Kongresi i Arsimit, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh dhe rritet çdo ditë

12 Shtator 2022, 10:00Sociale TEMA

Kongresi i Arsimit, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i

Në Tiranë po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, tha se sfidat e arsimit cilësor duhet të jenë në fokus të Shqipërisë.

Sipas Ramës, kërcënimi ndaj gjuhës është një kërcënim i madh dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme.

“Të gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një qëllim kemi, përparimi i kombit shqiptar. Me këtë fjali e nisi fjalimin e tij Dervish Hima në hapjen e punimeve të Kongresit të Dytë të Manastirit dhe kur ka kaluar një shekull, një gur themeli që u fokusua tek gjuha, më pas tek arsimi si arma më e fortë e rezistencës dhe përparimit të kombit, ne mblidhemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha por në thelbin e vet ka të njëjtin shqetësim, përparimin e kombit shqiptar.

Mësimi i shqipes dhe përparimi ishte për delegatët e kongresit të Manastirit, mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë, ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit. Shumë kush mund të pyesi, po nga se do të mbrojmë ne gjuhën shqipe, ndërkohë që përgjigja është e thjeshtë. Mjafton të harxhojë secili një orë për të lundruar në kanalet e informacionit që të shohë cfarë ndodh me gjuhën shqipe, me shenjat e pikësimit, me pikat mbi ë, me formulimin e strukturës së fjalive dhe me ortografinë në tërësi.

Gjuha është më e rrezikuara dhe kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë por të gjitha gjuhëve që sot janë në këtë presion të madh të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe shpejtësia e komunikimit bëhet gjithmonë e më marramendëse. Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ ku është përfshirë gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë”, tha Rama.

1 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Ekspert per te gjitha dhe Shqiperia ecen drejt gremines. LEGEN

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje