Pasojat e kaosit në Shkodër: Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme në bujqësi

10 Shtator 2022, 15:08Sociale TEMA

 

Pasojat e kaosit në Shkodër: Kafshë të ngordhura, banesa

Mos-pastrimi i 2 kanaleve ka sjellë dëme të shumta në banesat e 30 familjeve të kësaj zone.

Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.

Banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre.

“Ka ardhur stuhia, shiheni vetë situatën. Çfarë kam pasur brenda në shtëpi, të tëra mi ka bërë dëm. Më ka bërë shumë dëm, të gjitha. Që 30 vet janë pa pastruar kanalet. Kam marrë policinë në telefon më ka thënë ska punonjës. 1 metër e gjysmë ka qenë uji dhe policia tha s’mundemi me ardh. Edhe makinën ma ka spostuar. Apeloj që të pastrohen kanalet, shiheni vet se çfarë është bërë këtu”- shprehet një nga banorët e Shkodrës.

“Dy makina, shtëpia, e të gjitha i ka prishur shiu. Shteti ka fajin që nuk ka pastruar kanalet. Çdo gjë na ka shkuar dëm. Të gjithë kanë pasur dëme. Jemi 30 familja këtu dhe kjo situatë është e përsëritur, por jo kaq shumë. Duhet të na pastrohen këto kanale, mos të rrinë duarkryq. Vetëm për votat vijnë”- shprehet një tjetër banor i prekur.

Edhe Pedonalja e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme i ka ngjarë një lumi të rrëmbyeshëm për shkak të mos funksionimit dhe mos përballimit të reshjeve nga kanalizimet.

Stuhia e shiut ishte lokale në Shkodër dhe disa zona të veriut ndërsa moti këtë të shtunë është përmirësuar.

7 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Shtet në Shkodër është bashkia.Kryetari bashkisë mos ngrerë dy gishtat lart po të mbajë përgjegjësitë që i takon.Po të duhet ndihma e shtetit të shkojë të kërkojë dhe jo kur shkon Rama e zënë me gurrë.Ja kjo është partia demokratike si gjithëmonë i len gjërat të akuzojë qeverinë.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Po kjo renia e shiut tregon qe edhe HEC-et po mbushen keshtu qe ato anijet e tmerrit qe punojne me mazut , te kthehen andej nga kane ardhur , se tani do kemi energji elektrike .

    2. f
      fuati

      Ne radhe te pare Shkodra duhet te pastroi bashkine qe eshte mbush me plera qe nga kryetari e deri te me i fundit.

      1. S
        Sam

        Kanalet qe jan zene nuk eshte vetem faj i shtetit por edhe i juaji drejtpërdrejtë se ju te gjithë plehrat i hidhni kanaleve,dhe sot natyra u hakmor, çfarë te mbjellësh do te korrni

        1. H
          Historikisht kunder shkodraneve

          Shkodranet ??!! Po s'paskan ngordhur ? Le t'i shpetoje Saliu .

          1. A
            Anonim

            E kan pak e hak le te mbajn kryekarin e bashkis vet e zgjodhen sipas kokes edhe festja vet e kerkuan demokratet e flakt .

            1. L
              Lezhjani

              Haha duan nga shteti? O shoke shkodran, shteti ne kembe eshte, po sjeni juve, pse bashkia e kujt eshte, e juaja eshte,kryetari i juaji eshte e vet e zgjodhet, tani kerkojini llogari, therrisni dhe saliun dhe xhozifinen aty e keni, epo car mutin doni me teper.

              Lini një Përgjigje