Si mund të shkulet elita e vjetër politike?!

19 Qershor 2022, 19:43Politika Ylli Pata

Si mund të shkulet elita e vjetër politike?!

Riciklimi i elitës politike në Shqipëri, që rikthehen pasi kanë provuar të gjitha postet e larta në vend, përveç një regres politik, është edhe një zhvillim kundër dialektikës.

Nuk mund të konceptohet në vendet normale perëndimore, që një politikan që ka qenë kryeministër, apo president, apo edhe ministër disa herë, të rikthehet në gavetën e “supës politike” duke ngjitur sërish shkallët e karrierës.

Përveç ujit të ndenjur politik, kjo gjendje prodhon edhe një depresion tek të rinjtë, që hyjnë dhe kanë aspirate për të ndryshuar brezat e drejtimit në politikën shqiptare.

Thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka pasur një rifreskim brezash, natyrisht diku më shumë e diku më pak, por gjërat kanë ecur e ecin përpara, edhe aty ku ka ende dinosaur politikë. Si përshembull Gjukanoviçi në Mal të Zi, i cili është ende në pushtet që nga viti 1991. Por asnjë vend i Ballkanit nuk ka përjetuar  rikthimin e “Jurasic World”, përveçse në kinema, ku është rikthyer moda e sequel-ave të kryeveprës së Steven Spilbergut mbi epokën e dinosaurve.

Ka teza të shumta se mund të ketë veprime jashtëpolitike që mund të bëjë të mundur largimin e specieve të kryer në fosile politike, një lloj “bing-bang”-u nga jashtë, siç ndodhi me tokën kur objekte të mëdha nga hapësira goditën planetin, duke shkaktuar një reaksion zinxhir, që më pas solli në botën e sotme. E në këtë metafiorim të bing-bangut përmendet drejtësia, apo “goditjet nga lart”, por përveçse mund të shkaktojë efekte anësore, siç ndodhi me epokën akullnajore pas asaj jurasike, nuk është i sigurtë ripërtëritja e brezit.

Ndaj zhvillimi politik është metoda më efikase e rifreskimit të gjenratave politike, duke sjellë nga brenda lëvizje vibruese që të rikthejnë dialektikën normale.

Në mandatin e pestë të konservatorëve britanikë të periudhës së Margaret Thatcher, e cila qëndroi 11 vjet në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe, laburistët provuan disa herë me metoda tradicionale dhe me klasën e tyre klasike që të mundnin të djathtën por nuk ja arritën dot. Madje as kur Thatcher u largua dhe u zëvendësua nga Jon Major, i cili fitoi zgjedhjet e 1992-shit. Ku konservatorët u treguan të zgjuar në rifreskimin e gjeneratave politike në parti, për t’i përshtatur me kohën. Ndaj edhe laburistët që donin ndryshimin, përkatësisht rryma që drejtohej nga Tony Blair dhe një grup intelektualësh jo fanatikë të grupit të vjetër majtist, hyri në lojë me një brez fringo politikanësh, por edhe me një politikë të re që synonte qendrën e politikës. Manovër që solli fitoren dhe riardhjen në pushtet pas 18 vjetësh.

E kjo politikë i dha shymë fryte Tony Blair-it, i cili si asnjë lider i së majtës europiane fitoi tre mandate qeverisëse. Mandati i fundit ishte edhe më problematiku, pasi përveç kundërshtimit nga lufta në Irak, ishte edhe lufta e brendshme me Gordon Brown, i cili i kërkoi rokadën e premtuar për postin e kryeministrit, gjë që ndodhi.

E pikërisht në këtë kohë, kur laburistët po përjetonin zvenitjen e yllit politik, konservatorët rinovuan klasën politike për të bërë të mundur rotacionin politik pas tre mandatesh.

“Djemtë e Noting Hill”, siç quheshin David Cameron, Goerge Osborne e Boris Johnson, thyen muret tradicionale të së djathtës, duke u afruar tek minorancat etnike e gjinore, por edhe teza politike që kishin qetë gjithmonë të së majtës si mbrojtja e mjedisit.

Madje Johnson, pikërisht me mjedisin arriti të marrë dy mandate si kryebashkiak i Londrës. E kështu i bë gati brezi i ri që më pas mori në duar fatet e britanisë, të cilën e drejton që nga 2010-ta pa ndërprerë prej 12 vjetësh. Ku konservatorët kanë ndryshuar tre kryeministra e laboristët 3 liderë, por që nuk janë perceptuar nga zgjedhësit si rinovim i elitës politike.

Modeli britanik apo anglo-sakson është shembulli më klasik dhe jo turbulent i I dialektikës politike. Por ka shembuj të tjerë që janë më dinamikë, ku gjeneratat politike ndryshohen edhe më shesh, në periudha më të vogla.

Shqipëria është shmbulli i një ujit të ndenjur, kur mungon kultura e sfidantit, megjithëse është parë që kush e kryen këtë jo vetëm nuk i ka dalë keq, por ka dhënë një zhvillim të hovshëm të rinovimit politik.

Kur Pandeli Majko sfidoi Fatos Nanon për kreun e PS-së ishte një zhvillim aq i rëndësishëm, sa jo vetëm i dha kësaj force politike një imazh të një konkurence të brendshme, por edhe vetëm Majkos ju rrit pesha brenda partisë, sa kthehej në udhëheqës korrenti, edhe kur nuk e kishte një grup pasuesish. Edi Rama, sfidoi Fatos Nanon në kulmin e pushtetit të tij, në kongresin e dhjetorit 2003 dhe më pas mori drejtimin e Partisë, që e mban nga 2005-a e sot.

Ndërkaq, në një process politik që ka zhvilluar PD-ja që prej mbylljes së zgjedhjeve të 21 prillit 2021, është vënë re se kush është ambicion e do të bëjë karrierë, fshihet o pas Sali Berishës o pas Lulzim Bashës. Një logjikë trampoline që ka prishur edhe dëmtuar edhe ata mundësi apo karriera politike që konsideroheshin në ngjitje. “Viktima” më e fundit është Belind Këlliçi, i cili edhe pse një nga politikanët e PD-së më të votuar në zgjedhjet e shkuara, po e gjen veten të sulmuar nga grupe që kanë izmin e doktorit. i cili i dërgon sinjalin se Këlliçi duhet të “presë” sa të mbarojë “betejën” Berisha. E cila konceptohet së bashku me Ilir Metën, që është bërë gati për të garuar për kryebashkiak të Tiranës, sipas disa zërave. Por edhe nëse nuk vendos kandidimin për bashkë me Berishën, presidenti në detyrë mbështet Belindin, ku do të ketë mbi shpatulla hijen e “kandidaturës” së çiftit të dinosaurve.

Ndërkaq, mënyra e të bërit politikë prej mbështetësve të Berishës e Metës me retorikën tashmë të njohur të këtyre 9 viteve, sado që mund të duket si “më me vend” ajo nuk ngjit e s’ka për të ngjitur. Kjo retorikë ka nisur e tillë që nga 2013-ta pa pushim dhe ka vijuar me të njëjtin temp. duke u ndalur në logjikën akuzuese dhe polarizuese të kundërshtarit. E kjo logjikë sa mund të mbledhë militantët radikalë, aq largon njerëzit që shpresojnë të bëjnë para në karrierën politike. Rasti i Grida Dumës, e cila u rikthye te mbështetja e Berishës, pasi nuk mori atë çfarë kërkonte prej Bashës, tregon pikërish këtë fenomen të mungesës së njo koherence e konseguence e cila në politikë nuk shkon pa dhënë fryte. E kundërta ka rezultuar e paefektshme. Të gjithë politikanët që kanë lëvizur nga shkon era në vend janë penalizuar dhe nuk janë ngritur më në karrierë.

TemA

13 Komente

  1. E
    Elita ?!!- o ju dhjefte Majmuni ne Kafke !

    Si mundet te jet e mundur qe kta bij kurvash ,te abuzojne me gjithecka ne kte Popull edhe me Terma ! - Nji Dyshe Fundrinash te Njerezimit ,qe Dreqi e di ,por edhe ne vet shqioptaret se si e kush i mundesoj dhe mbeshteti ne Politike dhe perse (?) qe s'kane jo me noj Vler si Politikane apo dicka te ngjashme me ata (Polirikanet e Vertete ) por kta funderina e Kriminele , kta qe jane Shembulli i Njerezimit e cdo Shoqerie si s'duhet te jet Politikani apo nji qytetare , (sepse misherojne gjithcka Negative per cdo shoqeri ) - ti quani "Elite " !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Kjo tregon qarte ,edhe reagimin tim ne kte koment , sepse Ju gazetare apo cfardo te jeni ,nuk jeni te afte ,e ju mungon cdo lloj aftesie per te kuptuar termin ELITE . ------------ E fundit , kta dy Kriminele e Tradhetare me Damke ballit , duke qen se kane si Badigarde SPAK -un = Krimi i Organizuar , shkulen me Plumbin Ballit - dhe kjo nuk do ishte thjeshte shkulje (sepse deri diku ata jane tashme te Shkulur edhe pse mbahen me Thonje pas Politikes sepse i dridhen Drejtesise e jovetem , nji ide praktike do ishte : Me Plumbin Ballit - qe Shqiperia te dilte FaqeBardhe para Zotit !!!

    1. E
      E verteta

      Po ky hajduti frenetik qe ka nga 1998 me pushtet pa bere pushim 1 dite,cfare quhet brezi i ri?Te zhduket se eshte bere shkaktar nr 2 i shkaterrimit vendit,grabitjes prones,largmit te 500000 shqiptareve.Te ja dorezojne sovranitetin BE ose vendeve nordike apo te uleta.Sepse aty e mbajne vrapin te shkretet njerez kur ikin nga ky vend ferr dhe bejne lloj lloj marifetesh dhe drejtohen shkelqyer nga ata politikane.Cfare ti duam te gjithe keto plehra tonet?Nuk ka pse te kete tabu,Europen po aspirojme prej 32 vitesh ,kete na shesin dhe keta politikane matrapaze te ndyre te Shqiperise.Keshtu zgjidhet problemi dhe drejtesi,zhvillim ,integrim fonde e ardhura ose taksat i menaxhojne vete keta europiane me rregulla dhe sa te munden me transparence

    2. K
      Kazani

      Elitat ??? O gazetar po te kujtoj këtu definicionin e Elitave: Një grup i përzgjedhur që është superior në aspektin e aftësive ose cilësive ndaj pjesës tjetër të një grupi ose shoqërie. Tani ku kane superior këta dhe ku na i paskan këto cilësi??? Po ngatërron me qëllim apo qëllim se di, definicionet.... Duhet të thuash Bandat, Hajdutët, legenët, mashtruesit, hajdutët, kurvat... Hajt në rastin më të moderuar KLANE.... Por asnjëherë ELITA...! Elitë, Salehu, Likja, Edi, Mona, Medih-u, apo Mul Noka me Saje qorrin.. apo Grida....apo Elisa Apo ajo e Kërpëratave...apo ajo tjetra e Turit.... Mos na fyej... Këta nuk janë Elitat.. Por nje tufë ujqerish ne gjah për të shqyer popullin "dele"... Që në rastin kur s'kanë çfarë të gjuajnë se kanë problem t'i ngulin edhe dhëmbët njëri tjetrit. Këta janë TURPI i kombit... (Më thoni njërin nga këta që do ti mbahet mend emri apo do t'a përmendi historia minimumi 20-30 apo edhe me larg vjet...

      1. F
        Fjala ime

        Nje nderhyrje ne qoftese nuk ma merr per keq, kazani; ne Shqiperi nuk ka me shoqeri, por bashkesi sepse shoqeri do te thote te keshe mendime perparimtare per zhvillimin e saj te peraferta. Prandaj, mendo se termi apo fjala shoqeri ne Shqiperi deri sa te egzistoj kokeçekani Çepanit dhe Saliu Sheqeres, nuk do kete, do jene vetem nje bashkesi frymoresh qe marrin ere brekeve te njeri tjetrit. Tani çfare do behet me Arben Krajen, kete e dine ata qe ai po u a ben borç.

      2. K
        Kermat dhe Elita jan dy gjona te Kunderta o

        Sa qafa pata ka ngren ky mer !

        1. B
          Bardhyli nga Kosova

          KURTHET E EDVIN TOPTAN RAMËS KUNDËR QEVERISË KURTI DHE KOSOVËS =========================================== Kryeqeni i Shqipërisë pansllaviste serboruse, Edi Toptan Rama sot është në Kosovë. Ndryshe nga radhët e herët e tjera, kur nisej në mëngjes nga Tirana dhe brenda ditës mbaronte mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Kosovës e Shqipërisë, kësaj radhe ai ka zgjedhur të vijë në Kosovë një ditë më parë. Kryeministri i Shqipërisë nuk vjen për pelegrinazh në Kosovë 24 orë para mbledhjes së dy qeverive. Ai nuk parapëlqen as natyrën e Kosovës, as Rugovën, as Brezovicën, apo Pejën e Prizrenin. Madje ndjehet i bezdisur nga Kosova dhe kosovarët. Atëherë pse është aty? Për asnjë arsye tjetër, veçse për të thur kurthe të reja kundër Kosovës e sidomos kundër qeverisë legjitime të saj të zotit Kurti. Edi Rama xhelozon ndaj zotit Kurti, sepse kryeministri i Kosovës i përmbahet standardeve demokratike, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë është më keq se një autokrat, grabitës i pasurisë së shqiptarëve. Prandaj, dhe intrigon kundër tij. Nga ana tjetër, Rama nuk e duron një qeveri që nuk i shërben interesave të Serbisë në Kosovë. Ai nuk dëshiron të jetë i vetëm në kursin anti-kombëtar të bashkëpunimit me Aleksandër Vuçiqin. Kryeministrit të Shqipërisë i duhet një kryeministër dhe qeveri pro-serbe në Kosovë! Po të jetë pro-serbe është edhe pro-Ramës dhe e kundërta. Atëherë ai ka zgjedhur të bëjë diversion kundër qeverisë së zotit Kurti. Dëshiron që ta rrëzojë me grusht shteti atë. Si thoni ju? Ja, për momentin Rama dhe Thaçi kanë nxitur këta veteranët që bënë luftën për ta varrosur interesin e Kosovës për të protestuar dhe kërcënuar qeverinë Kurti. E gjitha u sajua, me qëllim që kryeministri i Kosovës të frikësohet. Deri tani lëvizja synon që zoti Kurti nga frika e veteranëve të pranojë kushtet e vasalizimit të tij ndaj presidentit të Serbisë e kryeministrit të Shqipërisë. Të bëhet pjesë e Open Ballkan dhe ta pranojë sovranitetin serb mbi Kosovën. Në këtë kuptim Edi Rama është sot në Kosovë me mision. Nga njëra anë ka mision të caktuar nga Aleksandër Vuçiqi, me qëllim që ta nënshtrojnë Kosovën e ta shkelin me këmbë atë në nismën e Ballkanit të Hapur! Nga ana tjetër ka diskutuar me Hashim Thaçin në Hagë për mënyrën se si do të ruhen interesat e PDK-së, AAK-së dhe një pjese të LDK-së, duke iu kundërvënë Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Prandaj Rama ka takuar Blerim Devollin! E nisi nga oligarku i Thaçit dhe do të vazhdojë me takime të tjera, si Pacolli, Haradinaj, Vlora Çitaku, ndoshta dhe Veton Surroin e Lumir Abdixhikun e të tjerë, që janë "luajalë" ose në shërbim të Serbisë. Por, nuk do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin! Nuk do ia falë asaj kritikat që ajo ia bëri në vitin 2020 në parlamentin e Shqipërisë. Nuk do ia falë edhe pjesën tjetër të performimit të saj më mirë sesa Rama në samitet rajonale e europiane! As Vjosa nuk e fal Edi Ramën për bashkëpunimin e tij me Beogradin kundër Kosovës. Por, ka jo pak politikanë në Prishtinë që nuk ua ndien fare për Kosovën, mjafton ta dëgjojnë aktorin Rama se si aktron para ekraneve të televizionit. Ndonëse mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të jetë një farsë e parashikuar e paraprogramuar dhe e ricikluar, gjithçka tjetër do të zhvillohet sipas agjendës së destriksionit të kryeministrit të Shqipërisë kundër Qeverisë së Kosovës dhe kundër vetë Kosovës. Nuk do të ketë paqe midis dy politikanëve kryesorë të Kosovës me Edi Ramën, sa kohë ky bashkëpunon me presidentin e Serbisë kundër Kosovës. Kryeqeni serborus Rama do të përpiqet ta  përçajë Vetëvendosjen  siç veproi me Visar Ymerin, këtë Molliqajn, Shpend Ahmetin e të tjerë, të cilët i drejtoi së bashku me Thaçin kundër ish-kreut të Vetëvendosjes në opozitë. Kurti dhe Osmani duhet të jenë të kujdesshëm. Duhet të refuzojnë çdo provokim të Edi Ramës. Ndërsa qytetarët e Kosovës duhet të kuptojnë se ku shkel Edi Rama, ka shkel edhe vetë Aleksandër Vuçiqi. Pra të kuptojnë se Rama është në Kosovë si shërbëtor i Beogradit dhe si avokat i Serbisë! Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve serbe të shqipfolësve.Tani që po fillon procesi gjyqësor kundër atyre që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë grabitur pasuritë e pronat e qytetarëve të Kosovës, kërkohet me çdo kusht të mbështetet qeveria dhe institucionet tjera në këtë luftë. Të gjithë duhet të bëhen bashkë e të mos pranojnë përçarjet e nxitjet për konflikt të Edi Ramës e bashkëpunëtorëve të tij në Kosovë. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

          1. L
            Lisi plak

            Kur te ike dhe Rama dhe Berisha,i pari pinjoll i bllokut i perkedheluri i komunizmit dhe tjetri komunist i devotshem.Ca si puna e Metes,Veliajt,Lulit e kompanise se sevileve te tipit Spiropali te ikur jane.Po ra shefi ata jane minj te trembur.

            1. t
              tom

              keta jane te armatosur e vjedhin popullin per cdodite e vrasin e grabisin e ndjekin nga vendi .Athere populli nuk ka rruge tjeter pervecse tu rrembeje armet ketyre dhe tju kunderpergjigjet ndryshe te pranoje kapitullimin ndaj bandes hajduteve.

              1. 1
                19

                Vetem me nje plumb ne kok se ndryshe kta nuk ikin sa te kemi popull kar dhe idjot .

                1. S
                  Stop qeveri nga dhjet-torristet-90 te Ramiz Alise

                  Elita e vjeter politike mba njeri-tjetrin ne politike dhe mund te shkulet vetem njeheresh. Konkretisht, duke e filluar me kryeministrin aktual Rama qe ne 1990 mori rolin e "Radikalit" qe bente thirrje per varje komunistesh. Qerimi i Rames eshte imediate sot, ky mba Shqiperine ne varferi. Ky mba dhe eliten politike te ciles i perket rrotull tij.

                  1. s
                    shabani

                    Me kete popull te pjerdhur dhe frikacak do rrinin edhe dyqind vjet po perendimi kete rradhe do ti shkuli nga rrenjet pra do bej ate qe populli shqiptar nuk po e ben per gati 70 vjet

                    1. s
                      shabani

                      Me kete popull te pjerdhur dhe frikacak do rrinin edhe dyqind vjet po perendimi kete rradhe do ti shkuli nga rrenjet pra do bej ate qe populli shqiptar nuk po e ben per gati 70 vjet

                      1. A e di ç’do të thotë HELITË ?!!!

                        Po janë HELITË , s’kanë përse të shkulen , po nuk janë të tillë dhe populli i ka shkulur pa u ngulur në trupin e tij , i ka bërë dalje me kohë , po ç’ti bësh atyre që më në fund i “kuptuan” se ç’ishin këta që ti i quan HELITË , dhe po mundohen t’i shkulin !

                        Lini një Përgjigje