Shtatori më i lirë, Ksamili i mbushur me turistë të huaj: Plazhi si në Maldive

10 Shtator 2022, 16:08Sociale TEMA

Shtatori më i lirë, Ksamili i mbushur me turistë të huaj:

Turistë të ndryshëm kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë dhe freskinë e shtatorit pranë detit dhe natyrës së bukur që jugu  i Shqipërisë ofron.
pushuesit e huaj, të ardhur nga Zvicra dhe Italia thonë se e kanë zgjedhur Ksamilin pasi kanë konsideruar përshtypjet e marra në internet apo nga miqtë e tyre që kane vizituar më herët.

“Kemi ardhur nga Zvicra, para tre ditësh. Deti është shumë i bukur, uji i freskët Ishim në Durrës edhe Tiranë. Na thanë që Ksamili dhe Saranda janë vende mahnitëse, Maldivet e Shqipërisë, dhe erdhëm ti shohim. Në këtë periudhe te vitit koha është më e freskët dhe çmimet më të ulëta. Do të rrimë këtu 14 ditë.”

“Jemi surprizuar nga klima dhe sjellja e mirë e njerëzve, këtu hahet shumë mirë, prisja plazhe me te mëdha, por shumë mirë është edhe kështu gjithçka është perfekt.”

Rritjen e numrit të turistëve, operatori turistik Albert Sula e lidh edhe me uljen e çmimeve.

Pritshmëritë për shtatorin sipas Sulës janë pozitive pasi është rritur numri i prenotimeve./Abcnews.al/

2 Komente

  1. A
    Adi

    Isha ne Ksamil para nje jave 25 mije leke zheslloni, hera e pare dhe e fundit.

    1. g
      gaz

      Ku paske qene kshu? Edhe une atje isha. Vertet tek Pema e Thate ishte 2500 leke, por jo cadra me 2 shezllonat (1000 keto) por ajo si krevat dopjo me perde. Kurre me tek Pema e Thate sidoqofte, infrastruktura drame! Kurse tek Panorama (perballe 3 ishujve) po 1000 ishte, madje thonin qe dhe ne gusht kaq ka qene!

    Lini një Përgjigje