
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga Shqipëria.
Në fjalën e tij që mbajti në panelin e Kongresit Kombëtar të Arsimit në Tiranë, ambasadori Alastair King-Smith foli për të rinjtë që udhëtojnë ilegalisht me gomone apo rrugë të tjera transporti ilegal drejt Britanisë së Madhe.
Ai u shpreh se këto janë mënyra të rrezikshme dhe të mos bien pre e shfrytëzimit nga kontrabandistët për pasurim të menjëhershëm.
“Shumë të rinj largohen nga Shqipëria. Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistët, ne i nxisim që të ndalojnë. Premtimet e pasurisë së shpejtë janë gënjeshtra pasi do detyrohen të përfshihen në aktivitet kriminal dhe drogë, por këto kushte do bëhen edhe shumë të rrezikshme.
Ju bëj thirrje të rinjve që mos të udhëtojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, varet nga arsimi dhe puna e palodhur. Nuk mjafton që të japim argumente intelektuale. Ndaj ne do lançojmë një program për të nxitur mundësitë e punësimit të të rinjve që t’u japim aftësitë që kërkon tregu i punës”, tha Alastair King-Smith.
Mbasi mbeshtetn ne Politiken Shqiptare kriminele e injorante si saleh brrisha dhe ilir metaj _i cili i shpetoj denimit nga Video e Dritan Priftin pikerishte nga Mbeshtetja e Shtetit Angleze qe ne menyren me te rupeshme dhe mafioze mbeshteti Kriminelin metaj dhe deklaruan se Video e Drtan Priftit ne afren e ilir metaj -eshte MONTIM ,por edhe e Kriminelit Kumbaro (Shatri) qe e strehonin ne Angli dhe nuk ja dorezonin Shtetit Shqiptare ,flasin qarte per thirrjet Hipokrite qe bejne sot kta Ambasadore . Ben nji Politike te ndyre diskriminuese dhe inkriminuese kunder shqiptareve e Shqiperise ne ktp 31-vjhet dhe sot dalin cuditerishte sikur mos te ket ndodhur asgje e bejne thirrje mos u largoni nga Shqiperia .mbasi kta palo Ambasadore e shndruan ne Toke te djegur
Thirrje e drejte. E ardhmja nuk ndertohet brenda nates. As perendimi nuk eshte bere per nje nate. Duhet durim, shume pune dhe besim.
Ik ore idjot!Thuaja te korruptuarve politikane shqiptare qe e kane degraduar vendin!Ata e kuptojne se ne kete vend nuk kane asnje shprese prandaj ikin!