Rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të Qafë Thanës

11 Shtator 2022, 15:21Sociale TEMA

Rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të Qafë Thanës

Sitemi TIMS është rikthyer në punë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, pas një sulmi kibernetik nga Irani.

Kjo është dogana më e madhe, që veç hyrje-aljeve me Maqedoninë e Veriut, shërben edhe si vend tranzit.

Sulmi mbi sistemin TIMS

TIMS është sistemi që rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Në lidhje me këtë sulm reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem,  i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë

1 Komente

  1. T
    Timi

    Urrrrrahhh!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje