PS dhe PD, bashkë kundër Metës dhe Berishës

2 Shtator 2022, 15:32Politika TEMA

PS dhe PD, bashkë kundër Metës dhe Berishës

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve për miratimin e programit të punës dhe kalendarin e punimeve të Parlamentit.

Burime nga e djathta konfirmojnë se janë përfshirë në kalendar tre nismat e tyre ligjore. PD kërkon që burgu i SPAÇ dhe Tepelenës të kthehen në muze kombëtar. Së dyti, kërkohet deklasifikimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe së treti nisma për dekomunistizimin.

Edhe burime nga Partia Socialiste konfirmojnë se janë futur në kalendarin e punës nismat e tyre ligjore për dhënien fund të karrierës politike të politikanëve që figurojnë të kenë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Debati 30-vjeçar për dosjet e ish-Sigurimit u riaktivizua javët e fundit të korrikut pasi Autoriteti Dosjeve i dërgoi një shkresë kuvendit ku thuhej se një politikan i rëndësishëm me inicialet IM ka bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit. Aludimet dhe debatet  u përqendruan tek ish-presidenti Ilir Meta, i cili në mënyrë të vazhdueshme e mohon të ketë bashkëpunuar me ish sigurimin.

Ndryshimet me të rëndësishme në tentativën për të pastruar politikën shqiptare nga spiunët,  janë në ligjin e dekriminalizimit.

Në një prej neneve të ligjit ekzistues shtohet një paragraf ku parashikohet se “bashkëpunëtorëve ose të favorizuarve  të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi”.

Ndërsa ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie.

10 Komente

  1. F
    Forca burra

    Me leje po administrator palliati, lejohen? Ju lutem shtojeni ne ligj!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqo Pilafi

      Kryetari Mao thoshte: "Çdo gjë që zgjatet shumë thërrmohet lehtë". Nëse këto ligje do të kalojnë nëpër labirinthet e komisioneve duke u diskutuar fjalë për fjalë dhe gërmë për gërmë, kjo do të rezultonte deri në deformim të shëmtuar të tyre, aq sa në fund çdo spiun do të ckërmitej dhe tallej me rezultatin që pritej, duke dalë edhe në këtë rast të trumbetuar me kaq bujë të paprekur nga çdo ndëshkim.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miri

        Kruje. Me ameriken per lesh do shkoni. Te. Gjithe

        Përgjigjjuni
        1. H
          Helena

          PS-se nuk i nevojitet fare ndihma e pd-se per te ulur keta po mire e ben pd-ja qe po i hap pak nga pak syte

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali

            Te bashkohet dhe aleanca kuq e zi ti mbysin fare kto minjte e shpifur

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pandi

              Ata duhet ti shporrin njehere e mire nga politika

              Përgjigjjuni
              1. G
                Genti

                Nje spiun dhe nje vrases nuk kane pse te rrine ne parament ata jane turpi i popullit

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gani

                  I erdhen mendt kture t PD AMAN SE NA KAN FLLIQ VENDIN KY HAJDUTI ME SPIUNIN

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Igli

                    Si likja si berisha kan me u denu per gjonat e tyreee

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Këshilltari Presidentit BEGAJ

                      Berisha dhe mund të mos cënohet nga kjo fushatë zbuluese të shkeljeve të ndryshme ndër vite, por Meta, shpresojm të bashkpunoj me SPAK dhe prokurorit e vëndit. Se mos na vrasi veten si Mehmeti.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje