në rradhe të parë è në këto kushte nuk ngjallin as besim tek të tjerët.

Mbase largimi i Berishës mund tu jepte njëfarë kohe te fitonin besim tek vetja se tashmë do ishin pa "babën" në politikë e do u duhej ti merrnin votat vetë, por Berisha è ka bërë të qartë që nuk largohet, e persa kohë është aty dhe ata do jenë pranë tij. Kjo ka shumë mundësi të jetë e vërteta, por kjo të con ne një pike tjetër.

A ia vlen këto figura pa identitet dhe pa karakter të fortë për të marrë vendime që duhen për vendin dhe jo fatin personal, të jenë drejtues të opozitës?

Logjika e thotë që jo, por në mungesë të figurave të reja këta do vazhdojnë të jenë aty dhe do kemi një opozitë që sa vjen e shkrihet e zvogëlohet. Koha do e tregojë.

6 Komente

  1. r
    robi

    Flitet qe per shkak gjendjes se rende politike, juridike, penale, psikologjike, e morale ku ndodhet perbindeshi i vicidolit ai do te abdikoje nga froni i sulltanit te foltores ne favor te beniaminit te tij politik, heroit te Astirit klevis krricit te faro pace pilafit, me kollaro me 2 gishta lart gergufur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta duke bere garipin para shpellareve te vicidolit.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janulla Beleri Koqendina Mitsotakis Vangjo Dule= V

      Ke të drejtë ti artikull shkronjës pa emër. Por edhe unë, do të shtoja një mendim tjetër. Po PS-ja, pas Edi Ramës, mos do të shkalafitet e pirdhoset, në mos si PD-ja, akoma edhe më keq ? Kaq kam.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qirje vangelis dules

        Qirje janulla,,,nuk Ke kuptuar dicka,,qe PS nuk eshte parti e perber nga maloqeria,,si tipa mul nocka e me shoke,,,eshte tjeter brum,,qe ti ndoshta se kupton,,,

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          O "Janulla...................."! Ver nje kapistall me te shkurter se t bo mire. Sa per hallin e PS, mos u lodh kot. Kur te nodhe aher qite llapen e jepi mare e prape. Mos harro i gjo: Krysia e PS dhe veçanerisht Krytari sun jane me botkuptim TRIBAL, SHPELLARE ne MALOKE.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Regullorja

          Hipokrit- ai qe ka bere kete shkrim. Po se mos po i jep mundesi opozites qe te kete te drejta te barabarta persa i perket qenied ne parlament, kur pozita i debon 23 deputete te opozites? Opozita kerkoi ngritjen e disa komisioneve hetimire ndersa pozita ad i perfilli ato kerkesa qe ishin te mbeshteturs ne rregulloren e parlamentit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            "Regullorja"! T qa(i)fsha moj shege se njeli plonci i Dash Shehit ne Fahri Ballise varun. Parlamenti funksionon me RREGULLORE moj "Regullorja" e gjalle. Pozita me shume keqardhje nuk ja mshtet budallallikun apo "t gjenurit e Kols n pune" PALO MASKARESHE Opozites.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje