
Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ (tradhëtare) protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën.
Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, avokati tha se kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ishte kundër perëndimit dhe historia do ta gjykonte opozitën për këtë lloj proteste që sipas tij ishte njësoj si të protestohej kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Deri te pjesa e parë që është demokraci është e vërtetë. Kurse fakti që këtu është samiti i BE për të na futur në BE lëvizja është esatiste. Do ta kishte zili Esat Pashë Toptani që ka varrin në Beograd. Nuk duhej ta bënin këtë gabim sepse bëhet fjalë subjekt juridik si samiti europian.
Pse do protestojnë? Kundër Europës? Kundër futjes së Shqipërisë në BE? Ose është i paaftë intelektualisht ose bën sikur nuk kupton. Ne nuk mund të na marrin për budallenj.
Kreu i tyre nuk është me perëndimin, sepse është non grata atje. Më dëgjoni mua, merrni tufat me lule dhe shkoni atje, mos i shërbeni Esat Pashës. Ne shyqyr që po bëjmë një samit perëdimor këtu, këta kërkojnë të sjellin këtu Lindjen e Mesme. Kush është pro perëndimit nuk bën protestë në atë datë”- u shpreh Ngjela.
Për cilin Perëndim flet Taku? E di Perëndimi që në Shqipëri ka një qeveri mafioze që ka shpopulluar në masë njerëzit? Lëre mor Saliun të vejë në s'ëmës po të dojë, merru me atë që të qeveris, që s'të ofron asgjë dhe vetëm të vjedh e të tall! Taku është bërë kopje e Frrok Çupit, janë si vëllezër siamez. Çdo ditë vjellin vrer vetëm për Saliun. Rama nuk ka asnjë faj.
Ke ngaterruar ca vite si datelindja e dobiçit te Sheqeres; po ju te gjithe nje marke jeni: po Lulezimi nuk thoshte 7x7=42? Si jeni gatuar keshtu dikur ju ka gatuar saliu ne breket e tija!
Levizje haxhi qamiliste eshte shprehja eduhur avokat . Esad Pasha mund te kritikohet e anatemohet per shum gjera po gjithe aleancat i pati kryesisht me Francen e aleatet e saj e kurre me Turqit pasi Turqit u rrjeshtuan kundra Frances ne ate kohe. Bile Esati shkoi ne Selanik me nje ushtri te veten ( te rregullt ) e luftoi kundra Turqve ( osmaneve ne fakt se Turqia u krijua me vone ) ne krah te Anglezve e Francezve . Dhe e fundit Haxhi Qamilin e kapi rob dhe e vari Esat Pasha . Jepini Cezarit ate qe eshte e Cezarit . Berisha Meta jane thjesht nje ushtri injorantesh bashibozuke idem si e Haxhi Qamilit.
Kujdes zemren avokat...djali i Kicos qe spaguante parate per golfet e kepucet qe porosiste vartesit per te birin...ky do bej moral?
Taku , boll, e dime qe paguhesh nuk ja hedh dot me njeriu.