E rindërtuar pas tërmetit me investim të Qeverisë Kroate dhe zbatim nga UNDP Albania, nis procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare & kopshtin "Iliria", Fushë-Krujë

12 Shtator 2022, 18:59Sociale TEMA

E rindërtuar pas tërmetit me investim të Qeverisë Kroate dhe

Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, UNDP Albania njofton se ka nisur sot procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare & kopshtin "Iliria", Fushë-Krujë.

Ky institucion arsimor është rindërtuar pas tërmetit nëpërmjet partneriteti strategjik të Qeverisë Kroate dhe UNDP Albania, ku përfitojnë drejtpërdrejtë 156 fëmijë e nxënës, 14 mësues dhe rreth 4,260 banorë të komunitetit.

I konsideruar si një investim "smart" për të ardhmen, "Iliria" është rindërtuar në kuadër të investimit prej 1 milion Euro të Qeverisë Kroate si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit (CERS) pas tërmetit të 26 Nëntorit, 2019 dhe zbatimit nga UNDP Albania, bazuar në dy parimet themelore gjatë procesit të rindërtimit: "Rindërtojmë më Mirë" dhe "Rindërtojmë së Bashku".

Fëmijët, nxënësit e mësuesit u rikthyen sot në mjedise tejet bashkohore me struktura më të forta, të cilat mund t’i rezistojnë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke mbartur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë. 

Institucioni arsimor ka klasa moderne, fusha sportive të brendshme e të jashtme, laboratorë, bibliotekë dhe mjedise për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Ka burime të rinovueshme dhe pajisje efiçiente ndaj energjisë, është tërësisht e aksesueshme për nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, ka hapësira të posaçme për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike, sisteme ftohjeje dhe ngrohjeje etj.

 

Lini një Përgjigje