Alfred Lela: Populli s’ka bukë, Shkëlzen Berisha tregon jetën luksoze të vetes e grave të tij

20 Qershor 2022, 18:36Politika TEMA

Alfred Lela: Populli s’ka bukë, Shkëlzen Berisha tregon

Alfred Lela, që deri para disa kohësh njihej si një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, këtë të hënë u zgjodh nga Sali Berisha si drejtor i Komunikimit në PD.

Por ndërsa lavdëronte Doktorin pas zgjedhjes në këtë post, në një shkrim të disa viteve më parë ai akuzonte Berishën e vogël, Zenin, duke thënë që ndërsa shqiptarët janë të varfër, ai tregon jetën luksoze të vetes dhe grave të tij.

“Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Berisha, vazhdon të jetë personazh që thirret në skenë. Dhe këtu fillon paradoksi: ai mbetet djali i Berishës, por i ati nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Berisha junior, si target, vazhdon, megjithatë, të jetë i preferuar, po aq sa kur i ati, një politikan i fortë, luftarak, kundërthënës dhe paradigmatik, e udhëhiqte Shqipërinë.

Pse kështu? Sepse, socialistët në pushtet, kanë dashur dhe duan ta përdorin Sali dhe Shkëlzen Berishën si scapegoat-s. Nuk jam duke e përdorur për vanitet fjalën e anglishtes por, sepse mendoj se e ilustron më mirë idenë që kam ndërmend të parashtroj. Në mend kam bash një pasazh apso parabolë biblike, atë të ‘një qingji të lëshuar në shkretëtirë pasi kryeprifti hebre i kishte kaluar mbi të, simbolikisht, mëkatet e njerëzve” (Lev. 16).

Në këtë kuptim, Shkëlzeni dhe i ati duhet të marrin, simbolikisht, ‘mëkatet e njerëzve’ (lexo të demokratëve si kundërshtarë politikë) në shkretëtirën e politikës shqiptare. Të kuptohemi: unë nuk mendoj se, Berisha dhe as i biri, janë ‘biblikë’ në kuptimin e pastërtisë që evokon parabola e përdorur këtu. Askush në politikë nuk është i tillë, aq më pak atë shqiptare. Berisha senior ka mëkatet e tij. I riu, sikur asnjë tjetër të mos kishte, i mjafton vaniteti i shpallur në formën e postimeve në Facebook që i shpallin një populli, 50 përqind e të cilit është i varfër, jetën luksoze të vetes dhe grave të tij”, shkruante Lela.

Nuk dihet si e ka pritur këtë shkrim atëhere Berisha, por me sa duket ia ka harruar.

16 Komente

  1. KRITIKA është ILAÇ !

    Kush të KRITIKON të do të mirën , t’ë pastron ndërgjegjen REVOLUCIONARE t’ë ndreq gabimet dhe të metat në punë !

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha BRAHO

      NE KETEJ NGA ANET TONA, U THEMI KETYRE SPECJEVE «burra kurva»…..

      Përgjigjjuni
      1. t
        tori

        Hiqe fjalen burra...por vetem kurva

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aron

        Ky eshte nje njeri me nivel teper te kufizuar dhe eshte teper bythlepires.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Une.

          Qeka si Mero gelboqja qe thoshte se saliu e kishte drejte ne 97 ndersa amerikanet gabim....

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fatosi-kosove

          Sali berisha non grata i biri kriminel siq thua ti,kurse ti ne mes tyre, aman çfar nenkupton kjo o sahanlepirs.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeni

            E mbushet gazeten me bytheqira si puna e ketij pisit...

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni

              thqirby komplet ????????????????

              Përgjigjjuni
              1. U
                Unë

                Sa e mire eshte peshtyma qe lepihet! Sidomos kur te jep pushtet... E thone pastaj , pse hane mut sheikesh ?

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Falje per fjalorin

                  Mizat nuk i mbledh vetem mjalti. Urime Lela !

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Franci

                    Ska gje te komplikuar , peshtyu dje sot lepiu atje ku peshtyu , seshte as i pari dhe as i fundit ....eshte ama karakteri i nje lamashi ...kaq e thjeshte , e mire eshte kariera , te mira jane frangat , por surati ka dhe nje cipe po te plasi sje me njeri , por lamash , brashnjar ....pastaj pse shkoni te ky bolja , ju keni pothuajse gjysmen qe mbeshteten Lul bythen , dhe ofendonin Saliun gjithandej , tani ????? tani jane bere te flakte te Saliut .... Fatkeqesisht kjo eshte jeta sot , ku njeriu perdor per qellimet e tij personle shume fytyra ....

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      asd

                      Lela, nje mercenar, shkruan per paguesin me te mire. Atje ku Morali eshte i parendesishem, realiteti behet "fleksibel". Nuk eshte i vetmi qe per ca euro te le vrimen.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Skerdi

                        Ky eshte Henrì Çili tullac.Me te tera

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bardha

                          Kok cari

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hallall

                            Po ky eshte buthqire deklare… ce lexoni mor aman

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Donika

                              At e bir kriminel . Pasurine e kam bere me gjakun e njerezve te vrare nga dora e tyre.psh Gerdeci e te tjera e te tjera…..

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje