Ambasada amerikane në Tiranë përkujton sulmin terrorist të shtatorit 2001: Sado kohë të kalojë, nuk do i harrojmë kurrë heronjtë

11 Shtator 2022, 11:58Sociale TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë përkujton sulmin terrorist të

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit të 2001. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se anëtarët e saj janë mbledhur për të nderuar ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.

“Kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001. Anëtarët e komunitetit të ambasadës së SHBA u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001.


I Ngarkuari me Punë Demian Smith shenjoi 21 vjetorin me një moment heshtjeje dhe u tha pjesëmarrësve se sado kohë të kalojë nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat dhe heronjtë e 11 shtatorit”, thuhet në postim.

Lini një Përgjigje