
Ambasada e SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj të tregojnë kujdes gjatë ditës së sotme, për shkak se do të mbahet protesta e Partisë së Lirisë, në zonën e Sharrës në Tiranë.
Në një njoftim për mediat Ambasada ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin pjesë në këtë tubim.
“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha.
Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ky fshatari injorant robqirë kerkon ta fuse kombin ne lufte civile për të mbrojtur gjënë e vjedhur për familjen Adams. Dorëzo gjënë e vjedhur hajdut i korruptuar.
cpojani qypin Majmunit te Jales ti rrjedhi muti surratit