REPLIKAT/ "Je arrogant", Braçe "përplaset" me zv.ministrin në Komision e Ekonomisë për rritjen e çmimeve, Bejtja: S’kam ardhur të flas për çmimin e grurit këtu

21 Qershor 2022, 11:30Politika TEMA

REPLIKAT/ "Je arrogant",  Braçe "përplaset" me

Erion Braçe është bërë edhe njëherë protagonist në mbledhjen e sotme të komisionit të ekonomisë kur po diskutohet për kontratat e rindërtimit dhe propozimet e qeverisë me akte normative sidomos për çështjet kur kanë mbetur në vend.

Zv.ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja po sqaronte në komision se rritja e çmimeve në burse, i frenoi bizneset që kanë fituar kontratat e rindërtimit, duke shkaktuar jo pak vonesa dhe probleme.

Braçe vijoi debatin edhe pa mikrofon me zv.ministrin, madje duke ngritur zërin me tone të ashpra. Në fund fare, akuzoi zv.ministrin për arrogancë në përgjigjet e këtij të fundit, duke mos marrë përgjigjet e duhura.

REPLIKAT

Ilir Bejtja: Lidhur me çmimin e grurit që ju përmendni këtu, edhe unë mendoj personalisht se prodhuesit duhet të rrisnin çmimin e grurit sepse janë rritur kostot.

Erion Braçe: Si the dhe njëherë?

Ilir Bejtja: Edhe unë mendoj se duhet të rrisin çmimet, por unë nuk jam për këtë çështje këtu. Jam për një çështje tjetër dhe duhet të përgjigjem për të.

Erion Braçe: Po ti qenke arrogant!

Ilir Bejtja: Vetëm unë nuk jam arrogant, të gjithë më njohin që unë nuk jam arrogant, por po mundohem dhe po përpiqem që t’ju sqaroj.

12 Komente

  1. K
    Koli

    Mua me vjen mire kur nje njeri,qe eshte nga krahu i pozites,ben Opozitarin.Eshte per tu pershebdetur,por nuk kuptoj pse tani mbasi e hoqi nga Zevendes Kryeminster.Apo,pune Shqiptaresh,hap gojen kur te merr Inati i pushtetit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

      Jo, I nderuar Koli, Çërri i Beratit, ose ndryshe Beu i Divjakës, kerkon të beje protagonist in dhe të duket si njeri i ndershem qe mendon per popullin. Per zotin, kush ka nje kovë, se me erdhen zorret tek goja. Por zorret tek goja me vijne me shumë nga opozita qe merret me poturet e Rames, dhe akuzon paturpesisht Alibeajn se gjona bashkeounon me Ramen, ndersa ujqerit e qeverisë bejne kerdine pa u trazuar nga askush. As Saliu, dhe as qente qe lehin mbas tij nuk merrem me dy Erionet, me Tigrin, Damianin apo Taulantin. Shkojnë e gerricen me Ramen, se Ku e ha qershine, pse e therret Vuçiçin ne Open Ballkan, dhe ku i ka dy satelitët. Dhe Rama natyrisht qe do tallet me budallenjte. Prandaj better edhe ky çerri, se e ka kuptuar qe opozita nuk e ka me të.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mikel

        Sepse nuk ka qenë në komision me sa kuptoj, për debat, varet besoj dhe çfarë i lejohej nga ligji si zv. Km.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prind

          Kur ben sikur ngre zerin ky Konia vogel, Te gjykoje veten njehere qe ka ngritur kartonin si vasal per cdo PPP , e cdo iniciative ku jane gllaberuar financat publike. E kujt ja ngre zerin, Ilir korbit qe duhet ta paguash per veshtiresi ne pune, me qetesine e tij ben avokatine e gjithe puneve me te pista ne ministrine e superhajduteve te ketij shteti .

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mal Cori

          Po pse ky është problemi i opozitës? Ç'na duhet ne sa është çmimi i grurit, misrit, bukës, naftës apo qumështit. ...... . Ky popull është qorr. Nuk sheh se çfarë veshi Elisa Spiropali në Ukrainë. Tre kostume për 8 orë ndërroi. Po Rama që ka vlla edhe Vuqiqin edhe mister Binin...... Ja kto janë problemet e vërteta dhe populli duhet të ngrihet në protesta të fuqishme...... . Jo po, dëgjo Braçen, çerrin..... Çmimi, çmimi, gruri, misri....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po

            Po ku jeton ti o koqe kandari? Ne shpelle? Ajo te vret syrin ty qe nje grua ndron rrobat? Juve edhe kur eshte per te protestuar nuk te lini me keto sjelljet tuaja. Sapo sheh surratin tuaj njerezit mendojne se ka shume here me keq se Rama e Spiropali.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

              Ky Mal Cori nuk është malesor jo. Ky është vetem nje kungull berishian, qe merret me veshjet e grave dhe breket e Rames. Ka mësuar edhe qe Rama duhet share per pune të Open Ballkan dhe Vuqiqit (nuk e shkruan dot Vuçiç), dhe kaq di ky. Them qe nuk është malesor, sepse malesorët jane burra, dhe nuk merren me fustanet e grave. Po ky nuk ka faj. Ky nderrohet nje here ne muaj. Opozitë qensh. Ne vend qe të merren me tenderat dhe të kerkojne llogari se si harxhohen paratë e buxhetit, merren me idiotësira, sepse prapaskene kerkojne pjesë nga tenderat. Por kerkesa e llogarise kerkon ekonomiste, dhe këta kane vetem Nul Nokën dhe Palokën - dy kllufa qe nuk i duhen njeriu. Pikerisht debila si ky Mal Cori veprojne si gogolë të Berishes duke i trembur njerezit, dhe duke i shtyre të votojne Ramen. Pastaj, na e paska fajin populli.

              Përgjigjjuni
          2. E
            Eksperti

            Bejtja eshte super profesionit i zoti. Ekonomia nuk eshte politike: nese rriten kostot, duhet rritur dhe cmimi!!! Ceshtja eshte qe te shmangen abuzimet por eshte e pashmangshme qe cmimet te reflektojne luhatjet e burses.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta

              Bejtja eshte i vetmi qe degjoj nga ekspertet ne ekran. Jo se nuk ka te tjere te zote, por Bejtja flet thjesht, hapur dhe nuk ka arrogance aspak perkundrazi eshte shume i duruar.

              Përgjigjjuni
            2. d
              demiri

              Brace di fera pi birre pa alkol se tjetren nuk e mban dot...

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bujar Kanapari

                Problemi qe ngre z.Brace, eshte jetik per Shqiperine, per kombin ne keto momente. Qeveria, po u thote fshatareve, mos mbillni me grure, se ne kemi kontrata me prodhuesit e medhej, sic jane Ukraina, Rusia apo Serbia; nuk kemi interes te blejme grurin vendas me cmimin e duhur, te arsyeshem. Kosto e prodhimit te grurit kete vit eshte shume e larte. Bleresit, kane afruar nje cmim diku 350 leke te vjetra, nderkohe ku nje kg grure, eshte prodhuar me me shume se 350 leke. Tani, vitin tjeter, fermeret nuk do te mbjellin me grure. Pune e madhe, gruri nuk do te mungoje ne treg, do te vije nga importi. Efektet negative ne planin afatgjate. Tokat bujqesore do te lihen djerr. Nga djerr, do te kthehen ne shkurre, pastaj ne pyll dhe pastaj ne xhungel. Enver Hoxha mund te kete shume kusure, por disa gjera i mendoi me mire se tjeret, ndoshta edhe si ne, qe kritikonim qeverine komuniste per shpyllzimin, duke i kthyer ne toke are. Se per c;fare na duheshin gjithe ato pyje, vetem nje zot e din. Tokat bujqesore po rikthehen ne pyje; duhen miliarda leke per ti rikthyer ne toke te punueshme. Po nuk menduam percmimin e grurit apo qumeshtit, rezultati qe do te presim: - Fshataret largohen nga Shqiperia. - Numri i lopeve gjithnje ne renie, nga 400 000 krere qe kishim para 10 viteve, tani kemi 100 000 krere. - Toka bujqesore do te rikthehet ne xhungel.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pro-Braçe

                  E ndoqa nderhyrjen e Braces ne komisionin e ekonomise. Nuk me duhet se perse nuk beri gje kur ishte zv/km, as nese ka ndonje hall tjeter sot, apo kahare nga dje. Ajo qe me intereson jane problemet qe ngriti ne komision. Juve se mos ju preket qeveria e hajduteve

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje