Spartak Ngjela për rihapjen e basteve: Bixhozin e krijon paraja, jo individi. Nëse shteti nuk i kontrollon dot, të thyej qafën e të ikë

8 Shtator 2022, 09:35Sociale TEMA

Spartak Ngjela për rihapjen e basteve: Bixhozin e krijon paraja, jo

Avokat Spartak Ngjela duket se është pro hapjes së basteve. Sipas tij ai që nuk kontrollon dot bastet duhet të largohet.

Në emisionin “Open” në News24, Ngjela deklaroi se të duash të ndalosh bastet, është të kesh një ideologji komuniste e cila kishte frikë nga pushteti i parasë.

Ai u shpreh se bixhozin e krijon paraja dhe jo individi dhe se kontrolli është personal jo nga shteti.

“Politika është mobilitet parmanent kjo ndodh në të gjithë botën. Lëvizje permanete mohon çke thënë se mendon se kjo është më e mirë. Edhe në këtë skenën që po dëgjoj ka mendime komuniste. Pse nuk pyesim pse nuk e linte komunizmi bixhozin? Nuk e kishte me bixhozin, nuk pranonte forcën e madhe të parasë. E mbani mend sa forcë ka pasur paraje tek ne? aspak se s’kishe ç’bleje. Bastet e bixhozi janë e njëjta gjë.

Nëse i referohemi Oksfordit, bastet janë rrisk fat e sukses.

Kur janë hequr bastet nuk jam shprehur në shtyp, por e kuptova që ishte natyrë e vjetër. Bastin e krijon paraja jo individi, individi do fitimin. Por shteti nuk mund të thotë që fakti që unë nuk e kontrolloj e ndaloj.  Kur nuk e kontrollon thyej qafën e ik.

Duhet të kuptojmë që bixhozi ka kontroll personal, nuk ka nevojë të kontrollojë shteti. Shteti kontrollon sa merr lojtari nga paratë që xhirohen në një kazino. Sa e ka raportin fituesi dhe sa shteti apo kazionoja. Këto janë pyetjet që duhen bërë. Nëse themi prish natyrën e njeriut atëherë ndaloni paranë.

Këta nuk kanë fuqinë e burrit shtet që thotë bëmë gabim që e ndaluam se 1, 2, 3.


Këta nuk flasin. Dëgjuat cili ishte shkaku pse u pushuar drejtori i policisë? Kryeministri nuk dha shkak si mund ta shkarkosh një njeri me atë post pa shkak. Neser do thonë e hoqëm se ishte kundër bixhozit.

Kriticizmi që i është bërë basteve, janë të gabuara. Shteti humbte 48 milion dollarë në vit ndaj e ka kritikuar që atëherë. lëreni moralin komunist dhe njeriun e ri. Ato nuk kontrollohen nga shteti por sistemi gjyqësor, ka apo vjedhje apo spekulim. Kemi një ligj për bastet e bixhozin, duhet të jetë i kontrolluar nga i gjithë syri i shtetit. Nuk mbyllen kazinotë se nuk i kontrollon dot kryeministri, në këtë rast ikën kryeministri”, tha ai.

4 Komente

  1. P
    Po pse keshtu????

    Ti je një idjot, ose njeri i pa shpirt, bashke me gjith ata që bën lufte për ti hapur ose për ti përhapur sa më të jet e mundur. Varsija nga bixhozi ose addiction, sote ështe numer 1 Ku do në bote për shkat se mundesh të luash online 24 me 7 pa nderpreje. Po ashtue edhe vet vrasjet nga Bixhozi jane numer 1, sote në bote në të gjitha nivelet e shoqrise, si nga shtresa e të varfmeve si të ishe të pasurve se pse futen në bixhoze dhe i lën të gjith pasurine dhe mbase andej shume prej tyre vrasin veten. Shumica e atyre njerzve që jane të varur nga bixhozi jane të semure menderisht, se pse varsija nga bixhozi ështe semundje. Dhe i semuri Ka nevoje për ndihem, Jo shkoe dhe thyej qafen. Ke shume vende demokratike në bote që nuke e lejone bixhozin ose e kufizone sa të jet e mundur se pse ështe semundje. Varsija nga bixhozi ështe shume më e keqe dhe e veshtire për tu lën se sa varsija nga droga dhe alkoli. Dhe ne jemi një shoqri e pa cilivizume e pa kulturem dhe shume e stresume dhe e pa motivume në jet. Dhe ne për të përmbushur keto boshdheçe që kemi në jet, shume prej nesh shkome dhe luame bixhoze. Prandaj gjith kushe që Ka dy pale mend në koke duhet ti thote Jo bixhozit, se pse do të shkatrroje Ty si njeri dhe jetone kote ose më mire merr fryme kote mbi kët toke se me jetuar nuke jetone dote. Por ti shkatrrone dhe të gjith familjen tënde. Jo Jo Jo bixhozit. Mesoni femit e juaje dhe të gjith ate që jave doni të miren që të Mose luane kurre bixhoze. Sa do sasi e Vogel lekesh çofte ajo në fillime. Se pse edhe bosat që kane miljona evro ose dollar e kane fillue bixhozin me 10 mi Lek të vjetra dhe base andej në funde Ka vrare veten ose kane future edhe jeten në bixhoze.

    1. B
      Bastet jane kudo ne Bote Affere te Mafies

      Qe te hapesh Basten ne Shqiperi do te thot ,te ushtrosh terror nga Familjeve Shqiptare dhe detyroshe shqiptaret te Largohen nga Shqiperia me ritme te papara . Duket se Dikushi qe i cpo nga pas te interesuarit per riHapje te Basteve ka nji plan te qarte per shqiptaret . Kjo eshte meshume se nji Krim ndaj Njerezimit . Kta Mafioze qe kerkojne te luajn me jeten e te ardhmen e shqiptareve ,pasi i shkaterruan jeten per 31-vjet , duhet te Arrestohen dhe denihen me vdekje si Terroriste

      1. r
        reti11

        Hey Taku! Qeveria s'mund te beje gje tjeter veçse t'ua veshtirësoje adiktivëve aksesin në lojërat e fatit. Me argumentet e tua, mund te justifikohet edhe legalizimi i kokainës etj...

        1. d
          dyshuesi

          Mendoj se ka te drejte Ngjela kur thote "shteti e ndalon se nuk e kontrollon dot". Ka pasur edhe raste te ngjajshme kur shteti ka vepruar me te njejtin arsyetim "kontroll nepermjet ndalimit total" P.sh. pijet aokolike ne USA, qe mepas u hoq dore sepse lulezoje kotrabanda . Do thosha edhe "moratoriumi" i skafeve u vu pikerisht se qeveria nuk kontrollonte dot situaten. Ka nje problem per rastin konkret ,ne faktin se si luftohet deshira per te fituar para pa u lodhur . Luftohet duke e bindur personin per demin e bixhozit apo duke e ndaluar dhe gjobitur ?

          Lini një Përgjigje