Protesta e Rithemelimi para bashkisë, Lulzim Basha: E dirigjuar nga Rama!

30 Prill 2024, 19:17Politika TEMA
Protesta e Rithemelimi para bashkisë, Lulzim Basha: E dirigjuar nga Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report TV tha se protesta e Rithemelimit para bashkisë po bëhet për interesa të brendshme personale politike. Basha tha se protesta është e dirigjuar nga Rama.

"Nuk është keq të protestohet, aq më shumë në gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk ndihem mirë që një protestë, në veçanti kur skandalet në bashki kanë marrë dhenë, të ketë dimensione modeste.

Opozita duhet të reflektojë për nevojën për të rritur besueshmërinë dhe të drejtohet për interes të qytetarëve. Nuk mund të them asgjë përveçse përgëzime për ata që dalin e të protestojnë, por janë shumë pak protestues.

Kryesore është që qytetarët të gjejnë veten e tyre në këto kauza dhe mos të përdoren për axhendë të brendshme të vetë opozitës.

Këto protesta në vend që të orientohen nga interesi qytetar janë orientuar nga axhenda të brendshme politike. Në momentin që fokusojmë energjitë te keq qeverisja e Edi Ramës, që është dirigjent i këtyre protestave.

Hilja ishin për të amnistuar të dënuarit. Natën bën pakt me Edi Ramën dhe ditën bën sikur po zihesh kundër Edi Ramës, kjo është shkatërrimtare"- tha Basha.

Basha inkurajoi drejtësinë që të bëjë punën e saj.

"Nuk mendoj se Veliaj dhe Rama kanë problem me nuhatje por janë pjesë e këtij korrupsioni. Jam i bindur se kjo i lidh bashkë, si eprorët, dhe ministrat e drejtorët e korruptuar. Inkurajoj drejtësinë të bëjë punën e saj, të gjejë përgjegjësinë e lartë ligjore dhe penale"- tha Basha.

5 Komente

  1. S
    Shaqo

    S'eshte zgjuar akoma. Gjykata te la ty kryetar te Pd, o debil, bashkine e ka PS jo pd, por edhe po ta kishte pd, eshte prape Saliu qe ka zjarrin shok, jo Edi. Kthjellohu neser kur te te dale gjumi, por lahu me perpara qe te freskohesh sado pak.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      O lulqim po t’i pse nuk ben ndonje proteste apo nuk te ka dhene leje tao palla?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loran

        Ik ore kok kar

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca-Bajram

          Doli te flasi dhe ky kokak@rit!!!!??? Degjoni, degjoni o milet, se po flet Lulushka e Pergjumur qe sapo u zgjua nga gjumi...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Eshte politikan I madh ky mut.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje