Rama ulet këmbëkryq mes qershive në Dibër: Kjo e paska kokrrën si mollë ore

18 Qershor 2022, 17:33Politika TEMA

Rama ulet këmbëkryq mes qershive në Dibër: Kjo e paska

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër, ku pasditen e sotme ka vizituar një vresht me qershi të një prej fermerëve vendas.

Ai  është ulur këmbëkryq me pronarin e vreshtit por edhe fermerë të tjerë që kultivojnë qershi dhe mollë në zonë, duke iu sqaruar se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

Replikat me fermerin:

Rama: Dhe ti e shet të gjithë?

Fermeri: E kam të shitur të gjithë, çoj 3 ton çdo ditë në Tiranë, ja atje është çuni.

Rama: Po kjo s’është si qershi kjo është si mollë e vogël ore.

Fermeri: Po ashtu është, po s’punove nuk ka.

Rama: Po ai është lëngu qershisë ai?

Fermeri: Po kjo është borronicë, pije se është e mirë. Kësaj i merret lëngu me vakum. Ka nevojë për disa investime kjo, dhe unë e mbys të gjithë Dibrën.

Rama: Eliksir është, lëngu i jetës, krenaria e Dibrës. Kjo është e rëndësishme se ca nuk e kuptojnë se këtë e vendos tregu, e vendos konsumatori.

26 Komente

  1. M
    Monda

    Investimet ne bujqesi jane nje gje shume e mire duhet vlersuar fakti qe shqiperia po zhvillohet shume dhe kjo fale punes tuaj dhe vemendjes qe i keni dhene ketij sektori.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Refo Kuçjoti

      Njëlloi si shoku Enver Hoxha që i ndrittë shpirti atje lart. Aferim biro, aferim o djali inë.. Kujdes me qershitë se ta fusënë dibranët e Nexhos mo, pranajki mënjen, se memzi të kemi na. Aferim o Edvini inë.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        po pse kaq te zi shpirtin me urretje bre Refo !?

        Përgjigjjuni
    2. E
      Erjoni

      Bujqesia eshte zhvilluar goxha qe nga koha kur ju keni ardhur ne krye te vendit , keshtu vazhdoni sepse po beni nje pune shume te mire

      Përgjigjjuni
      1. o
        oltjan

        me pelqen fakti qe te tilla promovime dhe vemendje mbeshtetese ndaj ketyre platacioneve ndihmojne dhe fuqizojne keto vende

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enejda

          Eshte shume mire qe qeveria po suporton punonjesit dhe prodhimet e tyre cilesore, pasi Shqiperia njihet per ushqimet dhe produktet tradicionale, keshtu qe duhen ndihmuar dhe vleresuar per punen e tyre

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Rama ka nje perfshirje shume te gjere kur vjen puna per suportimin e punonjesve dhe kjo eshte dicka shume e mire sepse duke i qendruar afer popullit personalisht si ai, puna qe behet do te jete me e sakte

            Përgjigjjuni
            1. u
              uskania

              E ke pare Rrugen e Arberit?

              Përgjigjjuni
              1. t
                titi

                keto zona kan marr plot zhvillim nga vet fakti se qeveria i mbeshtet keto platacione dhe me ane te subvencionimeve ata marrin nje siguri dhe ndikojne ne ekonomin dhe mireqenien e vendit

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Enno

                  Gju me gju me popullin.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Linda

                    Po sa e shesin 1 kg i ke pyetur o beqiri me çitjane?!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Likja

                      Pyete ti...

                      Përgjigjjuni
                    2. e
                      ela

                      Me keto plane qe ju keni menduar po i hapni mundesi qe te eksportojne produkte bio shqiptare.Kjo do te thote te punosh per qytetaret.Merni shembull ju qeveria e Berishes qe keni akoma fytyre te ankoheni

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        era

                        Qeveria po i jep vemendjen e duhur prodhimit vendas dhe po i hap mundesi zhvillimi fermave ne vend.Me keto hapa po ecim shume mire drejt suksesit dhe do te kemi mundesi te rrisim eksportet ne vend.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KK

                          O Rama Po Gju me Gju me Popolo Rrinte vetem Enver Hoxha,me Nje Bodigard Burre me Bole 5kg xhaxhi ,se nuk kishte Shqiptar ti bente jo se trembeshin por se Respektohej Hija e burrit.Ti me Duket Po Rrin Gju me Gju me 30 bodygarda e 2 fshatare ne Narkoze .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Afrim

                            Me vertet esht nder te vetmit qe po i jep vemendje bujqesis. N koh te saliut fermeret e shkret i hidhnin prodhimet ne plehra se ose skishte treg ose ishte cmimi qesharak

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Beni

                              Bujqesi esht nder sektoret kryesor te ekonomise dhe shyqyr qe po mendon dikush e po shkon te ulet me fermeret e ti degjoje kerkesat

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kevi

                                Hahaha sa njeri pozitiv qe je o zoti Rama . Je shume njeri pozitiv qe ulesh me qytetaret

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dori

                                  Qershite ne Diber jane shume te shijshme dhe me vjen mire qe Rama po i mbeshtet fermeret

                                  Përgjigjjuni
                                  1. i
                                    igli

                                    Me mbeshtetjen qe ju zoti Rama po i beni fermereve e sigurt qe i pret nje e ardhme me me shume mundesi per te pasur sukses ne eksportin e produkteve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      lisa

                                      Bravo qeverise qe po i jep mbeshtetje ketyre fermereve per te vazhduar te meren me bujqesine qe te zhvillohen dhe te rrisin ekonomine vetjake dhe ekonomine e vendit tone.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Munir

                                        Me kete pune qe po ben qeveria jo 3 mand po kam frik se do mari 5 mand nafte me shumic qershia krejt naper pem ruga e persosme subvecionime me shumic si thoni si takojn 5 mand

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Muhameti

                                          O gazetar! Nuk thuhet nje vresht me qershi sepse vreshti prodhon rrush, por nje pemtore me qershi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dibrani

                                            Gju me gju me popollit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bujar Kanapari

                                              Me votues si puna juaj, Edi Rama rri 7 milion vjet ne pushtet. Nuk keni asnje informacion ne lidhje me bujqesine, pervese komentoni politikisht. Qeveria e Berishes ne vitin 2013 na la me 400 000 krere lope, tani kemi 100 000 krere lope. Numri i lopeve, deleve, dhive, pulave, nga viti ne vite ne renie te lire. Arsyeja? - ka shume faktore, por nje nder to produktet qe importohen nga Serbia; Ballkani Hapur. Gruri nga Serbia blihet me 510 leke te vjetra Kg, nderkohe, fshatareve ju kerkohet ta shesin me 360 leke Kg, nen koston e prodhimit. Pra, fshatareve u thuhet mos mbillni me grure vitin tjeter, se me mire po e marrim nga Serbia. Por kjo nuk eshte e keqja me e madhe. Tokat e lena djerr, pa punuar, po shtohen nga viti ne vit, dhe do te kthehen ne pyje, xhungel, te parikthyeshme ne toke are, ose do te duhen miliarda leke per ti shpyllzuar. Keshtu Monda, harxho ca ore duke marre informacion nga terreni bujqesor.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. X
                                                Xen bythqiri

                                                Mos ja zini biznesin e boronicave Xenit , e ka ai te drejten e boronicave ne mbare Shqiperine dhe ska te drejte asnje te ndertoje dicka reth boronicave , eshte prodhim qe vetem Xen bythqiri i babait ka te drejte ta prodhoje ......

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje