Protestë pa podium dhe pa fjalime/ PD zgjedh marshimin si formë reagimi, shmang ndalesat te Kuvendi

28 Shkurt 2026, 16:40Kronika TEMA
Protestë pa podium dhe pa fjalime/ PD zgjedh marshimin si formë

Partia Demokratike pritet të zbresë sot në protestë, por ndryshe nga tubimet e mëparshme, pa skenar të detajuar publik dhe pa elementët tradicionalë të një mitingu politik. Deri në orët e fundit, selia blu nuk ka bërë të ditur një plan të plotë organizimi, ndërsa burime konfirmojnë se protesta do të zhvillohet në formë marshimi.

 

Sipas të njëjtave burime, nuk do të ketë fjalime dhe për këtë arsye nuk është ngritur as podium në sheshin para Kryeministrisë, aty ku pritet të nisë grumbullimi i protestuesve. Ndryshe nga herët e tjera, kur liderët e opozitës kanë artikuluar mesazhe politike nga skena qendrore, këtë herë protesta synon të shprehë qëndrimin përmes lëvizjes në terren.

 

Plani parashikon që protestuesit të mblidhen fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë dhe më pas të marshojnë drejt disa institucioneve shtetërore. Megjithatë, paraprakisht është konfirmuar se nuk do të ketë ndalesa pranë Kuvendit dhe as përdorim të mjeteve piroteknike.

5 Komente

  1. O
    O

    Bandat kriminale te Saliut do bejn marshim "paqesor",ju erdhen mend,apo nuk ju doli sic mendonin molotovet?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demo Krati

      Po leri fshatarët të shetisin nëpër ara. Pse i mundoni deri në Tiranë?.... Apo do shaheni me demokratët e qytetit të Tiranës, pse nuk dalin në protestë.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Uuuuu

      Po si komunist qe jane duhet te hedhin ça molotov ne xhami ....féjà eshte opium per komunistet e Bufit komunist

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Hamasi zbret ne rruget e tiranes kujdes femijet se i hane te gjalle, por dhe kesaj here do te ju hane mune si cdo here,sali terroristit i ka ngele merak per te vrare salianin dhe Baz gardhin

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Na can prapanicen, jane bere vec te merzitshem me traplliqet e tyre. E dine qe sado populli te kete qefmbetje me qeverine e Rames, keta vemje te bandes se Saliut nuk i honepsin dot, sepse jane te njejtit si me pushtet dhe pa pushtet, bande terroristesh dhe vandalesh qe vec shkaterrime i kane sjell ketij vendi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje