Ylli Manjani mbron Saimir Tahirin, para Berishës: Ajo që i bënë atij është poshtërsi

20 Qershor 2022, 19:35Politika TEMA

Ylli Manjani mbron Saimir Tahirin, para Berishës: Ajo që i

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si një dështim, e cila duhet të lihet në degradimin e saj.

Gjatë fjalës së mbajtur në një tryezë të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, në lidhje me sfidat e sistemit të drejtësisë, Manjani theksoi se Reforma në Drejtësi ka thelluar mendësinë bolshevike që “të arrestojmë njëherë pastaj gjejmë prova”. Si referencë ish-ministri mori shembullin e ish-ministrit Saimir Tahiri për të cilin tha se nuk ka kryer “Shpërdorim detyre”.

“Kjo reformë ka një emër që quhet dështim. Ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë gjë tani. Opozita humbi mundësinë që t’i jepte kontributin e saj.

Pyetja se çfarë shkoi keq me këtë reformë nuk mori kurrë një përgjigje.

Fakt është që ky tren është humbur dhe kjo reformë duhet lënë të degjenerohet kështu siç është, nisur me shpresë që ky perceptim popullor të shkojë në një reagim popullor.

Sugjerimi im real është ky dhe në mënyrë të veçantë për ju që drejtoni Partinë Demokratike. A është bërë Reformë në Drejtësi? Jo Reformë në Drejtësi nuk është bërë. Është bërë një reformë te burimet njerëzore, por nuk është përmbysur sistemi i drejtësisë.

Ka pasur ndërhyrje në disa nene proceduriale që e kanë përkeqësuar sjelljen gjyqësore. E kanë përkeqësuar mendësinë bolshevike që arrestohesh, pastaj gjenden prova.

Mjeku Edvin Prifti është simbol i këtyre ditëve, “të arrestojmë njëherë pastaj do gjejmë një gjë për ty, do dali me se s’bën një letër anonime për ty”. Unë nuk i dal në mbrojtje njeriut, për interesin publik mund të përdor dhe emra. 

Kam përdorur dhe emrin e Saimir Tahirit. Nuk ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri për të qenë të drejtë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është maskaradë, për t’iu thënë njerëzve kur ne fusim Saimir tonë vaj-hallli çfarë iu bëjmë ju. Kjo është hakmarrje, kjo është poshtërsi", tha ai.

10 Komente

  1. P
    Po

    Eshte turp qe kjo vjen nga goja e ketij sharlatanit por burgosja e Tahirit eshte politike. Eshte nje i burgosur politik.

    Përgjigjjuni
    1. f
      flitet nen nji gjuhe qe s'tregon me Gishte asnji !

      edhe pse flitet ne nji gjuhe te moderuar nga ylli manjani ,ai ka then nji te vertete mbi Denimin e Saimir Tahirit e cila ishte nji Krim i radhes ne Fakedemokracine Shqiptare . Sa i takon Reformes apo vet Drejtesise ,ajo eshte ndertuar prej 30-vjeteve qe mos te jet aspak e tille (Drejtesi e Krimit Politike po . ) Kjo po .Asnji lloj Drejtesie tjeter .Dhe kte e din tashme pothuaj te gjithe Politikanet dhe jovetem Y. Manjani -por edhe kjo shprehje e Manjanit e Krimin vs Tahirit eshte nji hap perpara drejt Demokracise jo Drejtesise e cila eshte Pron e Guverrnateve te vendit ,atyre qe lujn gjithe guret e Shtetit dhe Institucioneve Shqiptare . I Forti ka 30-vjet qe po shperfytyron gjithecka ne Shqiperi . Gjiiiiiiiiiiiiiithcka dhe asnji bir kurve s'ndihet e beje dicka kunder . Nuk harrojme kur Kinezi Lu i premtoj Tahirit se do ta rraste brenda .Jane Lorja shume te pista qe bejne me Shtetin Shqiptare dhe me jeten e shqiptareve Monstrat e Botes

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkurt dhe sakt

        Sakt..!! No comment.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          O U-dhi Menjani .Ne kete kohen e drejtesise se themeluar nga Ju,mund te ndodhet gjithecka.Mund te denohesh edhe pa faj,Edhe pa fakte,Edhe me Akuza te pakaluara ne hetim paraprak dhe hetim gjyqesor.Keta jeni Ju.Te kujtohet"cdo gjukates duhet te kujtohet se pas tyre jam une".Merret si te duash.Une e interpretoje si pjesa per Ministrine.Sa i perket asaj kohe,pa tre fakte te vertetuara,Pra Jo dy ,nje apo asnje,nuk kish hetues ,prokuror apo gjukates qe mund te urdheronte arestimin. .

          Përgjigjjuni
          1. k
            koktigani

            Enveri pushkatoj kunatin e vet ,ndersa Rama vetem 5 vjet burg i dha ,Ram te adhuroj je tamam kryetar i atij populli

            Përgjigjjuni
            1. A
              ABC

              Nuk po i del në mbrojtje joooo. Po e përdor për ti rënë kambanat për këta të tjerët që janë në rradhë.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirana

                Sakte.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Km

                Enveri nuk Ka pushkatuar asnje.Po,gjukata ,ne emer te ligjit po',Ka denuar me pushkatom.Nese dikush Ka fakte,te beje denoncim.Ka Edhe made denimi pas vdekjes.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ASD

                  Po ky debili kujt i ankohet?! A ka qene vete minister pse sberi gje? Apo po ankohet tani se po vjen rradha e dikujt?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Ylli kurva nuk eshte budalla,por thjesht foli si mesues anglishteje qe nuk ka lidhje me drejtesine,Saimir Tahirin dhe sarajet e tij i di gjith Tirana,asgje nuk i ben cfarw duhet ti benin,e gjeti sjpejt rrugen per te dal nga situata,eshte vecori e meshkujve qe ecin me shale te bashkuara te bejne ujdi te tilla,shihni Ilir Meten e ashtu dhe Tahiri,Ylli qe e mbron ka interesa te tjera.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje