Ish-krerët e të persekutuarve pro transparencës për ish-spiunët e Sigurimit: Meta të publikojë dosjen e tij

17 Gusht 2022, 15:19Politika TEMA

Ish-krerët e të persekutuarve pro transparencës për

Në shtator dosjet e ish bashkëpunëtorëve të regjimit komunistë do të rindezin debatin mes mazhorancës dhe opozitës.

Partia Socialiste kërkon rivlerësim të certifikatave të pastërtisë ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike zyrtare hapjen e të gjitha dosjeve me përjashtim të atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.

Në propozimet e dy forcave politike Simo Mirakaj dhe Nebil Çika të cilët janë angazhuar ndër vite në këtë çështje kanë rezervat e tyre.

Ish kryetar i Shoqatës së Antikomunistëve të të përndjekurve politikë

 Të bëhet një lustracion dhe një dekomunistizim i Shqipërisë, por jo i një pjesë siç duan këta. Në qoftë se bëjnë vetëm bashkëpunëtorët dhe mbrojnë punëtorët e partisë ku farkëtohëj lufta e klasave dhe për pasojë erdhi i gjithë ai krim në ndodhi në Shqipëri e kanë kot.

ISH ANETAR, AIDSSH

 Ligjet kanë nëvojë për ndryshime, nuk ka dyshim. Nëse ligji është në shërbim të demokracisë është i mirëpritur, ndërsa, nëse ligji është në shërbim të partisë mendoj që është fatkeqësi për vendin.

Nebil Çika ish-kryetari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politik thotë që dosjet e ish sigurimit të shtetit mos të përdoren si shantazh ndaj politikanëve dhe të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore.

Sipas tij, në ligj të sanksionohet se kush del i përfshirë, të përjashtohet.

 Një dosje që e kanë disa njerëz në dorë, po themi ish kryeministra, ish drejtues të shërbimit informativ apo oficera të shërbimit informativ i shantazhojnë për problemet e tyre personale. Nuk ka pse ta deklarojë ai vetë. Kryetari i parlamentit po themi të kërkojë gjithë dosjet e deputetevë dhe ata që janë i nxjerr jashtë politikës si në rastin e ligjit të dekriminalizimit.

Referuar rastit të ish presidentit Ilir Meta për të cilin Autoriteti i Dosjeve dhe Kuvendi dyshojnë se është një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, Mirakaj dhe Çika thonë se ligji nuk e pengon ish kreun e shtetit të marrë dosjen dhe ta bëjë publike atë.

 Deri sa dyshohet, mirë është që t’i shmangim edhe këto dyshime, le të bëhen verifikimet e duhuara, nuk ka asgjë të keqe.

 Nuk ka pas përjashtime se nuk kanë gjet material, ka pas përjashtime me urdhëra politik. Dmth, në kohën kur urdhëronte Sali Berisha që filani dhe filani të kalonin, dhe në kohën kur urdhërontë Fatos Nanon që filani të kalonte. Zoti Meta, mund ta kishtë zgjidhur tani. Të shkonte dhe ta kërkonte dosjen e vet. Ata e kanë dosjen, përderisa ia kanë dërguar parlamentit, dhe të thotë nuk jam unë, ja ku është. Fakti që nuk shkon ta bëjë këtë…!

 Dhe kjo vlen për të gjithë si për viktimat, për spiunët dhe autorët e krimeve të komunizimit.

Edhe pse ndër vite është hedhur teza e korrigjimit, dëmtimit apo edhe e zhdukjes së dosjeve të caktuara, Nebil Çika e rrëzon atë.

Dosjet janë atje që të gjitha. Edhe nëse zhduket një dosje personale automatikisht të del, pra unë të kam spiunuar ty, kam zhdukur dosjen time, por jo tënden dhe aty është i gjithë materiali im, më firmat, me gjeneralitetet, me pseudonimet, është te dosja jote.

10 Komente

  1. k
    k

    Hajdutët, të korruptuarit dhe kriminelët e sigurimit,sot në pushtet,kane një plan të studiuar mirë duke pritur sa të mbarohen ato pak që kanë mbetur ,dhe pastaj të korrigjojnë dosjet dhe të dalin antikomunistë të kulluar dhe luftetare per demokracine. Shqiperia eshte vendi ku triumfon vetëm e keqja,vesi dhe e ndyra. Fatqesisht.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MutAj

      vallahi bilahi or shoke un e dorezoj por s'me lejon saliu .E ka fsheh Dosjen time ne Bodrumin e Viles 48-Miljoneshe qe ka ne Lalz dhe hec e merrja dot .E ka deren e Bodrumit te Blinduar dhe me nji Kod ne gjuhen Serbe qe dreqi e merr vesh Shejtanin si e ku e ka fut . Ne pidh te Liris ,nuk i fus durt un, jam burr me namus ,pastaj po me kapi mona mat ?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eduart

        Hhahaha oboboo sa gjynah po mvje per doktor berishen dhe meten se po fillojn ti dalin gjerat nga duart

        Përgjigjjuni
        1. n
          nana

          Spiun e grabitqar e te gjitha i ka likja vogel po ishalla po vihet drejtesia ne vend te kalbet ne burg

          Përgjigjjuni
          1. K
            Këshilltari Presidentit BEGAJ

            Nuk kemi të bëjmë me armiqësi por bashkpunim reciprok.

            Përgjigjjuni
            1. 6
              666

              Per cte persekutuar flisni or derezinj.Keta ishin ca hajdute pulash qe hynin e dilnin nga burgu dhe shteti mos ti kishte neper kembe u fuste nje agjitacion e propagande e i hiqte qafe.Fakti qe ata i shkojne nga pas nje komunisti te thekur si Saliu per 30 vjet eshte gjynaf ti etiketosh antikomunist.Saliu tall bythen me ta,ata marin ndonje kocke dhe deri ketu shkon antikomunizmi i tyre

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                Per te gjithe ish te persekutuarit politike qe votojne kete maskara qe ka qene spiun

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turi

                  Nga komunist ne populist ca fati per opoziten shqiptare

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi

                    Meta duhet te hyje ne burg per te gjitha zulllumet qe ka bere

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berni

                      Meta esht nje horr qe duhet te ndaloje dhe sduhet te merret me politike

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje