PS gati ligjin për të "hequr qafe" Ilir Metën dhe spiunët e politikës

17 Gusht 2022, 17:14Politika TEMA

PS gati ligjin për të "hequr qafe" Ilir Metën dhe

Në sytë e publikut duket se shumica socialiste është me pushime vere për tu bërë gati për një shtator të nxehtë.

Por jo të gjithë socialistët këtë Gusht janë 100%  me pushime larg Tirane.

Nga një burim në PS, gazetari i “Top Channel” Muhamed Veliu, mëson se deputetët socialist të komisionit parlamentar të ligjeve të mbështetur nga një grup juristësh brenda PS, kanë zhvilluar gjatë këtyre dy javëve të para të gushtit disa mbledhje konsultative.

Qëllimi konsultimeve lidhet me amendimin e ligjit aktual të dekriminalizimit.

I njëjti burim thotë për “Top Channel” se amendimi synon përfshirjen e një neni me qëllim despiunizimin e parlamentit.

Synimi është ndalimi nga kandidimi të gjithë atyre që kanë dosje si bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.

Nëse socialistët nuk do të tërhiqen rrugës nga kjo nisëm e do ta miratojnë ndryshimin, atëherë i pari person që preket është ish presidenti Ilir Meta tashmë Kryetar i Partisë së Lirisë.

Gjithmonë nëse gjetjet e Autoritetit të Dosjeve, faktojnë se personi I.M që përmendet në dosje e Ligor Talos është Ilir Meta.

Këto gjetje të autoritetit të dosjeve dërguar Kuvendin disa javë më parë, kundërshtohen me forcë nga zoti Meta.

Amendimi mëson “Top Channel” do të ketë edhe një shtesë tjetër.

Bëhet fjalë për sanksionim në ligjin e dekriminalizimit edhe një neni të posaçëm për dekomunistizimin, ku pengohet kandidimi ish sekretarëve të Partisë së Punës.

Nëse amendimi do të votohet në parlament, atëherë në karriget e parlamentit pas zgjedhjeve të ardhshme të 2025, Sali Berisha mbetet jashtë kuvendit të Shqipërisë.

Për të përjashtuar Berishën si ish sekretar partie, socialistët duket se kanë si pengesë një vendim i gjykatës kushtetuese i 23 Marsit 2010, cili rrëzoi ligjin e atëhershëm te lustracionit miratuar 22 Dhjetor 2008.

Por socialistët thonë se për aq kohë sa parlamenti amendon ligjin e dekriminalizimi,  po ashtu bën edhe ndryshimin e duhur në Kushtetutë nuk ka asnjë pengesë në zbatim.

Këto dy shtesa në ligj, de-spiunizimi dhe dekomunistizimi shihen si të mjaftueshme prej socialistëve duke mos patur nevojë vendosjen e ndalimit edhe të personave shpallur NonGrata nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE.

Palët e dëmtuara  nga këto ndryshime dyshja Berisha Meta, nuk do të kursen në çuarjen e këtyre ndryshimeve në Gjykatën Kushtetuese, pasi ndryshe nga ligji dekriminalizimit miratuar me konsensusin e të gjitha palëve, do të jenë të njëanshme me autorë PS e mbështetur edhe me votat e fraksionit Alibeaj për të bërë numrin magjik 84 për çimentimin në Kushtetutë.

32 Komente

  1. S
    Sokol

    Apapap me tu knaq shpirti praaaa …shnet like ????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Po, po u zbythet!! Nëse do shkoni deri aty, me ato amendime, mund te mos lejohen Saleh Berisha dhe Ilir Metaj, te kandidojne per në kuvend në zgjedhjet e ardhshme, por ama Salehun 'non grata' aty do ta keni deri ne shtator 2005. Hallal rrogen nga taksat e popullit si dhe foltoren e Kuvendit, per ta bere ate me qesharake se deri me sot.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Ilir Meta eshte spiun i Vucicit hahahahahaha Hajde estrade hajde Keta qe kane ne krye te Qeverise nje spiun te rendomte te Serbise, sic eshte EDI RAMA, na hiqen sikur jane kunder spiuneve

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Sikur te prisnit edhe nja 30 vjet të tjera,do ishet më e drejtë.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak

          ...keto dy nisma Rama duhet t'i kishte bere ne kohe!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Klajdi

          Ja pra heret a vone do vinte e kjo dit qe spiunet tmarrin denimin e merituar

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            I bie, o Klajdi, pse kam pershtypjen gjyshi mbante kapele republike, qe te gjithe pushtetaret e PS -se t’i kapi lapsi… vetem piktori peshton me Lali Erin, lol haninprirdhni dhe kenoni ne Albanistanin e Ramazon Bajromit, lol

            Përgjigjjuni
          2. K
            Këshilltari Presidentit BEGAJ

            Video me priftin, ari i krabës, hoteli et etj, janë fakte që janë dëgjuar qindra herë, por i ka rrëmbyer era, mendoj që dhe ksaj here do ja dali mbanë kryetari PL-së. Iliri kthen tamarin nga fryn era. Kishte Partin LSI (Partia lindita balla Ramës) ndërsa tani e ka Partia Liri Berishës.

            Përgjigjjuni
            1. A
              AX

              Duhen qerruar dhe non gratat nga US dhe UE me patjeter. Perndryshe nuk shkulet Doshi dhe Berisha nga ai parlament. Ndoshta ju bashkohet dhe Tik Lalla me Gjushin.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Asnje gje nuk ka per te ndodhur. Sa e shkarkuan nga presidenca. Thjesht do bejne zhurme se gjoja ne po perpiqemi , per ti hedhur hi syve SHBA. Sa do zgjasi zhurma te shohim po nga politika nuk e nxjerr do edi se ky e mban edi ne pushtet.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Spiuni I.M

                  Foto e bukur e spiunit I.M per popullin e 2 marsit ne proteste te gjithe me kete foto dhe foton e nongrates me Enver Hoxhen per nje popull te kulturuar kaq mjafton .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Antikomunisti i vertete, jo berishist

                    Mos u besoni edramisteve se jane pa din e iman. Klysh te komunisteve kriminal. Tja din per nder kryekomunistit Sali Berisha qe i dermoi demokratet e vertete idealist dhe i riktheu ne pushtet klyshet e komunisteve me sigurimsit se te ish ndonje anti komunist i vertete ta harronin pushtetin klyshet e dhelpres Ramiz Alia.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Antikomunist je komunist

                      Antikomunist je komplet loqe fishkur o i semure psiqike ku ka komuniste ne Shqiperi pervec nongrates Berrisha ka 30 vjet qe komunizmi ka mbaruar .Dhe mesoje nese ka nje antikomunist ne Shqiperi eshte edi Rama e jo tibloqe interneti

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kryekomunisti i konvertuar

                      Mos u besoni edramisteve se jane pa din e iman. Klysh te komunisteve kriminal. Tja din per nder kryekomunistit Sali Berisha qe i dermoi demokratet e vertete idealist dhe i riktheu ne pushtet klyshet e komunisteve me sigurimsit se te ish ndonje anti komunist i vertete ta harronin pushtetin klyshet e dhelpres Ramiz Alia.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anonim

                        LERENI KOMUNIZMI SE NGELET DUKE LEF SI QEN BASHKIE PO SHIKONI KETA NAZISTET DHE PUTINISTET NE NJE VEND I BINI FYELLIT LAT NAM INJORANT KOMPLET, ENVERI KISHTE MOBILJE SI TE GJITH KURSE KETA KAN BILIARDA KAN VJEDH ,MEREN ME GRUPET KRIMINALE ,DHE JAN DY PARTIT SI BANDAT KRIMINALE , MESONI TE SHKRUANI KOMENTE ME KONKRETE 31 VITE DHE NE TE NJEJTIN VRIM I BINI LAT NAM.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Shqipkari

                        Shqiptaret kane qëne..jane dhe do te jene-1-spiune...2-hajdute...3-te korruptuare..4-qe nuk ngren dot institucione dmth shtet...5-mungon ne shekuj dalja e nje BURRI shteti..dmth te gjithe jemi te pikat me larte.....

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skenderi

                          Eshte per t’u alarmuar.Nuk eshte problemi Berisha,Meta.Me keto ligje merr fund pluralizmi ne Shqiperi. Ne Shqiperi per vite nuk do te kete me opozite. Rama mesa duket po cimenton deri ne vdekje pushtetin.Mund edhe ta ketheje,me ligj,TE TRASHEGUESHEM qe nuk pati guxim ta bente as Hoxha. Zot shpetoje Shqiperine se shqipetaret i ka zene gjumi!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Skender leshi

                            Skender zoti te shpetofte ty dhe shpuren tende komuniste o pis interneti me hapjen e dosjeve largohet nongrata komunisti Berrisha pd mer fryme opozita gjallerohet me largimin e spiunit Meta partia mer fryme po sic duket ti do jesh pjese e grupit kriminale

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pensionisti i Porcelanit

                              Jo, pushtetin e trashegueshem kerkoi ta bente Sali Berisha, por ia dhjeu i nipi Ahmet Zogut, i Mbretit te veteshpallur te Shqiperise, i cili deklaroi mbi varrin e te atit se do te ndiqte ai rrugen e gjyshit te vet.

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              TV Skampa

                              Llazi me kete ligj na demtohet Muci, e pashe perpara hotelit dhe me thane kishte ardhur me shprese se mos merr ndonje post por ligji i despiunizimit ia prish endrrat Mucit. Ka ndonje zgjidhje, shume faleminderit per pergjigjen

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mendimtari

                                Unë Mendimtari themë se kjo është një Shashke boshe për të bërë zhurmë. Personalisht nuk besoj se I.M. është ilir Meta, por dhe në ishte detyrën ndaj atdheut ka bërë. Detyra është detyrë. Sa për ligjin e ish sekretarit të Partisë Punes ishte një pozicion që e mernin njerzë me merita në shoqëri dhe kontribute në jetën shoqërore dhe profesionale. Edhe këtu detyrën ka bërë .. të keshë qenë Komunist dhe të jeshë komunist nuk është krime. Me duket se PS do humbas dhe votat e ish familjeve partizane dhe ish familjeve komuniste. Rama do humbasi dhe votën e familje se tijë si ish familje komuniste

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Meta apo Metaj? Kjo është çështja!

                                  Ore po e ka Ilir Metaj, jo Meta. E tha dhe vetë Iliri. Mësohuni me emrin e vërtetë. Dhe po patët bythë nxirrni çertifikatën e lindjes së Ilirit ku shkruhet mbiemri i vërtetë dhe nxirrni edhe dokumentat parlamentarë e presidencialë ku ka firmosur si I.Meta, dhe plasjani në sy Likes gënjeshtrën dhe shkoni denoncojeni për mashtrim publik dhe falsifikim. Kaq!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Çuka

                                    Ata ishin katër e i pesti pyeste veten n'ishte madhnor t'u hynte po s'mundej pa dorën tjetër , e u bënë tetë tjetër soj me dy asi so

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bureto

                                      I gjori Keno! Po pse mo pluralizmi me Salehun dhe Meten rri ne kembe në kete vend? Po nese Rama duhet shporrur, cilet e kane kete atribut? Nuk e di pergjigjen? Populli (elektorati) ai qe eshte në zemer te fjales "demokraci", dhimokratia=pushteti i popullit. Në kohen e Hoxhes nuk kishte as pluralizem dhe as zgjedhje, ato i fitonte Enveri me 99.99%! Apo harrove? Sa per ate qe diktatori Hoxha nuk pati 'guxim' ta beje pushtetin te trashegueshem, e ke pyetur ndonjehere veten, se cilet e trashegojne ate sot? A nuk jane komunistet (Saliu me i rrezikshmei nder ta), bijte e bijat, dhenduret e nuset e tyre dhe spiunet e tij?? Me ate fjaline tende te fundit jam dakord! Inshallah na degjon Zoti!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Artan

                                        E keni gabim ilirin do ta heqi populli jo ps

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Andi

                                          Ilir komunistit po i behet gati qelia per krimet qe ka kryer

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Çekiçi

                                            Urime hiqne qafesh ketë spiun dhe hajnë Hiqne qafesh edhe NON GRATEN kriminel dhe vrases

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vranakonti

                                              Sot,i vetemi komunist ne Evrope qe bene pjese ne parlament eshte Sali Berisha.Ky njeri i zi duhet te shporret sa me pare dhe te futet ne burgim te perjetshem per krimet e medha qe i ka bere shqiperise.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Papa

                                                Po trashegimtaret e anetareve te Komitetit Qendror te PPSH,pinjollet s Byroisteve do t’i perfshije ky ligj?? Sqarojeni popullin se e keni lene injorant.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Koli

                                                  Jo zotri. Keta qe permende ti edhe meroja i nxjerr patriotet edhe atdhetaret e kombit do pastrojne vendin nga " sigurimsat, edhe komunistat" e fundit qe kane ngel gjalle se shumica ose kane vdekur ose kane mare malin kane ikur edhe ne funde keta " heronjet" qe meroja di i thuri lavde do mbreterojne te pa trazuar deri ne perjetesi ne "token" e tyre qe jua kane lene eterit, edhe me kaq mbaron historia e ketij kombi te vjeter pellazg. Fillon me eterit e tyre edhe mbaron me bijet e tyre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. P
                                                  Pa doreza

                                                  Do me thene, ky ligj nuk behet per te miren e pergjithshme, por thjesht per te hequr qafe Meten dhe Berishen. Ikin keta te dy, ligji zhvleresohet perseri. Njesoj si Berisha ne ‘96-en, qe e beri ligjin per te hequr disa tipa si Frok Çupi dhe Preç Zogaj (qe ne fakt ishin spiune).

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    CUP FRROKU

                                                    PO PO MERRUNI ME GJERA KOTE O POPULL KOT KENI HARRU KU JENI TU SHKU ME KET SHTET QE PONON VETEM PER VEDI EDHE PAK KA MBET QE TE VENDOSET LIGJI NENIT 55 AGJITACJONIT DHE ATEHER KA PER TE QENE VONE ZGJOHUNI O POPULL I FJETUR GJUM LETARGJIK

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje