PS rrëzoi Komisionin për Investimet, Vangjeli: Të shkojnë në SPAK, s’ka nevojë për paradë të disave që kanë qejf të dalin në TV

21 Qershor 2022, 13:39Politika TEMA

PS rrëzoi Komisionin për Investimet, Vangjeli: Të shkojnë

Partia Socialiste ka hedhur poshtë për të dytën herë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike. Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Abc Live” në Abc deklaroi se palët duhet të shkojnë në SPAK dhe nuk ka nevojë, sipas tij “për parade televizive.”

"Ne kemi për fat të mirë një instrument që për momentin ka besimin e publikut. Le të shkojnë në SPAK. Sa të rrimë të dëgjojmë paradën e disa njerëzve që kanë qejf të dalin në TV pa ditur as ta bëjnë një gjë të tillë, le ta anashkalojmë këtë histori. Ne po lutim Perëndinë, fatin që SPAK t’i vërë këta me shpatulla pas murit.

Ka një problem tjetër që është edhe etik, jo vetëm politik. Unë besoj se shenjtorë në Tiranë janë ata që s’kanë pasur mundësi të bëjnë mëkate. Nëse do t’i lësh aty do bëjnë të njëjtën gjë. Shumë nga ata që flasin për ndershmëri kanë vendosur pafund llamba të kuqe në ato shtëpitë me drita. Mëkatarët që shndërrohen në shenjtorë edhe kjo nuk shkon. Për fat të keq mentaliteti ynë është i korruptuar nga maja në fund", u shpreh Vangjeli. 

2 Komente

  1. A
    ABC

    Jo vetëm paradë, por miliona lek te hedhura kot sepse siç dihet për çdo komision antarët e komisionit paguhen.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Ligji me I ndyre e antidemokrstik.....jam I majte por ky ligj ta merr Pronen ne cdo kohe per nje cap buke.....duhet rrezuar sepse ka krijua e po krijon Konflikte qe nuk do dalin mire se pronen e tjetrit nuk e gezon kush...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje