Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Spiropali: Të çojmë zërin në Hagë kundër padrejtësisë që prek të gjithë shqiptarët

15 Tetor 2025, 11:27Politika TEMA
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Spiropali:

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbahet më 17 tetor ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” Tiranë për ish-krerët e UÇK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali kritikon Gjykatën Speciale, e cila po kërkon të përmbysë historinë dhe të përdhosë sakrificën e çlirimtarëve të Kosovës, përmes padrejtësive proceduriale dhe paraburgimit të zgjatur pa gjyq. Spiropali thekson gjithashtu angazhimin e madh të Shqipërisë kundër kësaj padrejtësie që po bëhet.

Reagimi i plotë:

Zemrat Kuqezi kundër Padrejtësisë!

Në këtë shekull të shqiptarëve, liria nuk mund të jetë e plotë me pranga në duart e çlirimtarëve. Me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në qeli, ndërgjegjja kombëtare nuk mund të jetë e qetë dhe padrejtësia do të ketë ende hise në hakun e shqiptarit.

Alkimia djallëzore e shndërrimit të heronjve të djeshëm të moralit dhe aleatëve euroatlantikë, në vrasës, e kthimit përmbys me truke e trike juridike e të vërtetave historike, shpërblimi i agresorit të djeshëm me rivrasjen e viktimës është më shumë se kriminale. Ajo duhet të marrë fund ashtu siç nisi, menjëherë dhe pa kushte.

Në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e kudo ku rreh zemra e shqiptarit, ne jemi bashkë në një thirrje e një besim: Liria ka emër!

Liria ka emrin e çlirimtarëve të djeshëm dhe luftëtarëve të sotëm, që ndeshen për shumë më shumë se lirinë personale.

Po ndeshen për të vërtetën, kujtesën historike dhe të drejtën e një populli që nuk ka marrë shpagim e as nuk kërkon hakmarrje, por do, lutet e kërkon të marrë e do të marrë, vetëm drejtësi.

Në 17 tetor zemra e shqiptarëve anë e mbanë botës, kudo ku i ka çuar fati e kudo po ndërtojnë fatin e tyre, do të rrahë në sheshin Skënderbej.

Nën hijen e Heroit Kombëtar, ne do të protestojmë kundër padrejtësisë që prek të gjithë shqiptarët, çojmë zërin tonë në Hagë duke kërkuar kthimin në liri të çlirimtarëve.

Ajo që lindi si gjykatë speciale e parimeve të së drejtës nuk mund të jetë pafundësisht sinonim i padrejtësisë e turp i drejtësisë ndërkombëtare, që kërkon të përmbysë historinë, të relativizojë të vërtetën, të përdhosë sakrificën përmes padrejtësive proceduriale, paraburgimit të zgjatur pa gjyq.

E mbi të gjitha kur sot, ka vetëm një grusht akuzash të pabaza, të pafaktuara, pjellë e një raporti të diskretituar tanimë si prodhim fantazie nga hetimet serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë dhe i pandashëm në përkrahje të Republikës së Kosovës, por edhe në denoncimin e kësaj padrejtësie, deri në kthimin në shtëpi të luftëtarëve. 

Të premten në 17 tetor, në sheshin "Skënderbej".

Shqiptarët bashkë për Lirinë! Për Drejtësinë! Për Kosovën!

12 Komente

  1. U
    UCK

    po ceshte ky turp, si mund te flase nje Ministre e jashtme e nje vendi qe do te hyne ne Evrope me kete gjuhe stadiumesh?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanina

      Kjo Karja do coje ndermarjen e pastrim gjelberimit sic e coi para spak per Lalin

      Përgjigjjuni
    2. E
      Erioni

      Kjo hardhuca kujton se eshte akoma te Mjafti me bluze te grisur qe shperthen keshtu?

      Përgjigjjuni
      1. a
        ali baba

        Ku kemi perfunduar, ben Elisa diplomaci. me shume shekulli i hajduteve sesa i shqiptareve moj Elisa

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliria

          Ky eshte qendrimi qe duhet o idiote qe nuk kuptoni qe ministrja e jasjtme e ka dwtyre t'i rendise padrejtesite!!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diplomati i karrieres

            Mamica Ministre e Jashtme. Në vend të diplomacisë, kemi influencer me fonde publike. Në vend të përfaqësimit të shtetit, kemi poza për Instagram. Politika e jashtme eshte kthyer ne marketing personal me flamur në sfond, dhe me Mamicen ta enderrojme Evropen shekullin tjeter.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ademi

              Aman i thoni Mamicës të mos flasi se nuk do dali njeri pastaj

              Përgjigjjuni
              1. N
                Një banor I Tiranës

                Pse nuk mund të përfaqësojë Spiropali politikën e jashtme të Shqipërisë ?! Çfarë i mungon , shkolla në Shqipëri me medalje ari, studimet universitare dhe masterat në SHBA dhe Angli , apo 3 gjuhët e huaja që zotëron ? Dhe kush e ofendon, disa idiotë me 3 klasë shkollë gjysëm analfabetë, që as e kanë idenë se kush është Elisa Spiropali .

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ademi

                  Ah mo banor i Tiranes, sdi nga tia filloj me ty se do jesh ndonje familjar e me vjen keq te te prish krenarine per Mamicen.

                  Përgjigjjuni
              2. K
                Kosovari

                Me e mira

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bujanovci

                  Spiropali gjithmon e sakte dhe kombtariste

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Flet per drejtesi kjo kriminele,qe ka futur nen dhe sa djem ne Shkoder, kur ishte e deleguar nga pallosha.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje