"Muzikë, vajza e djem nudo dhe “bar", Ben Blushi për Festivalin Ilegal në Kavajë

11 Shtator 2022, 10:45Sociale Nga Ben Blushi

"Muzikë, vajza e djem nudo dhe “bar", Ben Blushi për

Nëse do kisha më shumë guxim dhe sigurisht nëse do isha në moshën e duhur, do kisha marrë pjesë në festivalin Ilegal Techno, në Vilëbashtovë të Kavajës.

Ilegal Techno është një grumbullim i përvitshëm, çdo shtator, i gati 5000 të rinjve që vijnë me makinat e tyre nga Franca, Austria, Italia, Suedia, Turqia,Portugalia, Anglia, Bullgaria, Sllovenia, pra pak a shumë nga gjithë Evropa në plazhin e mrekullueshëm të Vilëbashtovës, aty ku derdhet Shkumbini.

Nga shumë njerëz kisha dëgjuar çdo gjë të mundshme, natyrisht shumë të keqe, për Ilegal Techno, për veset me të cilat bashkëjetojnë kaq shumë vetë në një plazh të virgjër ku nuk ka as hotele, as restorante, as kosha plerash, as polici, as tualete, as rrugë dhe as asfalt.

Asfalti më i afërt përfundon diku te kalaja e famshme e Vilëbashtovës dhe që aty duhen rreth 3 kilometra rrugë ushtrije për të mbërritur në det.

Si çdo gjuetar imazhesh unë shkova të bëja fotografi, duke kërkuar fytyra të shpuara nga piercing, flokë të gjatë, vajza dhe djem nudo dhe tatuazhe në çdo cep të trupit.

Natyrisht i gjeta të gjitha me shumicë, aq sa aparati im fotografik u ngop.

Sapo iu afrova plazhit të Vilëbashtovës, apo Vilës sic thonë vendasit, pashë me dhjetëra çadra të vogla të fshehura poshtë pishave. Banorët e tyre ishin duke fjetur ose duke ngrënë, pas një nate të gjatë me muzikë, me lodra, me zjarre dhe natyrisht me shumë hashash dhe shumë dashuri.

E panjohura në Ilegal Techno është e njohur.I panjohuri është pjesë e komunitetit dhe mund të bëhet pjesë e familjes. Ilegal Techno nuk ka kufi ndjenjash apo besnikërie. Aty lejohen të gjitha artet e dashurisë njerëzore, të miqësisë dhe të shkëmbimit fizik.

Kjo është pak a shumë Ilegal Techno. Një mënyrë jetese.

Sapo dola nga pishat e dendura të Vilëbashtovës gjeografia e Ilegal Techno mu shfaq më e plotë para lenteve të Nikkonit tim të vjetër.

Më shumë se 1000 makina, pjesa dërrmuese rulotë, por edhe kamionë të banueshëm, të gjithë me targa të huaja, kishin krijuar një brez më të gjatë se dy kilometra në plazhin e Vilëbashtovës. Në plazh ishin ngritur tenda të mëdha, në të cilat banorët e komunitetit Ilegal qëndronin në grupe, duke biseduar, duke fjetur, duke u çlodhur apo duke ëndërruar me sy hapur nën efektin e barërave që konsumojnë.

Ilegalët janë njerëz që stimulohen vazhdimisht. Ata qeshin, ëndërrojnë dhe bëjnë dashuri. Kur duan të freskohen dalin në plazh, lahen dhe kthehen sërish në çadrat e tyre të mbushura me djersë dhe me avuj. Natyrisht pinë shumë alkool mes pushimeve të gjumit dhe përhumbjes.

I pamësuar si të sillem me njerëz të tillë,,unë u ndjeva si një i huaj ,si një intruder apo një rendprishës dhe prandaj kërkova ndihmë tek të ngjashmit e mi shqiptarë apo djemtë e zonës. Disa prej tyre më njohën dhe erdhën të më takonin.

Pas pesë minutash pyetje të vështira, se pse kam ardhur, çfarë aparati kam, a do bëj video apo vetëm foto, ku do ti botoj fotot, pse nuk merrem më me politikë, për kë votoj, a kam ardhur ti shaj apo ti mbroj ilegalët, unë kalova vettingun e besimit nga vilasit, të cilët ia ngarkuan Lushit shoqërimin tim nëpër kampin Techno.

Lushi ishte një fermer që kishte nxjerrë zetorin e tij italian nga fushat me patate dhe gjatë gjithë javës e përdorte me pagesë, për dy funksione që nuk kanë asnjë lidhje me karakterin bujqësor të këtij elefanti mekanik, të cilit i hipa për herë të parë në jetë.

Zetori i Lushit pra, bënte dy punë legale për Ilegalët. E para mblidhte plerat, çka ndodhte disa herë në ditë dhe e dyta tërhiqte makinat e mbetura në rërë çka ndodhte shumë shpesh.

Me kërkesën time, zetori i Lushit kreu dhe një funksion të tretë. Atë të një guide turistike.

Meqë zetori nuk është krijuar për sightseeing, ai ka vetëm një sedilje teke në të cilën u ul Lushi duke manovruar marshet dhe frenat gjigande. Unë qëndrova në këmbë, në shkallën e zetorit duke u mbajtur me një dorë te pasqyra e tij e madhe si një vesh elefanti, ndrësa me dorën tjetër mbaja aparatin tim fotografik, si një sy i habitur ciklopi.

Shëtitja me zetorin e Lushit është një nga xhirot më të bukura që kam bërë në jetë, pa qenë nevoja te jem vetë në timon.Taksia ime vërtitej nga një çadër në tjetrën, futej në rërë dhe ngrihej mbi dunat e saj, dredhonte mes makinave të mëdha të ilegalëve dhe ishte aq elegante, saqë i kalonte anash, pa i prekur një qime, këmbëve të zbathura të gjumashëve të shtrirë kudo.

Të lëvizësh me zetor në mes të një kampi njerëzish të lirë, është njëlloj sikur të marrësh një elefant me qira dhe mbi kurrizin e tij të shijosh një xhungël të hazdisur.

Nëse ka një fjalë që i shkon kampit ilegal kjo është fjala xhungël. Në këtë xhungël kafshët janë të lira, por natyrisht jo aq të lira sa të pengojnë kafshët e tjera të bëjnë atë që duan.

Duke folur me Lushin kuptova se sado që duket si një grumbullim kaosi dhe vesi, Ilegal Techno ka disa rregulla.

Së pari aty nuk ka dhunë jo vetëm sepse nuk lejohet, por sepse në këtë komunitet asnjëherë nuk lind nevoja të jesh i dhushëm. Çdo gjë është e përbashkët, qoftë ushqim, qoftë dije,qoftë pije,qoftë hije,qoftë shije, qoftë bar, qoftë një vajzë, qoftë një djalë.

Në Ilegal Techno asgjë nuk refuzohet dhe çdo gjë mund ta marrësh.

Kjo i bën ilegalët tmerrësisht të sjellshëm dhe kushdo që ka frikë prej tyre e ka gabim. Asnjë plazh normal ku vajzat përdorin parfume të rënda dhe djemtë mbajnë syze të shtrembra nuk është më i sjellshëm dhe më i edukuar se Ilegal.

Ata janë të gjithë të qeshur dhe kurrë nuk kam parë njerëz më të dashur kur i fotografova. Ata pozonin, hipnin mbi zetor, përqafoheshin dhe putheshin për të kënaqur njëri- tjetrin dhe mua. Ilegalët janë të gjithë të veshur thjesht, mundësisht me sa më pak rroba dhe sa më shumë piercing e tatuazhe të vizatuara kudo në trup. Trupi dhe fytyrat e tyre janë një vepër arti që mbahet në formë duke përtypur bar, siç bëjnë të gjitha kafshët e buta në xhungël.

Aty je i huaj nëse ke një varëse të shtrenjtë, je i tallur nësë ke një orë floriri, je një fshatar italian nëse vjen me ferrari, je jashtë mode nëse pi verë të kuqe, rrezikon të dukesh idiot nëse vjen me kollare dhe je një kafshë e egër nëse del në det me jaht.

Xhungla Ilegal është e thjeshtë dhe lluksi është armiku i saj më i egër.

Së dyti, në Ilegal Techno të gjithë duhet të punojnë. Pastrimi është puna e tyre kryesore të cilën e ndajnë me turne. Megjithëse në gjendje konstante stimulimi, vajzat dhe djemtë ilegal mblidhnin të gjitha mbeturinat e pijeve ushqimit dhe lëndëve të tjera që konsumonin dhe unë pashë një zetor binjak me atë ku kisha hipur vetë, të ngarkuar me dhjetëra thasë plastikë, që po shkonin të derdheshin aty ku e kishin vendin. Dy vajza italiane brenda në zetor po këndonin sikur kishin dalë të bënin shopping në qendër të Milanos, ndërsa një shok i Lushit, një zetorist ezmer, gajasej si një shofer taksije te filmi Pretty Ëoman.

Meqë ra fjalë te Lushi dhe shokët e tij vendas nga të cilët takova jo pak.

Kushdo që mendon se Ilegal Techno është një vend i shthurrur, pa rend,me orgji,me drogë, një degjenerim që bën pis plazhet dhe moralin e shoqërisë sonë duhet të flasë me ta.

Ilegal Techno ështe një ekonomi në një zonë joaq të zhvilluar të Shqipërisë. Nga një llogaritje e shpejtë del se, nga afro 5000 veta bashkë me makinat e tyre që duan naftë, aty konsumohen të paktën 1 milion euro në një javë.

Kaq xhiro, fushave të Vilëbashtovës, u duhen disa muaj për ta siguruar.

Vetëm për të pastruar rërën, me zetorët e fshatit, ilegalët kanë harxhuar më shumë se 10 mijë euro. Nuk besoj se bashkia e Rrogozhinës, që ia ka rrëmbyer Kavajës këtë plazh, do harxhonte kaq shumë për ta pastruar atë territor të braktisur nga cdo shërbim publik.

Po nuk është kjo e vetmja arsye pse banorët e Vilëbashtovës i duan dhe i mbrojnë ilegalet që kërcejnë techno dhe lahen lakuriq në det.

Lushi më tha se pas disa viteve në shërmbim të ilegal Techno, është i bindur se nuk ka të rinj më të sjellshëm se ata. Disa ditë më parë, një vajzë shqiptare që kishte ardhur në Ilegal, u mor me forcë nga famija e saj e pasur dhe kjo e ngriti gjithë kampin në këmbë. Meqë babai i njohur, nuk mund të vinte vetë dhe prandaj kishte çuar bodigardët për të marrë vajzën nga kampi, Ilegalët menduan se gorrillat e veshur me kostume kishin ardhur për ta rrëmbyer vajzën dhe prandaj dolën të gjithë ta mbronin.

Solidariteti ështe një nga rregullat bazë të ilegalëve. Ata mbrojnë njëri-tjetrin nga veset e njerëzve që nuk janë ilegal dhe që për fat të keq janë të shumta.

Nëse do bëja një krahasim vesesh, bota jashtë Ilegal ndoshta ka më shumë të tilla. Thënë ndryshe, xhungla jonë, është më e rrezikshme se xhungla e tyre.

Jashtë Ilegal Techno vidhet,vritet,përdhunohet,mashtrohet në grup dhe këto vese janë kthyer në një normë. Në Ilegal asgjë nga këto nuk ndodh. Ilegal është një botë e lirë nga veset që i bëjnë dëm dikujt tjetër. Ilegal Techno ka vese por nuk ka mëkate. Aty je i mbrojtur nga dashuria pa kufinj.

Përvec fjalëve të Lushit unë nuk kam fjalë të miat për ti ndryshuar mendjen gjithë atyre që mendojnë se Ilegal Techno duhet ndaluar,se shteti duhet të marrë masa,se policia duhet të veprojë sepse aty ka shthurrje, ka degjenerim sepse të rinjtë tanë mund të infektohen dhe bëhen si ata, se plazhet duhen mbrojtur nga ndotja e shiringave dhe nga gjurmët që dashuria e lirë lëshon mbi tokën e në një Republike Qejfi si ajo e Vilëbashtoës.

Në 100 vitet e fundit ne kemi ndryshuar disa herë karakterin e Republikës sonë. Kemi qenë Republikë Monarkike,kemi qenë Republikë Fashiste, kemi qenë Republikë Kuislinge, kemi qenë Republike Socialiste dhe ka shumë që besojnë se aktualisht jetojmë në një Republikë Kaotike.

Të gjitha këto Republika kanë kufizuar liritë tona, dikur si opozitarë, pastaj si clirimtarë, pastaj si të pasur, tani si të varfër.

Të gjitha Republikat e Shqipërisë kanë qenë dhunuese.

Unë do isha naiv të besoja se karakteri i egër i Republikave tona do ndryshojë nga një festival ilegal në një plazh të Kavajës, por e sigurt është, se këta të rinj me vese duhet të na bindin se ka ardhur koha të jemi më liberalë.

Duke folur me Lushin dhe miqtë e tij techno, nuk dyshoj se edhe Shqipëria ka vend për një Republikë Liberale. Nëse Lushi dhe gjithë fshatarët e Vilëbashtovës do ti kishin zbuar me dru ilegalët, si njerëz të shthurrur dhe të degjeneruar, do kisha shumë dyshime nëse toka jonë është fertile sa duhet për një Republikë Liberale.

Por në Vilëbashtovë pashë të kundërtën. Ata jo vetëm i strehuan, por i ushqyen dhe i mbrojtën ilegalët sepse ata e kuptojnë se vesi që lind nga liria, e dëmton shoqërinë më pak se dhuna që buron nga lakmia.

Ja pse besoj se ne mund të jemi një Republikë Liberale e cila nuk prodhon vetëm ekonomi por edhe një ripopullim të Shqipërisë me shqiptarë dhe të huaj.

Në të gjithë botën ka njerëz që kërkojnë më shumë liri, më shumë dashuri, më shumë shkëmbim, më shumë harbim, më shumë aventurë, më shumë iniciativë, më shumë transanksione të thjeshta, më pak burokraci dhe shumë më pak ndërhyrje nga shteti.

Ne kemi plazhe dhe male për ti strehuar të gjithë.

Apo jo?

53 Komente

  1. K
    Kaonia

    ????

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      Sa vite eshte paguar e do vijoje te paguhet ky Beni qe s'eci kurre vete nga parate publike si Zv, minster, deputet e me the te thashe? po me pare cfare bente , gazekarin? Tani qe mesova prej tij se paskemi qene edhe "Republike Monarkike", e kuptova qe e kena pas hallall,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taku

        Thjesht nuk eshte per ty , jepi gomarit…

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kemi rruge për të bër

          Shqiptaret duhet të ndahen nga mentaliteti barbara Turke, Otomane Talibane, islamike dhe ti leshoje me shpulle hoxhallaret që ju vejen era 10 mi extra larg. Base andej munde të bëhemi edhe në njerze

          Përgjigjjuni
        2. B
          Banor i zones

          Keta konsiderohen llum ngado ku shkojne! E kane gjetur Shqiperine parajse, se vete kryeministri ka qene nje prej tyre. Njerez te degjeneruar, parazite qe nuk punojne. Vetem drogohen e pallohen me ke tu dale perpara. Beni te coje vajzen e vet aty, ndryshe mos te haje mut shume kur te tjeret nuk e duan ate lloj degjenerimi pikerisht se duan te mbrojne femijet e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi dhe Mehdi Bushati.

            O ZOT,komentuesa idjot si ky "Banor i zones" mbijne me shumice ne kete vend ligatine, habitat natyral i gjarperinjve Berisha - Meta.

            Përgjigjjuni
            1. *
              *****

              Mbajtja dhe komsumi i lendeve narkotike ne vende publike, vetem kur e bjen shqiptaret quhet veper penale?

              Përgjigjjuni
            2. P
              Per korrektesë

              Ik mer klluf. Dhe kush flet. Ti qe Rri the kafja e fshatit dhe merr neper goje gjithë grate qe kalojne rruges. Si puna jote jane ata qe mblidhen pese veta dhe perdhunojne nje grua. Demek, ti je ne rregull po shkove me komshijen, nuk quhet kurvllik. Vetem vajza jote nuk duhet të njohë ndonje djale pa u martuar. Pastaj, mbasi martohet me urrin qe ja dhe ti dhe ajo nuk e do, ajo mund të zëje dhjete dashnorë, por per Ty nuk ka problem, se ti e martove. Debil. Ndersa djali yt le të shkojë me vajzat e botes. Nuk ka problem. "Djale është ai, edhe do bredhe". Si ai kokeqypi nga Fieri, tek Kepi i Kurvave. Ky mentalitet fshataresk e shthur shoqerine fallco, dhe jo lirija. Ato vajza, edhemund të bejne seks ne VileBashtove, por bejne seks me djalin qe duan. Ata jane të dashuruar perpara se të shkojnë atje. Nuk.pallohen kolektivisht si kujton mendja jote fshatareske. Kështu është kur del nje fshatar nga vendi me i varfer i Europes dhe kerkon ti jape mend popujve qe jane shekuj perpara. Po të ishe kaq i zgjuar ti, do.kishe bere katandi. Do ta kishte bere Shqiperine vend ku të vinin anglezet per të punuar. Prandaj edhe ata djem e vajza të thone. "E ç'ti duam.mendte e tua? Ti nuk ke breke ne bythe, dashke të japesh edhe mend."

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shigjetari

                Ja dhe kaqoli i rradhes! Ti je thjesht nje nga keta derdimenet qe nuk dine per cfare flasin, komenton me shume nga kompleksi infererioritetit qe ke ndaj te huajve prandaj mundohesh te ulesh "katundaret e Shqiperise" si te prapambetur dhe injorante. Ne fakt injoranti ketu je ti, te pakten para se te shkruaje te kishe bere disa kerkime ne Google o kaqol, se falas e ke! Ky lloj llumi, quhet pikerisht "festival ilegal" sepse nuk u jep leje kush pasi pervec shthurjes totale, ka plot te vdekur nga mbidoza! Prandaj eshte ndaluar me ligj ne Itali, ne ishujt turistike te Spanes si Ibiza Majorka, Australi etj etj! Kuptove o kaqol qe shkruan gjera qe nuk i kupton? Hajde keput qafen tani se dhe kaq vemendje sa te dhashe shume e ke.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lakuroq

                  Mua më ngjan si dorë femre.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arber i Mesjetes

                    Dhe mua Mos ndoshta eshte Xhemi moj aman.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arber i Mesjetes

                    Cdo Perandori....i ka ardhur fundi nga kurvelliku dhe degjenerimi... .

                    Përgjigjjuni
                2. L
                  Lejla

                  NJE SHKRIM I MREKULLUESHEM BEN. FALEMINDERIT PER KENAQESINE QE ME DHUROVE. Vitin tjeter me ke ne Vilebashtove nudo komplet.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pickaxhiu

                    Lejla edhe une

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Ndihm kërkoj pa shpenzime fare

                      Lejla i mbaka shalet hapur: kujdes se dote hyjne mizat!

                      Përgjigjjuni
                    2. p
                      plazhisti

                      E merr Ben Blushi sa para do kish shkuar Shqiperia me partiçken tende "Libera"!Sot do te qe e gjithe shqiperia si Vilebashtova ,kurvellik,droge dhe harem,jo se Edi e ka lene pas kete amanet te tendin,ku motoja eshte paraja nen preteksitin se edhe ne Amerike keshtu ndodh!Q. njeriu njerine ku e kur te doje! E sa zili qe na ka bota e sidomos Europa qe sot per mungese kushtesh ne vendet e tyre vijne e shkerdhehen nen efektin e substancave narkotike ne mes te Shqiperise .Dhe ti si krye.ar i partise Libera bene adetin e radhes sepse parate qe fitove tek Topi i Chanellit nuk te dolen e mjaftojne.Bote konkurence ku ate qe ke sot se ke neser ndaj fitoje me çdo menyre e mjet siç bene edhe ti idealisti i Vilebasgtoves qe nuk na i tregone te gjitha.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        plazhisti 1

                        Pse ti mendon se Shqiperia nuk eshte Vilebashtove ? Duhet te jesh i verber mos the shohesh ku jetojme.

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Janeta Leskoviku

                        Për PESË PARA të qelbura nga droga, alkoholi, seksi pa moral dhe shthurja e pa kufijtë e kësajë lloj shkërdhoshoqërie, qënka keq Shqipëria, o karuci modern i Zana Shuteriqit ? Degjenerimin shoqeror, nuk e pranon asnji shoqeri e shtet, sikunder pirdhos ti o Ben Karblushi, Republikën tonë, që nuk po lë gjë pa e anatemuar o kafshë me shkollë të lartë, që i ke provuar të gjitha në jetë deri edhe bythëqirjen, e përsëri kërkon risi të reja, nga vehtja. Për vehte dhe bythën tënde, bëj ç’të duash, çoje e fute e nxirre nga të duash, por nuk ke Ti, moral dhe aspak të drejtë, t’na e servirësh në shoqëri si një risi, si një novacion perversitetin tënd dhe të huajve që ti mundohesh të na i sheqerosur me shpërpërje të familiers, nderit, moralit, fesë dhe traditës tonë të shkëlqyer.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Filani

                          koment i ndjere por as ti nuk ke asnji lloj te drejte ta ndalosh,njeriu e qeveris vete situaten e tij,e ne fund bon ca i do palle mer daj..nuk te pyt njeri as ty e as mu

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shkruhet zhanaeta

                            e dashur janeta flet per moral dhe quan dike karuc ? Ikni or pirdhuni njerez kot. Kritikoni si njerez te moralshem me fjalet me banale. Ju duket vetja si njerez te vecante dhe dilni si njerez banal.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mira

                              Beni eshte i biri i Mires, jo i Zanes...

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sialba….

                                Ok. Njesoj është, nipi Dhimitër Shuteriqit….

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Vëzhguesi

                                Mbështes mendimin tuaj zonjë e nderuar . Javën e kaluar shkova për peshkim në derdhje të Shkumbinit, dhe u befasova me pamjen e plazhit të Vilbashtovës . Një parkim gjigand i pa sistemuar me gjifarë mjetesh të mëdha e të vogla, me targa pothuajse nga të gjitha vëndet e Europës, midis tyre kishte dhe vetura me targa shqiptare. Njerëz që flinin në çadra të improvizuara , të rinj të dehuar apo të narkotizuar që dilnin nga bimësia e zonës me sy të skuqur. Në mes të gjithë kësaj zallamahie ishte një skenë gjigande me një foni që dëgjohej deri në derdhje të Shkumbinit, rreth 2-- 3 km larg , ku ne gjuanim për peshk . Ato që thotë Beni , që nuk ecën vetë , janë reale për aq sa unë pashë , por për mua nuk janë për tu përkrahur apo mbështetur nga opinioni apo qeveria. Unë të gjitha këto i pashë kalimthi , duke shkuar dhe në kthim , pa bërë hulumtime apo analiza si Beni , po nuk më lanë përshtypje të mirë .

                                Përgjigjjuni
                              3. H
                                Haka Tekizoti

                                Po mirë mo dashnor liberalizmi, ku i gjejnë paratë që harxhojnë aty këta ilegalët? I lë droga të punojnë? Po sikur të bëhet "ilegale" e tërë rinia jonë është e sigurtë që do t'i vejë më mbarë kësaj republikës sonë negative? Bëhu vetë pjesë e tyre njëherë bashkë me fëmijët e tu, se që të bëhesh i besueshëm duhet të japësh përvojën si anëtar i ilegalëve dhe jo si vëzhgues njëditësh dhe interpretues i "mahnitur" nga nevoja për t'u paraqitur si "përparimtar" antirrymë.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Te ka ngel ora 200 vjet prapa or byrazer.

                                  O Zot, c'eshte kjo logjike e shek 18.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Ylli

                                    Mire flet ai,dergo motren tende atje. Po te duket normale.Kaq Shume Jane pjerdhur shqiptaret????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Plonc a pilaf

                                      Po mor hajvan po. Te mos pranosh te droguarit degjenerimin total duhet te kesh mend e 200 vite mbrapa! Te qifsha trute e 2022-it te qifsha!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Shaqo

                                      Bravo, ma "vodhe" mendimin. Po leket nga do t'i gjeje kjo republike liberale qe rekomabdon bibilushi?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Ilirjan

                                        Ka te rinj sot ne Shqiperi, dhe nuk jane pak, qe fitojne edhe me shume se une qe kam 30 vjete ne emigracion o Shaqo. Nipi im 29 vjec, ne Tirane, mer dyfishin e asaj qe fitoj une, pa pasur nevoje te emigroje dhe me pune TE PASTER. Tjeter brez, tjeter mentalitet. Nuk eshte i vetmi, ka plot te tjere. Ka dhe ketej te rinj qe punojne vec me kompjuter, dhe nje jave a nje muaj ne Vilebashtove s'è kane ASGJE. Thjeshte defrehen, jetojne si duan ata, jo sic na vinte ne rresht Partia neve. Mos u lodhni ti kuptoni dhe... Mos I gjykoni se... nuk u behet vone per cka thoni ju osé kushdo.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arber i Mesjetes

                                          Nipi jot punon me call centera bursa....qe fiton kaq shume????

                                          Përgjigjjuni
                                    3. ,
                                      ,kasem gahinji

                                      A do na besh ndonje perputhke kolektive atje ne vilebashtoven tende?Ti vertet je koqe i degjeneruar.Sponsorizon felliqesia te tilla vetem se viene nga europa dhe do te thuash se europa eshte e tille.Ata jane funderrina te degjeneruar te Europes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        baca

                                        Pranej ti gocen tate e ke cu ne paris ne ambasade. Ku perfundojne keto te rinj qe drogohen plako, na e thu dot kete?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bimi

                                          Dolen keta moralistet te komentojne , per vajzat dhe djemte qe dergojne ne Jal me LSI u vjen mire se aty ua pallon Ilir Meta( Metaj) dhe aty u duket normal.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            shkrim i mire metaforat e gjetura puthje e byth nu

                                            ja pra dhe nji zbulinm i ri e morlit te kohes , e ku tjeter mundet ti marri subjektet shkrimtari ne ate vend ? Tekno ky ritem qe therret cthurje dhe heqej brekesh ,e shoqeron stilin e jetes nudo nen ngopjen me droge aklohol etj e tingellon -C'me duhet mua c'po ndidh me mua , se keujt po ja fus dhe kush po ma fut pas , nji ritem i krijuar nga Kreks Akademi pabreke ,nji kopjo e shemtuar lindore e stilit perendimore te viteve 70 Sanfrancisco Hipy stil , qe gjithkush mendon vetem te zhutet ne thellesi te vrymes se erret te jetes ,me gjet asgjen ne qorrsokak ,i deshperuar nga deshtimi qe diktati politike dikton ._Let'qihen tha Fillozofi Shqiptare i rruges ! - Posht Zetorit dhe lart rrushit , duke len pas nji sjellje mbeturinash alogjike .Por kujt plasi ,do thot Fotografi jone: Qikllopi Magjik fikson e tregon , ai nuk komenton .- E c'te te theme me a derbardhe , diku do fokusohet edhe Qikllopi Aparat . - Nuk do guxoja te merrja pjes ne ate bordello natyrale jo sepse me Shemton veshet ajo Muzike hypish nudo ,por trembem se me do me kasfhonin sallatorin te uriturit e ritmit tekno uahahaha .Rrespekt Blushi foto interesante ke bo

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Le te qihen bre burra !

                                              tekno eshte ritmi i qirjes bre ,alkoli e driga i ndihmon me jetu gjona qe jetojne prej shekujsh meshkujt e greqise . teknio ky ritem boo- boom thjeshte zhrume pa muzik pa tekst qe kerkon vrymen ku te strehihet alkoli droga por edhe vardemi dhe pasi e gjitha mbaron e ilustruar ne foto ,impresioni eshte i madhe njelloj si ajo qe ngelet pas , mbeturina dhe semundje seksuale te cdo lloji ne xhiro . Por heh, ne fun te funit kjy eshte qejfi bre ! Kjo eshte jeta ,qe kerkojne ti injektojne rnise se c'orientuar shqiptare ,bijt e kurves ,dhe c'eshte me e bukura ,ne kte tregim simpl, eshte se te gjithve qe e lexojne ose e jetuan i duket si nji risi hej, i duket si dicka e rastit e ardhur nga rrjedha e marrezike kohes qe jetojme ,por Joooooo te nderuar injorante naive e truthare , gjithcka ka pas nji stradegji te caktuar qe tenton te gofase ne trurin e rinise ne shtetin me kaqol e te pambrojtur te Botes ,ku shejtani mundet te jape cfaqe edhe ne mes te parlamentit bythejashte dhe shqiptaret te duartrokasin e mahniten . Nuk thash ,se po tentohet te krijohet njeriu artificial ,si Vibratori qe dashurohet vrullshem me femrat sot e fhyn ku ja do qejfi ,por Epoka kerkon Fotograf kerkoh tabllo qe fiksojne jeten tone sot dhe Blushi eshte ketu . Rraspekt bre burre. Cfar knaqsie te jesh nudo ne ritmin boo-boom , uaaaaaahahahaha sa qejf

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Drini

                                                Ne kete evenimet mungon Rama. Ai i ka zili ata, por nuk ka shkuar ndoshta nga qe eshte i moshuar tani. Keta njerez jane si kafshe, marrin droge, kryejne marredhenie seksuale si kafshet. Cfare shembulli i mire eshte ky? Une mund te them se mund ti sjellin ca leverddi ekonomike zones por ti promovosh keta njerez me duket e pavend

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Askushi

                                                  Ty rama ta fut e mos te ta nxjerr me jan rac e sali karit tend shpellarit tend se ata nga shpella dalin neper pyje trap ,jan fiks si ju malokaret e sali kara-xhicit jan sera juaj malokar ku kullosin gomeret e lopet ju i kini ne gjak ku felliqet tironen qe u shoft raca juaj e ndyr.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Rajmond vonjati.

                                                    "Drini"! Ska gje se mungon Rama, atje eshte Zeni, Argita, Mona, motrat Vokshi dhe keshtu plotesohet mozaiku i ideuar qe ne fillimvitet '90 nga kryeshpellari i tribuse tende, qoftelargu Sali Berisha.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. M
                                                    Muuuuuuuu

                                                    Pse ka ndonje ndryshim midis kafshes dhe njeriut mardhenja seksuale ? Ku eshte ndryshimi zoti veterinar ?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Nuku

                                                      Keta te vazhdojne te mblidhen cdo vit. Tek ne ka vend per te gjithe , turiste normal, turiste mali, turiste mallista e turiste pallista. Keta pervec lekeve te karburantit e lekeve te mallit konsumin e kane zero. Befshin qejf meqe vijne . Keta jane varianti i Europian i pijaneceve te lagjeve tona por me ndryshim qe smerren me llafe kush kalon por pallojne kush ka qejf . Meditojne e enderrojne ne tymin e mallit por per kokerr pune si ke. Trecerekun i ke ne ndihme sociale ne vendet e tyre. Shpresoj ti mjaftoje Vilebashtova.. Zot na ruaj po ishte ky , turizmi qe duam.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vendi i Eldorados Woodstock 1969

                                                        Shqiperia vendi me i varfer i Evropes me nje oligraki hajdutesh ku me shume se 35% e popullates nuk kane buke te mjaftueshme me ngrene , eshte kthyer ne tualiten e Evropes . Per te qene te lire te cmendurit e Evropes dhe kthyer eko sistemin tone ne tualet publik sot mundesia e nudizmit ekziston krejtsisht legale eshte Shqiperia. Muzik festivali i Woodstock ku u bashkuan te gjithe te droguarit per te degjuar muzike 1969 gjysem te cveshur sot te rijte e botes perendimore kane gjetur Shqiperine. Cfare komentesh prej injorantesh 1 miliard karat . Shqiperia vend i varfer shtet jo ligjor me politikane zvaranike sahanleperis papagej dhe mashtrues ku Evropa derdh plehrat e saj , ku shqiptaret kane frike nga ngjarjet kriminale dhe jane te pa mbrojtur nga kercenimet.Pikerisht sot keta funderrina politikane perfitojne nga te cmendurit parate qe paguajne dhe keta zoter te vendit qe vetmbahen na tregojne edhe perralla me mbret per lirine dhe epikurizmin e hershem filozofine moderne te jetes. Kemi jetuar nen diktature te varfer por te moralshem nuk e shpreh se diktatura eshte e mire por nuk kishim keto skena te degjenerimit masiv neverites. Qeveria mbyll syte dhe kurre vijme ne Shqiperi shohim vetem cudira njeri thote eshte vend paradoksal, po eshte eshte e vertete cdo gje blen edhe njerzit edhe femrat per 100 euro edhe vrasesit per 50 mije euro apo 1 milion euro . Eshte Eldorado e botes te gjithe turistat e huaj cuditen se nuk kuptojne asgje nga ky vend , edhe kurre shikojne qe prishen resortet pishinat ata jane te lumtur qe vijne ne Shqiperine qe nuk i prek askush ata. Por brezi i ri Boteror i falimentuar menderisht vijne per tu kenaqur neper kodra pa breke dhe shijone henen duke numeruar yjet si ne Woodstock ha-ha-ha . Albania parajsa e te droguarve te botes qe mund te shprehemi vendi i lumturise per te shijuar bukurite mahnitese qe zbulojne te cmendurit e ketij shekulli ne vendin tone.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. ,
                                                          ,,,,,,

                                                          Po si nuk ju del nje fjale e mire prej goje, more jau qifsha rracen. Vetem per kritika jeni.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Ben Qimja

                                                            po jemi esell o te qifsha rracen dhe jo dru si ti dhe Beni. beni pasi vodhi Vjollcen ka dal te bej propoganden e Rames shokut te tij ne vese dhe megallomani. legena qe shesin veten per pes lek. po na tregon qe jeta jetohet dhe si keta hipite pa shpi dhe familje. si beni dhe rama.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. X
                                                              X

                                                              ,,,,,,, po ti komento njiher vet Temen shkruaj noj fjali mbi Shkrimin ,pastaj qite Mutin qe ke ne barke . Hajt pra ta shkerdhefshin faren te gjithe Komentuesit se bashku o plehr . Nji kerme si ty ,s'mundet me i djen mend askujt . Po na tregoke bytha jote se cduhet te bejme ,te komentojm apo kritikojme ,ptu halet e Botes yyyyyyyyt rrac kurvash

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. kush na qenke ti qe i tregon te tjerve cduhet te

                                                                ,,,,,, e -e si guxojne kta te Komentojne dhe akoma me keq te bejne Kriktika dhe nuk mesojne pak nga njerez si ty .Ti je shembulli me idiot i ksaj Bote qe e paske kafken te mbush me mut . Perse duhet nji si ty te komentoj kte un nuk mundem ta kuptoj !

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Y
                                                                  Ylli

                                                                  Shiko,mendo,gjykoje dhe ti na thuaj ndonje fjale te mire.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shigjetari

                                                                    Cfare te mire ka qe qindra te droguar te Europes perdorin Shqiperine si bordello droge e degjenerimi? Jo cdo kritike eshte e pavend o presje!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. p
                                                                      plazhisti

                                                                      Po si nuk nxorre nje fjale te mire edhe ti ,,,,,,merr q.fsh rracen tate.Po ti per ç'fare je qe ne jemi per kritika.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. B
                                                                      Bosi

                                                                      O blush me shkrive! Ke perfundu si pleqt te Liqeni! Hahahahaha

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Tomi

                                                                        Po ku te del fjala e mire per perversin ben blushbibilushi!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. S
                                                                          Sokrati

                                                                          Humba kohë, duke lexuar këtë fëlliqësirë nga një paloçoban, që mundohet të shkruajë shqipen e bukur me përdorimin e fjalëve të huaja si “zbukurim” nëpër pahçavuren e tij… Shkrim pa asnjë vlerë për njerëz normalë. Na propozon lirinë e individit të dallëdisur dhe na mbush “mendjen” se xhungëla e ilegalëve të drogës, seksit dhe lakuriqësisë qenka më e mirë se “xhungla” e Republikës! Shko atje, bilush, rri me drogmenët, merre edhe familjen tënde dhe çadrës tuaj vendosi simbolin e çobanit shëtitës me delet! Je i lirë, të shkosh, por lëre shqiptarin në lirinë e jetës së tij normale në FAMILJE! Mos na çb me teoritë dhe fantazitë e tua nën efektet e shfrenimit nga stimulimi! Turp për gazetat, që i lë hapsirë një degjeneruesi të tillë!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            Tru Mpisti

                                                                            Aty duhet perveç zetorit ne fjale dhe nje Tank qe ti shkeli me zinxhire te gjithe keta klysha te degjeneruar paraziter.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Taku

                                                                              Nuk jam expert po mu duk shkrim i papare , pershkruan nje ngjarje dhe paralelizmi me shoqerine shqiptare me duket shume i sakte Ju llumra qe diskutoni per moral keni akoma ne mesjete … me mire qepeni

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje