Protesta e 12 marsit, Berisha thirrje intelektualëve: Heshtja juaj është ndihmë për regjimin!

9 Mars 2026, 19:40Politika TEMA

Protesta e 12 marsit, Berisha thirrje intelektualëve: Heshtja juaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se më 12 mars do të jetë dita e pranverës së demokracisë.

Bëhet fjalë për seancën ku pritet të diskutohet edhe mbi raportet e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun, por njëkohësisht Partia Demokratike ka thirrur protestë para parlamentit.

“12 marsi është një ditë e madhe. Më 12 mars të gjithë shqiptarët para parlamentit. Më 12 mars është dita e pranverës së demokracisë, dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Ndajn në ora 10:00 e gjithë Shqipëria te parlamenti. Ne t’i japim përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”, tha Berisha.


Berisha thirrje administratës: Na u bashkoni në 12 mars, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën
“Sot, deputetët e partisë së krimit me në krye kreun e organizatës kriminale, Edi Rama, njoftuan atë, të cilën e priste dhe e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale. Ky është akti më i rëndë, më sfidant, më poshtërues, më fyes për çdo qytetar shqiptar”, tha Berisha.

Gjatë foltores së përjavshme para Kryeministrisë, Berisha u bëri një thirrje të fortë intelektualëve dhe të rinjve për të dalë nga “guacka e konformizmit”.

“Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.

U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës.

Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.

Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh. Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.

Ju nuk mund të konfirmoheni sepse asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk e kuptoj dot se çfarë po ndodh.

Secili prej jush e ka të qartë se kreu i regjimit po përdor mazhorancën e krimit, po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.

Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët, e keni të qartë se me këto akte, kreu i organizatës kriminale, Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare gjer sot të kombit tonë, ëndrrën europianë.

Asnjë prej jush nuk mund të pretendojë se nuk e kupton se kur shkelet Kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më shtet, por ka një bandë, ka një parashtet.

Nuk ka më ecje përpara, por ka kthim në të shkuarën. Ndaj dhe kudo që jeni, në orët e mësimit, tek shtrati i të sëmurit, në zyra, në ndërmarrje, në fabrika dhe në çdo vend, ju duhet të bëheni dalëzotësit e vendit tuaj.

Dhe mos harroni se heshtja juaj është mbështetje e fuqishme, është mbështetja më e fuqishme për kreun e organizatës kriminale që të vazhdojë rrënimin e shkollave tona, rrënimin e arsimit tonë, shkollimit të fëmijëve tanë.

Që të vazhdojë spastrimin etnik tuajin, të intelektualëve. Që të vazhdojë rrënimin e spitaleve tona, shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë. Mos harroni se qëndrimi në pushtet ndihmohet më shumë se çdo gjë tjetër nga heshtja juaj. Ndaj dhe dilni në shesh”, theksoi Berisha.

27 Komente

  1. T
    Ti je fakeqesi kombetare.

    o Lexhende.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "Na rruoc" o shoku Sali!

      Shok i "Dashur" dhe i Paharruar Sali Berisha....Te Kuptojme dhe ta Mbeshtesim derri ne Rreze...sepse ti Po Diskuton sipas Frymes Marksiste-Leniniste, dhe ashtu sikur se na ka Mesuar i Paharruari dhe i Dashuri Udheheqesi i Partise Shoku Enver Hoxha.... 1-Jemi te "Gatshem" te Sakrifikojme edhe Jeten PER TY o Shoku Sali, qe na Kujtove Mesimet e Paharruara te Qoftelargut... 2-Do te Vijme shoku Sali Ne Protesten e Radhes me 12-Marse..dhe te "Armatosur", me Kosore, Cfurqe, Cekane, Koqe Veze...me mire i leme Vezet se jane bere Shtrenjte...por do te Rreshtohemi Poshte Deres se PD-s Tirane, qe te Armatosemi me Bomba Molotove, shishe Benzine, Cakmak,dhe gjithcka qe eshte Djegese dhe Perveluese...Po o Sali....."Armika Rama" keshtu e do..."Zjarrit me zjarre" do ti Pergjigjemi..le te Digjet Krejte Shqiperia...vetem dhe vetem qe ti o ShOKU Sali te ruash ,Pasurin...sepse e ke vene me "Djeres" dhe Gjake..po po me Gjakun e atyre te Vrareve ne Tropoj dhe gjithe Shqiperine qe me Janare te 1997-tes.... Pra mezi PRESIM QE TE vIJE NE Pushtet Banda Berishjane e UDB-s, seksjoni i PD-s ne Shqiperi...... @@Na shiko shoku Sali:Ruaju Derman, Ruaju se "Mezi" te kemi...dhe ha edhe ti Ndonje Molotove, po nga shoket dhe Vellezerit e tu te Idealit..p.sh Flamur Noka..jo per Gje po te Behesh edhe ti Hero, sikur se u be Azem Hajdari..qe ti e Peshurrje per se Gjalli dhe Vdekuri..Ruaju..Sali...he te shkerdhefsha Damarin e Sheqeres....Kraxhicit....

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Je i modh. Do shkojme qe ti fusim Salishes hurin ne bythe. Intelektualet e vertete i kane lene numrin ketij maskarai kriminel. I kane mbetur vetem nje tufe debilash qe i nxjerr ne rruge me molotove per te djegur e shkaterruar pronen e perbashket.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Enveri

        Mbylle gojen mor hale e mos i prek intelektualet, ti je kriminel si Toto Rina;

        Përgjigjjuni
        1. I
          Italjoni mor jahu

          @@Enveri:Toto Rina kishte Principe Morale, dhe kur Vriste , dinte se c´bente,por nuk Shiti Italine...sikur se ka bere Berisha qe shete Shqiperine dhe e Djege , vetem per Interesin e tije..

          Përgjigjjuni
        2. p
          penicillina

          EDHE DJALI I KOHEMINIT NE IRAN NJESOJ SI FEMIJET E BERISHES ME SHTEPI NE LONDER BUDAPEST, VJEN DHE ATHINE, POSHTE SLLAVO KOMUNISTET

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kure nuk jemi te zote ne ! mire na e ben

            Po normal deri sa neve lejuam dhe lejojme akoma kriminelein ti ndegjohet zeri ! Meqe SPAK kam besim qe do ta Arestoje kriminelein e shqiperise ! por mezi po presim.... ta kishim lidhur vete si POpull dhe ta kishim Gjykuar si Caucesku nuk ishte gabim....dhe shqiperia do te ecte perpara pa krimet e ketij krimineli....dhe njerezit bashkepuntore te kriminelit nuk fuht haruar si nga PD - LSI por dhe nga PS qe bashkepunojne ne fshehuarzi...

            Përgjigjjuni
            1. O
              Orteku popullor do fshije Saliun me te tijet ne dr

              Populli duhet te protestoje derisa te filloje hetimi i gjitheanshem per Spak e Gjkko. Saliu do vdese bashke me shuarjen e ketyre dy institucioneve qe jane vendosur e veprojne mbi ligjin dhe Kushtetuten.

              Përgjigjjuni
          2. e
            epo

            Po ti je regjimi o pjelle e Vuk Karadzicit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiransi

              Kudo ku shkel kundermon ere kerrme,duart i ke te lyera me gjakun e shqipetareve.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati

                Si ste del ai shpirt gjith qelb o kufome

                Përgjigjjuni
                1. "
                  "Shoku i Sali Karaxhiçit"

                  Po mirë more vëllai Karaxhiçit si nuk keni turp kur flini për inteligjencën dhe fyeni atë, duke i bërë thirrje për protestë para parlamentit,po kush është organi më i lartë ligjvënës që kanë zgjedhur populli ,ju dhe fundrinat, që vanë 35 vjet që u ndjekin mbrapa për shkatërrimin e vëndit të, nuk u ngpët more zotni Sali duke bërë krime dhe sy hynë gjëmba në këmbë dhe sa jetë do keni.Rri ni festë dhe gjeni një ditë të bëni një të hajrit të paktën t'u kujtojmë.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Juve

                    Parmenden ne krah dhe ne 12 te muajit jo diten se u numerojn,naten perdor strategjin e dhive me qiri te skenderbeut me turqt tedukeni shume.vetem po u lage mos ike te ndrohesh se keshtu se siellim dote lirin

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Hiena e vjetër antishqiptare kërkon,si gjithmonë,të destabilizojë Shqipërinë sa herë që ka konflikte globale dhe në rajon Kujt i shërben kjo HAFIJE e ndyrë e zhytur në poshtërsi,vrasje dhe korrupsion?!Përse nuk reagon populli?!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Intelektualet e vertete nuk vijne mbas nje haleje si ty.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Babuci

                          Tani I kerkon intelektualet mor plehre ti I hoqe nga puna I nise ne emigracion I denigrove I persekutove mbushe institutet akademine administraten me injorantet nga zona jote, Koha note mbaroi, Shumica e intelektualeve te shikojne me neveri dhe indiference, Nuk te duan ty, PD eshte dicka tjeter,kur te ikesh ti do te kthehen

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demokrati

                            Kush eshte ai intelektual i marre qe te afrohet ty o mashtrues ordiner. Mbaj ata cubat qe te vijne nga pas dhe pwrdori si kamikaze se njeri tjeter nuk te ndjek. Populli i Tiranes te ka braktisur me nwveri dhe jo me intelektualet e saj. TURP!

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              ben

                              Deshe te thuash populli i Shqiperise e ka braktisur Sali kermen.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Linza

                              Nuk ja vlen te komentosh per kete agjent rus-serb-grek!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bufi te rroshe vete ngushellime per trurin

                                Shoku sekretar i PPSH ti ke kohe qe ke pjerdhur....

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Ceni

                                  Kriminel, do zoti vdes rrugeve

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Santi

                                    Diten qe do ikesh ti, bie regjimi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vicidoli

                                      O burra mbase ketije ndytesire qe po qelbe dynjan, qini sheqeren qe te ngjallet Vuku

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        KURRẼ MẼ BERISHIZĒ!!!!

                                        BERISHA= DHUNẼ = TRITOL .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tefta

                                          Ku ka intelektual t’i pergjigjet thirrje tende more pleher. Apo t’i nxjerresh ne bulevard edhe t’i vrasesh dhe pastaj te thuash i vrau Edi Rama, sic bere ne 2 prill ne Shkoder

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Militanti.

                                            Berisha me vjene keqe sepse une si militante qe jame nuk munde te vije sepse nuk kame nerva me te degjuar se sa here ke protestat te njejtat fjalime mbane prandaj edhe populli nuk te vjene fare se nuk kane besim me tek ty. RROFTE SALIANJI DHE DO TE FITOJE.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. e
                                              emigranti

                                              Po, te heqim.nje kriminel si Berisha dhe ti japim fuqine nje mashtruesi si Salianji.

                                              Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje