Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet

20 Qershor 2022, 15:14Politika TEMA

Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare,

Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.

Gjatë ceremonisë së betimit, kryebashkiaku Veliaj tha se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet.

“Në këto 102 vjet si Kryeqytet ne kemi pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme - nisi si një qytezë e vogël, kurse sot është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë. Qyteti vjet u rrit me 32 mijë banorë, ose ndryshe 10 mijë apartamente dhe 10 mijë makina. Tirana është një qytet, i cili vetëm rritet dhe shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që kemi vendosur këto vite”, deklaroi ai.
Teksa vlerësoi shtetasit më të rinj për zgjedhjen që kanë bërë, Veliaj u shpreh se marrja e shtetësisë shqiptare duhet konsideruar si një mision për progres dhe për të çuar përpara ambiciet e vendit tonë.

Ai nënvizoi se ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, ajo jep një kontribut të rëndësishëm.

“Një pjesë e madhe e vëllezërve dhe motrave që bashkohen sot me shtetësinë e re, janë nga Kosova dhe kanë shumë të freskët plagën dhe gjithë tragjedinë e luftës. Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, theksoi kreu i Bashkisë.
Pas leximit të formulës, 22 shtetasit nga Kosova, SHBA-të, Egjipti, Turqia dhe Siria, nënshkruan edhe aktin e betimit.

2 Komente

  1. D
    Drilon

    Shqiptaret e Kosoves e meritojne plotesisht sepse jane shqiptare. Mbi cfare bazash i jepet pasaporte shqiptare turqve dhe sirianeve?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa.al

      Duke lene menjane retorikat vetelavderuese te Veliajt qe nenkuptohen nga ritmet e shtimit te popullsise se Tiranes, akti i dhenjes se neshtetesise shqiptare per vellezerit e motrat tona nga Kosova eshte jo vetem nje proces i natyrshem qe duhet tu takoje me ligj te gjithe shqiptareve etnike qe e kerkojne ate, por qe duhet te aplikohet me ritme te shpejta gjitheperfshirese duke filluar me se pari, me ata qe jetojne ngjitur me kufinjte tane shteterore dhe kane vazhdimesi teritoriale natyrore me popullatat shqiptare kufitare dhe duke u shtrire me pas, me perparesi, ne ato kontigjente qe me se pari dhe me se shumti kane nevoje, per arsye nga me te ndryshmet, per te marre neshtetesine shqiptare, por edhe te shqiptaret te interesuar per te marre neshtetesine kosovare. Une do te permendja ne keto kontigjente: mesuesit(ne duhet te shkembejme ndervedi me afate deri 5 vjecare mesues nga i gjithe ciklit 9 vjecar qe ti japim nje shtyse domethenese unifikimit te shqipes se folur dhe te shkruar ), mjeket, diplomatet, inxhinieret e informaticienet e kualifikuar, ushtaraket profesioniste e te trajnuar, intelektuale te njohur me kontribute te shquara per kombin dhe sidomos, edhe si shenje mirenjohjeje per sakrificat deri edhe sublime, luftetaret e UCK-se, heronj te luftes dhe familjare te tyre. Sidomos kur lobet ruso-serbe ne Bruksel e kane izoluar levizjen e lire ne Evrope te popullit te Kosoves, pa asnje shkak dhe argument ligjor, nje vale e gjere e dhenjes se neshtetesise shqiptare per kosovaret do te jete edhe nje vale goditese per te thyer barrierat albanofoge te levizjes se shqiptareve ne Evrope. Nese duhet nje referendum popullor per kete, le ta bejme, ne rastin e pare qe zhvillohen zgjedhje te pergjithshme, politike apo vendore, ne te dy shtetet shqiptare. Eshte me se e qarte se nuk jane pjekur ende kushtet nderkombetare per te ligjeruar unifikimin e te dy shteteve tona dhe te njohur nderkombetarisht. Por nderkaq, nuk ka asnje pengese ligjore nderkombetare per ta bere unifikimin real, praktikisht ne te gjitha kategorite dhe fushat brenda te cilave vepron nje shtet dhe nje komb i unifikuar, pa asnje lloj paragjykimi dhe kufizmi dhe pa i dhene shkas botes te kontestoje keto lloj zhvillimesh. Tregu ekonomik, energjitik, industrial, bujqesor dhe i komunikacionit, arsimi i unifikuar parauniversitar, universitar dhe veprimtaria e bashkerenduar e dy akademive, legjislacioni ne fushen sociale, te artit e te kultures, shkollimi i kuadrove, trajnimi dhe stervitjet e dy ushtrive dhe forcave policore, pergatitja dhe fortifikimi per kohe lufte dhe edukimi i popullatave civile per kato raste, perfshire strehimin dhe furnizimin e ketyre popullatave ne thellesi te teritorit mbareshqiptar nga depot e rezervave strategjike kombetare, mbulimi reciprok i ambasadave dhe konsullatave te shteteve per te racionalizuar personelin dhe rritur efikasitetin e perfaqsimit te ceshtjeve me te rendesishme shqiptare ne sferen diplomatike, jane disa nga fushat me te rendesishme ku te shkon me se pari mendimi kur behet fjale per unifikimin ne praktike te te dy shteteve pa pasur nevoje te kalohet neper barrierat nderkombetare qe qellimisht nuk duan ta shohin te ligjeruar bashkimin e te dy shteteve. Sigurisht, ky unifikim eshte i kollajshem te renditet ne keto emertime, por eshte i veshtire te realizohet ne praktike si nderveprim qeveritar, social, teknik dhe legjislativ. Per kete kerkohen vullnet teperbashket dhe mendje te kualifikuara, percaktimi i fushave dhe etapave, i perparesive dhe akteve ligjore e administrative. Kjo nuk mund e nuk duhet ti lihet ne dore rastesive dhe as vullnetit individual. Duhen grupe pune te afta, te mirepaguara dhe te kualifikuara qe te percaktojne e zhvillojne drafte projektesh per tu miratuar ligjerisht. Dhe do te duhej nje Asamble Legjislative Mbarekombetare nga te dy shtetet, e perbere me figura te merituar te zgjedhura me votim nga te dy popullatat respektive te te dy vendeve, asamble e cila do te kishte per detyre te percaktonte etapat dhe aktet normative te imperativave dhe sidomos te objektivave afatgjata te unifikimit te kombit, konkluzionet dhe rekomandimet e se ciles asamble, do tu paraqitej kuvendeve te te dy vendeve per ti adaptuar ne legjislacionet e vendeve perkatese per tu zbatuar. Endrra ne diell, mund te thote shumekush! Por, cdo rruge sado e gjate, fillon gjithmone me hapin e pare. Vetem armiqte e kombit do te ngriheshin e do te cirreshin kunder kesaj perspektive qe te con ne bashkim real, ne mbrodhesi dhe ne progres.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje