
Maxhorca ka rrëzuar sërish kërkesën e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se nuk ka fakte dhe indicie që të iniciojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe për këtë arsye është rrëzuar.
"Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar se kur ngrihen këto komisione. Në kërkesë mungojnë indiciet, faktet, apo grup faktet që justifikojnë ngritjen e një komisioni të tillë. Unë kam bërë një sqarim të plotë lidhur me arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese.
Mendoj se opozita ka instrumentet të tjera të kontrollit parlamentar, por në kërkesë nuk ka as fakt as indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e këtij komisioni. Pa i mohuar të drejtën 35 deputetëve, e drejta e kuvendit për të hetuar nuk është e pakufizuar. Të vish dhe të kërkosh të hetosh të gjithë hapësirën e zbatimit të ligjit, nuk mund të jetë objekt i një komisioni.Për më qartë në seancën plenare të ditës së enjte, do të parashtroj të gjitha arsyetimet të refuzimit të kësaj kërkese", deklaroi Balla.
Lini një Përgjigje