Me Edi Ramën, në Vermosh!

12 Shtator 2022, 09:32Sociale TEMA

Me Edi Ramën, në Vermosh!

Qendra e Zhvillimit dhe Turizmit në Vermosh është një prej shumë mrekullive të Alpeve që sjellim para jush. Rruga ishte mjaft cilësore, një rrugë moderne që i plotëson të gjitha kushtet, e përveç rrugës janë ngritur dhe shumë ballkone panoramike, objekte atraksioni natyrore dhe në fund si qershia mbi tokë, është kjo qendër e cila do të përpiqet që të promovojë vlerat e zonës së Kelmendit.

Aq fantastike është kjo zonë sa në Vermosh qëlluam edhe me kryeminsitrin Edi Rama i cili kishte ardhur për ta vizituar.

Rudina Xhunga: Rastësi e madhe në Vermosh me Edi Ramën. Në fakt nuk është rastësi për ju. Ju e kishit në plan që të vinit te këto vilat.

Edi Rama: Po sot kishim lënë që të vinim këtu edhe të respektonim dhe nderonim këta katër djem të zonës, që pas një periudhe në emigracion janë kthyer, kanë vendosur të investojnë këtu eksperiencën, vullnetin, edhe kursimet e tyre. Dhe kanë bërë këtë mrekulli që është një shembull, shumë kuptimplotë, i asaj që vjen, i asaj që ne presim dhe për të cilën jemi përpjekur jo pak, në këto vite, lidhur me këtë zonë fantastike këtu, në mes të maleve të Vermoshit.

Rudina Xhunga: E di çfarë thonë? "Kur na nxori kryeministri në Instagram, na vërshuan kërkesat për të ardhur këtu. Në fakt kjo është private,”, thonë: "E kemi për vete!"

Edi Rama: Sigurisht që kjo është private, por siç janë private dhe shumë struktura të tilla edhe në Austri në Zvicër. Në kohën kur familja nuk e shfrytëzon për vete, ajo vihet në dispozicion të turistëve. Patjetër që do të jetë një atraksion shumë i madh këtu dhe patjetër që do të nxisë edhe të tjerët. Jam i bindur që edhe këta vetë do të nxiten të shkojnë më tutje sepse, nuk diskutohet që kërkesat do të jenë të jashtëzakonshme në periudhën, sidomos pas pandemisë.

Rudina Xhunga: Po vini në Vermosh, pas Valbonës. Mua të paktën më duket sikur veriu ka turizëm më të zhvilluar, sesa jugu, ose më të rregulluar.

Edi Rama: Jo nuk e ka më të zhvilluar se jugu, e ka më pak se jugu. Ose sesa bregdeti që të jemi të saktë, sepse faktikisht nga Velipoja deri poshtë në Sarandë, zhvillohet turizmi bregdetar. Por me infrastrukturën që ne kemi ndërtuar, edhe me disa punë të tjera që janë bashkëngjitur një programi që është i ndërtuar për të qenë nxitës dhe për të tërhequr vëmendjen, po ndodh një transformim që tani nuk ndalet më dhe që sigurisht këtë dekadë do ta bëjë turizmin malor, një turizëm shumë, shumë të njohur dhe burim të rëndësishëm të ardhurash për të gjithë këtë zonë që ka vuajtur shumë nga izolimi, ka vuajtur shumë nga braktisja, ka vuajtur shumë nga mungesa e infrastrukturës. Unë isha në Valbonë, atje kemi ndërtuar një qendër të re turistike. Tani do të shkoj të shoh edhe pikën e re këtu, qendrën e re turistike të Vermoshit që është ndërtuar me financimet tona, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pikërisht për të krijuar qendra graviteti, për të krijuar pika tërheqëse dhe nxitëse. Dhe faktikisht ndryshimi është i dukshëm. Shihet edhe rrugës që ka projekte që po zhvillohen që do të thotë që instinkti i sipërmarrjes ose i atyre që i hedhin kursimet e tyre nga emigracioni nuk gabon dot. Asnjëherë nuk ka gabuar.

Rudina Xhunga: Uroj që turizmi ta shpëtojë këtë vend.

Edi Rama: Ky vend është i shpëtuar Rudina, por sigurisht që turizmi do ta ndihmojë shumë që të kalojë në një nivel tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për të shpëtuar, këtu bëhet fjalë për të kaluar në një nivel tjetër.

15 Komente

  1. M
    Messer

    burri ksaj del shan Ramen kjo shkon ne udhetime me Ramen merre vesh kete pune tani ....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazheli kurve

      Rama ja merr hakun te gruaja pra o Messer manalli. Kaq te veshtire e ke ta kuptosh

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        ai do burr per vete toci !!

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhanvalzhani

          O Emigranto e bere si nje thybriq nga gjirokastra qe tek Fevziu tha qe Enver Hoxha ishte pederast,pasi griu nja dy ore tha qe Enveri ishte kurvar i poshter,vuri bast me ne shoket e tij dhe vajti kapi gocen e konsullit grek pa piken e turpit.Keshtu qole je dhe ti ,te jane errur syte prej atij koqefishkurit Sales dhe nuk di cflet

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ura Lanes

            o zhana po ngatorren kurven me prostituten nderkohe qe halja mavi eshte buce ashiqari sepse je vet nje koqe kanari i qelbur gjarpi jugu qe per ti mor nje here ere bythes se rames je gati te bosh cdo gje .....sepse asaj buces qe droga ka ne shteppi ky nuk ka se ci bo sepse ajo ka pass koqe me patent me kohe e me vakt kurvat keshtu i njef mos u hudh si ato kurvat budallaqe nga hoxha tek grekt halabak

            Përgjigjjuni
      2. P
        Princi

        Si fillim, mëso të shkruash shqip, pastaj ndoshta do ta kuptosh edhe këtê punë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Turisti nga Shqiperia Edvin Rama. Nga jashte shtetit ne Facebook e ne Vermosh! Ngeli rrugeve te Shqiperise, gju me gju me popullin. = Bota te marre shembulll nga karagjozi i Republikes Banane , Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edlira

            Rama eshte i prere per minister mjedisi e turizmi; une nuk e kuptoj pse i paguan kot me rroga dhe i trajton me zyra e makina pensionistet Mirela Kumbaro e Milva Ekonomi, apo cupelinat Frida Krifca e Bora Muzhaqi, Edona Bilali e Olta Xhacka etj. Si perfundim, Shqiperia ka nevoje per nje kryeminister ekonomist ose jurist.

            Përgjigjjuni
          2. J
            JETO per vete

            Une s'kuptoj injorancen kaq thelle ne shpirtin brutal te ketyre komentuesve qe nuk trajtojne problemin qe shtrohet ketu, por hidhen ne çeshtjet e privacise qe sot s'i perkasin askujt vetem se personave. KJo tregon se jane viktima te vetes, thashethemit dhe braktisjes totale te mendimit te evoluar ketu e 30 vjet; po qendrojne si ato grate qe u zbardhen floket per hallet e gjitonit dhe gjitones, po vdesin bile dhe jane pakesuar shume. Une shikoj se sa famoze jane bere keto ndertime ne Shqiperi dhe sa bukur eshte tani; mallkoj veten qe u largova shpejte andej, megjithese Sali Berisha me Ilir Meten dhe keta komentuesa medioker, ne emer te lirise individt qe e kane kthyer ne çthurje e duhet shikuar ligjerisht, te hanin koken kush e ngrinte pak fare. Ju uroj , zoti kryeminister, se e meriton respektin me ato qe ke bere veri e jug, te vazhdoni pa kthim rrugen e berjes Shqiperise per ata djem e vajza qe megjithese i genjen Iliri me Moniken e çojne ne Jal te Vunoit e i hardalepsin duke i çfrenuar e degjeneruar, si duket ashtu i kane dhe prindet e tyre.

            Përgjigjjuni
          3. T
            Taulant

            Kerrici i Vucicit shpopulloi vendin plotesoi endrren e Karagjergjoviceve pa lufte .

            Përgjigjjuni
            1. a
              ana

              pirdh pirdh se lirohesh o legen i shpuar. Jane me mijra te huaj qe qendrojne dhe kalojne nga ruga e Vermoshit per ne Mal te zi (plave dhe Guci) e anasjelltas.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Petrit

              A kanë sadopak dinjitet keta gazetarë (e) apo jo ? Kur e therrasin neper emisione i bullizon, i shanë i perqesh ne menyren me te ulet dhe keta prapë i l’epihen. Ndoshta e kane ne gen.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gerdeci

                Te lumte o burre i ketij shteti per politikat e turizmit qe po zhvillon, per lehtesite qe ke krijuar me uljen e taksave per operatoret turistike ne 6%, per rruget, sheshet e te gjitha qyteteve te Shqiperise, dhe infrastrukturat qe ke ngritur ne te gjithe vendin. Langojte le te lehin, se veç ate pune dijne.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FCB

                  Ja pra pse keta e kane gjetur Dubain ne Shqiperi .

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Era

                    Zoti Kryeministër,faleminderit!Për shndërrimin që ka bërë Shqipëria. Jugu gjatë gjithë sezonit të verës plot me turist.Shkoni në veri plot me turist,si rrug me variacione gjen motorrist të huaj pafund.Kta që shajnë intervistën,janë ata që rrin gjith ditën me një kafe para,në lokalin e lagjes.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje