Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte në favor dhe e mbështeste, por kujtoi se ligjet nuk zbatohen dhe historiku penal e tregon me shifra.
Për të, edhe dënimi i përjetshëm të vendosej për zjarrvënien si krim i rëndë, por drejtësia duhet të vepronte dhe gjithashtu institucionet e linjës për shkeljet e kësaj natyre ligjore.
Spahiu solli shembuj edhe nga praktikat penale dhe ligjore të vendeve të përparuara perëndimore, ku parashikohet edhe dënim me bugim përjetë për zjarrvënësit, si SHBA-të apo Britania e Madhe.
“E kam dëgjuar m vëmendje propozimin e kryeministrit Rama për pozitën penale dhe ndëshkimet ndaj zjarrvënësve dhe e njoh shumë mirë Kodin Penal. Ne kemi vetëm 2 të dënuar në dy dekada. Ka vende që e kanë për objekt krimin e zjarrvënies, si Gjermania, Britania e Madhe, ose SHBA-të psh., ku ka zjarrvënie masive, që në legjislacionin e tyre parashikojnë burgimin e përjetshëm, njësoj si kriminelët apo autorët e vrasjeve. Ndaj unë mendoj se propozimi i kryeministrit Rama është i drejtë. Duke qenë se Shqipëria e ka më problem zjarrvënien se Britania dhe Gjermania, është normale që ta ketë edhe ndëshkimin penal”, tha ai.
Megjithatë shprehet skeptik për zbatimin e ligjit, sepse mund të ndodhë si me ligjet e tjera që janë bërë për ambientin apo mbetjet si shembull dhe nuk ka të dënuar.
“Por jam skeptik sepse edhe dënim me vdekje po ta vendosësh, nëse ligji nuk zbatohet dhe institucionet janë indiferente, përfshi drejtësinë, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se dështojmë. Jam për ashpërsimin e Kodit Penal, a duhen dënuar me burg përjetë? Absolutisht që po”, tha ai./Shqiptarja.com
Keto zjarrvenie jane te qellimshme qe po shperthejne ne cdo ane, edhe aty ky as per 1 shekull sipas banoreve, nuk kishte rene. Duket qe Sali kerma ka leshuar bandat e tij ne cdo cep. Kush kapet jo vetem duhet denuar perjete, por duhet te denohen edhe ata qe i kane derguar.
Po ndonje denim per qeverine aktuale qe nuk ka mare asnje mase konkrete per te perandaluar zjarret duke i kontrolluar e menaxhuar pyjet qe zjarret te jene te kontrollueshme e te shmangeshme.? Nje here e nje kohe ka pasur drejtori pyjesh e njerez qe punon ne pyje duke e pastruar e rinovuar pyllin.
hahahaha na mbyten gjytyrymat vari karin pune shqiptaresh
Po, po, ne i zbatojmë ligjet... Shumë i zbatojmë.
Po po ne kete mandat kemi marre angazhim qe te bejme propozimin. Ne mandatin tjeter kismet sipas fjalorit turkoshak ne Albanistan.