Të shtunën e 4 nëntorit Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Sipas udhëzimeve të selisë rozë delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik.
Më 4 shtator kryesocialisti prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri.
Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.
Gjithashtu numri dy i partisë, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.
Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.
Po kryetari a do votebesohet.apo nuk votbesohet.nuk ka drmokraci te brendeshme ne kete parti.
Po hë mo artist pikturist! Prapë me kongres të jashtzakonshëm !? Po ai normali .... Kur është ??? Ja ti shikojmë dhe këta "kongresmenët" e tu të lodhur... Eh ç'mu bëre dhe ti si Saleh-u me këto partitë e "njëshit" Po s'keni faj se keni të njëjtat rrënjë... Parti e njëshit, parti e tredhur...!
U shqetesuan Adriatku dhe ERTv, per kongres normal. Ate do ta therras une sapo ti hidhen hekurat ne bulevard atje ku derdhi plumba Sali Berisha, kunder popullit te tij. Do ta therrase une nje kongres ndryshe nga te tjeret: manifestim me flamur kombtar per shpetimin nga pushtimi 32 vjeçar i Sali Berishes dhe Ilir Metes, pas Musolinit dhe Hitlerit.