"Rikthimi i Saliut në PD lajm i keq për opozitën", Veliaj: Metën dhe Berishën i kemi mundur edhe bashkë, dhe veç e veç

19 Qershor 2022, 13:09Politika TEMA

"Rikthimi i Saliut në PD lajm i keq për opozitën",

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar aleancën e mundshme Berisha-Meta në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nga Njësia 3, ku zhvilloi takimin e radhës me socialistët, Veliaj tha se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashkë, edhe veç e veç, si Saliun edhe Ilirin.

“Ka shumë njerëz që pyesin: Kush do kandidojë kundër nesh në pranverën e vitit tjetër? Po a ka rëndësi kjo? Njerëzit thonë mos kandidon Ilir Meta? Unë u përgjigjem: Ishalla! E dimë se ai nuk është nga ata burra që e mban fjalën, por them ishalla kandidon! Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe të dy bashkë, prandaj s’na intereson fare! Ne na nxjerr faqebardhë fakti se bëjmë llogaritë tona, prandaj në këtë periudhë do të rigjenerojmë partinë tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së. Ai nënvizoi se Saliu është një lajm i keq për opozitën dhe Shqipërinë. “Është e rëndësishme që edhe të rinjtë që do të votojnë për herë të parë ta dinë historinë, ta dinë kush i mori në qafë shqiptarët me piramidat dhe pse rikthimi i Saliut, në fakt, është lajm i keq për Shqipërinë dhe për opozitën.

Mund të jetë lajm i mirë përkohësisht për ne, por nuk është e shëndetshme për vendin, kur njerëz non-grata drejtojnë opozitën. Megjithatë, është detyra e librave të historisë, e mësuesve, e familjeve, që t’i rrëfejnë historinë një 18-vjeçari, kurse ne, të rinjve duhet t’u flasim për TUMO-n, për kodimin, për Piramidën dhe qendrat tona të teknologjisë së informacionit; do duhet t’u flasim çfarë do të bëjmë, si do ta çojmë më lart arsimin, si do i përmirësojmë çerdhet, kopshtet tona, infrastrukturën e qytetit”, tha Veliaj.

3 Komente

  1. L
    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

    Lajm i keq per opoziten qe akoma nuk po kupton qe po nuk u shkeput nga ky perbindesh i te gjitha veseve dhe i urrejtur nga shqiptaret,edi rama do fitoj e do mbreteroj. Sali krimineli eshte gogoli qe edi rama frikson shqiptaret.

    1. S
      Saranda

      Faleminderit qe kojon idete e mia!

    2. P
      Pune te mbare..

      Pune tek mbare se mbi te gjitha Tirana eshte pastruar.. Nuk eshte me nevojtore si Dikur .. Ore po nese vdesin keta te Dy. ! Sa veta do jene pjesmares ne Varim. !

      Lini një Përgjigje