Vijojnë kontrollet tek Ambasada e Iranit në Tiranë, stafi fshinë pamjet e kamerave të sigurisë, masat që morën diplomatët iranianë

9 Shtator 2022, 11:21Sociale TEMA

Vijojnë kontrollet tek Ambasada e Iranit në Tiranë, stafi

Kontrollet vijojnë ende në  brendësi të ambasadës së Iranit, tashmë të zbrazur nga diplomatët. Deri më tani nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë janë lënë pa memorie po ashtu dhe disa kompjuterë.

Kujtojmë se një ditë më parë u largua i gjithë stafi, pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.

Kjo situatë erdhi pas sulmit kibernetik të realizuar ndaj faqeve online qeveritare shqiptare nga vetë Irani.

Në një lidhje direkte për emision Top Story, gazetari Top Channel Muhamed Veliu zbuloi se sa është numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi ynë.

Në total janë katër diplomatë të dënuar dhe një i pestë i larguar me dëshirën personale.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, se çfarë kanë lënë pas diplomatët e larguar të cilët i përdorën orën e mbetura në vendin tonë duke djegur dokumentet.

Jo zyrtarisht mësohet se pjesa më e madhe e diplomatëve të dëbuar u larguan përmes pikës kufitare të Qafë Thanës drejt Maqedonisë së Veriut.

Shteti Iranit nuk ka bërë asnjë koment për vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike apo të pranojë e mohojë autorësinë e sulmit kibenetik.

E vetmja shenjë simbolike mbetur e prezencës së Iranit në vendin tonë edhe për pak orë është flamuri që valëvitet të cilin diplomatët e larguar nuk e hoqën.

Lini një Përgjigje