Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi pak ditë më parë se ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve, një hap ky që do të shërbente për njohjen e viteve të punës për mijëra shtetas shqiptarë në shtetin helen.
Nëpërmjet një postimi në Facebook të premten, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.
“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”, shkruan Xhaçka në Facebook.
Ama e tha Xhacka ne Facebook , e mbaroj pastaoj cdo gje , ore keta firaunet tane se ci ka kapur me ate facebookun .....jane bere eksperta ....mashtrojne nga te dy anet , mos u zini bes . Prit se pate hair nga sigurimet shoqerore helene , ato jane cop cop , ne pik te hallit , do na japin ne ??? Se besoj as ne nje jete tjeter dhe jo ne kete qe jetojme ....te biesh dakort do te thote qe te futesh doren ne xhep dhe tu japesh Sigurimeve Shoqerore Shqiptere parate e emigranteve shqiptar , dha ata jane me mijra .....behet fjale per shuma kolosale , dhe helenet sot per sot e nxjerin pagimin e pensioneve muaj muaj .....se besoj te ndodhi as ne enderat me te cmendura , po hajde te firmosim nga nje shkres , tu hedhin hi sy njerezve qe ankohen dhe shko me tutje .....me pak fjale vari qillot ....