Një shkollë e re , “Andrea Stefani”, është ndërtuar në kryeqytet për nxënësit e Astirit dhe Laprakës. Shkolla 9-vjeçare u inaugurua sot, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij pas inaugurimit, Edi Rama tha se kjo shkollë ka standarde dhe kushte të njëjta me shkollat në vendet e BE-së, ndërsa përmendi se qeveria është krenare për rindërtimin pas tërmetit. Rama rikujtoi edhe një herë kursimin e energjisë, ndërsa përmendi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka rritur çmimin e energjisë për konsumatorët poshtë 800kw.
“Të gjitha zonat që u prekën nga tërmeti janë rindërtuan. Kam krenarinë ta them që e shfrytëzuam maksimalisht mundësinë për të ndërtuar shkolla të reja. Kemi ndërtuar shkolla të një standardi, projektimi e realizimi që mund të ishin në çdo kryeqytet të BE-së. Iu kemi dhënë prindërve të këtyre shkollave mundësinë që të ndihen të barabartë me prindërit e BE-së. Klasat e kësaj shkolle kanë një teknologji ndriçimi me kursim energjie dhe kjo e lehtëson, por nuk mjafton.
Duhet që shkollat të sensibilizohen fëmijët e të kthehen në këshilltarët e fëmijëve për të arritur të përballojmë diçka që nuk e ka bërë asnjë vend, jemi të vetmit që kemi ngelur pa rritur çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël, edhe pse çmimi rritet në bursë”, u shpreh Rama.
Kryebashkiaku tha se me 12 shkollat e reja që hapen këtë vit në Tiranë numri i institucioneve arsimore të ndërtuara, disa prej të cilave mbajnë firmën e Stefano Boerit, arrin në 40.
“Ndërtimi i shkollave të reja në Tiranë është një projekt që e filluam me Edin në ditën e parë të qeverisë dhe është një nga projektet që është sulmuar më shumë: “Ç’janë këto shkolla që bëhen nga 5 në një dorë?”, thonin.
Por, ishte e vetmja mënyrë sepse nëse vazhdonim me ritmin tonë burokratik, të ndërtimit të një shkolle në vit, Tirana nuk e kapte ritmin për 65 vjet kraharuar me sa rritet dhe nevojat që ka për shkolla të reja. Kjo ishte arsyeja përse vendosëm në atë paketë të parë 17 shkolla të reja, kurse me programin e rindërtimit shtuam edhe 23 të tjera. Në total, Tirana do ta mbyllë këtë mandat me 40 shkolla të reja. Kjo është nisma më e rëndësishme për arsimin që pas Luftës së Dytë Botërore,” u shpreh ai.
“Andrea Stefani” është shkolla më e re në Tiranë, e cila të hënën do të presë rreth 1 mijë nxënës të Njësisë 11. Godina moderne është pjesë e paketës së 12 shkollave të reja të projektuara nga arkitekti I njohur, Stefano Boeri, që hapen këtë vit të ri shkollor në Tiranë.
Mbani nje emer rezerve per Dalina Ficon
Shkolla kishte dal super bukur sidomos per ate zon ku eshte
Kishit ber nje pune te shkelqyer me shkollen sic beni gjithmon
Nje nderim shume i bukur per nje qytetar shembullor si Z.Stefani
Nuk eshte e thene te kemi vetem emra ushtaresh te lashte edhe njerez si Andrea Stefani jane perfaqesues te kultures shqipetare
Jo andrea stefani po aziz ruda tja vejn emrin shkolles jua bej hallall se jane investimet me te sakta qe mund te boj qeveria
Hajde sufllaqexhinj komentoni, sa me pare. Me fjali te gatshme si xhaxhi edver e ka gojen me sheqer. Vendi u shperbe, rinia iku, truri iku, te zotet iken, ta keni sa malet Ramen. Se nga viti tjeter mund tju jap lajm te mire edhe per naften dhe gazin, por deri atehere ngopuni me propaganden e Meros.
Shume mire qe investon per arsim eshte gjeja e vetme qe sduhet te diskutohet
Nuk kapen me idene qe ka krijuar nje shkolle po me emrin,ahhh turp tju vi sa te ceket jeni
Emri ka rendesine e vet. I ndjeri Stefani ishte nje qytetar korrekt, por jo deri aty sa emrin e tij ta mbaje një shkollë... Fusha e shkrimeve të tij nuk i kapercente caqet e PPSH-es, dmth te PS dhe PD... Univers teper i ngushtë... Krahasoni shkrimet ekonomike të Kutelit midis dy l'ultra luftrave dhe ato të Stefanit... Apo shkrimete e Ismet Totos apo të Nebil Cikes me po prapë të Andrea Stefanit... Po vritet dalengadale nga sharlatanet kujtesa më e arrire historike...
Vendit po i imponohet me dhune shteterore nje identité i rreme... Vini ne peshore, fjala vjen, kontributin gazetaresk te Petro Markos me atë të Andrea Stefanit...
A ka një komision, nje protokoll per venien e emrave institucioneve?... Emri është një simbol i fortë dhe flet shumë... A procedohet me kritere dhe kandidatura?... Zoti Rama, me dhimbje, por po shkon në origjine tek Nana Parti e 8 Nentorit...
I nderuar qofte kujtimi i Andrea Stefanit,i vetmi qe nuk u mund nga Saliu!
I nderuar qofte kujtimi i Andrea Stefanit,i vetmi qe nuk u mund nga Saliu!