Sërish debate në Konferencën e Kryetarëve: Bardhi i pakënaqur me drejtimin e seancës nga Peleshi

15 Tetor 2025, 10:20Politika TEMA
Sërish debate në Konferencën e Kryetarëve: Bardhi i

Zbardhen diskutimet brenda Konferencës së Kryetarëve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur me tone të ashpra në drejtim të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi për mënyrën e drejtimit të seancës plenare.

Sipas tij, seanca e datës 9 tetor është mbyllur vetëm sepse deputetët e opozitës po flisnin. Bardhi ka akuzuar kryeparlamentarin Peleshi se ky i fundit nuk zbaton procedurat. 

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: ‘Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.’ Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin.

Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris, ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.”, tha Bardhi.

1 Komente

  1. s
    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

    aman o pederast. se kur flet ti dhe kur te shikoj ate surat te te shpifur si gomar i kavajes mos dil me se na i shpife. po ti ha mender kot se as njeri nuk ta. var. te fala sali kriminelit. ne vencati. kriminelit flamu mutit noka

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje