Belind Këlliçi: Kokalari më sulmoi për shkak të xhelozisë! Alibeaj, zëdhënës i Edi Ramës

20 Qershor 2022, 20:09Politika TEMA

Belind Këlliçi: Kokalari më sulmoi për shkak të

Deputeti demokrat, Belind Këllici, komentoi në emisionin ‘Kontrast’ zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Ai tha se emra jashtë kësaj force politike, e sulmuan atë për të frenuar zgjedhjen e tij si nënkryetar i PD.

Sipas Këllicit, edhe pse ai ishte më i votuari për anëtar të Kryesisë, xhelozia arriti të fitojë dhe të bindë demokratët që votuan për drejtuesit e lartë të PD. Me këto akuza, Këllici i referohet Evi Kokalarit, e cila prej një kohe të gjatë e sulmon publikisht duke kërkuar të që deputeti në fjalë të mos mbështetet nga demokratët.

I pyetur për gjendjen e Partisë Demokratike, ku deputetët janë të ndarë në dy grupime, ai u shpreh se habitet me pozicionimin e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, Alibeaj është kthyer në një zëdhënës të Qeverisë.

“Një pjesë e deputetëve të PD që vijojnë të bëjnë lojën e Edi Ramës, të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj, nuk e kuptojnë faktin dhe realitetin politik brenda Partisë Demokratike. Ky realitet është i pamohueshëm. Që një pjesë e Grupit Parlamentar të mos njohë vullnetin e shumicës, mua kjo më duket vetëvrasje politike dhe në rastin më të keq shërbim ndaj qeverisë. E pyes veten shpesh herë përse i shërben Edi Ramës dhe nuk e gjej dot shpjegimin. Me çudit sesi një person që vjen nga shtresa e ish të përndjekurve politikë të bëjë zëdhënësin e Qeverisë” – deklaroi Këlliçi.

Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqiëprisë, deputeti i PD u shpreh se e përkrah si iniciativë, por marrëveshjet duhet të konkretizohen. Këlliçi u shpreh se bashkimin me Kosovën e përkrah vetëm në kuadrin e anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Unë jam avokat i bashkimin me Kosovën si pjesë e Bashkimit Evropian. Sigurisht që mbledhja e dy qeverive është një lajm i mirë, por të mos mbeten vetëm në letër nismat. Uroj të konkretizohen për t’i shërbyer shqiptarëve në të të dyja trojet” – tha ai për Report TV.

8 Komente

  1. K
    KASEM

    Mos je Ti servili i Sali Berishes o Kellici se Alibeaj nuk ka pse te behet zedhenes i qeverise por mendoj ta shikosh edhe njehere pozicionin tend ne lidhje me qendrimin ndaj ''rithemelimit''

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

      Këta edhe vetë nuk i besojne ato qe thone. Alibeaj është vërtet i djathte, dhe kur nuk ka frike nga Berisha, natyrisht qe nga Rama jo e jo. Por Kerriçi, me falni, Kelliçi, kaq ka mësuar permendësh. Nuk di më shumë.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fatosi-kosove

      Ok more magjupi i ndyre, alibeaj sipas teje zedhenes i Rames,basha sipas berishes,berisha bashk le Ty sipas bashes dhe alibeajt, jeni ber vertet si qakejt Ku skeni asnje alternative per shqiptaret te vetmen arme keni sharjen dhe fyerjen ndaj Rames dhe tash akuzat mes jush se ksuh eshte me sherbetor i Rames edhe pse ju ka deshmuar se ai ska nevoje per magjup as kriminel si berisha me kliken e tij por as per pjellen e tij bashen dhe veqmas alibeajn dhe ty bile ne ju dy Rama as qe urinon.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jevgu Kellici

        Jevgu nuk behet kur mbret... ky eshte i ri ne moshe por i vjeter ne mendime ti shkoshe mbas bythes nje non grata nje komunisti nje krimineli ky jo vetem qe eshte servile i pa afte por do jete edhe skuth

        Përgjigjjuni
        1. f
          fukaraji20

          Kellici eshte peme pa kokrra, njeriu qe llap sh nuk mbaron pune, sa per Kokalarin, ajo eshte njesoj me kerricin te dy jane i njenjti portret ne gjini te ndryshme.!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            E mori Zamiri dekoraten??? Per c'fare e mori??? C'fare aftesish ka?? Ne pallatin e Kultures ka punuar dhe nuk e mbaj mend te kete bere ndonje gje sa per te marre dekorate. Ka njerez shume here me te afte se ai por kur djali i hyn politikes dhe i lepin bythen te tjerve normal qe edhe babai yt do ta merrte nje cope hekur nga Agush Meta.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tonini

              Ndigjo ti faqezi. Ti synove te merrje PD komplet, gjoja me bekimin e Berishes. Shkove qepe edhe kostumin e zi, por pavaresisht gabimeve te shumta qe ka bere Berisha, ai i ka sensoret ne graden me te larte, atij nuk i shpetojne tinzaret, hipokritet, interigantet, prandaj nuk te eci. Nuk eshte pa kuptim qe ti nuk ke reputacion ne PD, por u bene disa muaj qe te gjith komentuesit te kane kritikuar, asnje nuk te mbrojti sepse ky je ti. Por ti, nuk do jete e larget dita qe do fillosh ta sulmosh Berishen nen brez. Ky je ti. Sot nuk e ka luksin PD te humbe per shkak te te pafytyreve si ti. Tu çorr maska.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NOC Rroku

                Eh mor Kellic te perdoren dhe tani te hodhen ne koshin e pleherave. Tani nuk ju duhesh me. Po bere fjale ti thyejne lockstep akoma nuk e ke kuptuar qe keshtu ben Pd.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje