
Nga Ylli Pata
Para gjashtë vitesh, kur Edi Rama në Prishtinë mori pjesë në një aktivitet në përurimin e shtatores së Ismail Qemalit, u sulmua nga disa qarqe atje si një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
Ndërkaq, kur Albin Kurti erdhi në Tiranë para se të bëhet kryeministër, porn ë rrugë e sipër, e u takua me gazetarë kritikë të Ramës, nisi ajo që quhet albinomania politike e Tiranës.
E cila gjeti një alterego të anti-Ramës politik tek kreu i Vetëvendosjes, e që më pas u bë një logjik politike e qartë, madje edhe një nismë reale, ku nuk ishte vetëm Albin Kurti protagonist, por edhe Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, si dhe politikanë të tjerë të rangut të dytë, u kthyen si mekanizëm politik për të formuar një kauzë shtesë për të rrëzuar Ramën.
Me dërgimin e Hashim Thaçit në Hagë, në vjeshtën e vitit 2020 si në Tiranë e Prishtinë, nisi një “betejë” për të shënjestruar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si çiftin politik që duhet ndëshkuar.
Rama, nga ana e tij, ishte i vetmi politikan shqiptar që e përkrahu Hashim Thaçin në ditën më të vështirë të tij, madje e bëri këtë edhe në mes të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 21 prillit 2021. Ku gjatë përurimit të aeroportit të Kukësit, Edi Rama e quajti Thaçin si “një nga shqiptarët më të mëdhenj” ku shtoi se do ta vërtetonte koha.
Marrëdhënia e afërt e Edi Ramës me Hashim Thaçin, ka qenë në fakt një vijim i relacionit të afërt që PS-ja ka pasur me PDK-në që herët. Madje Rama, këtë e ka deklaruar edhe në vitin 2011, gjatë një interviste për “Zëri”-n” e Prishtinës kur ishte lider i opozitës, e kur marrëdhëniet me Albin Kurtin i kishte më shumë se miqësore.
Në 2013-n, kur Rama u bë armik me LDK-në e Isa Mustafës ngaqë citoi Rexhep Qosen në Parlamentin e Kosovës, deklaroi edhe se Albin Kurti është një “dritare e shëndetëshme për demokracinë”. Madje PS-ka vijoi marrëdhëniet e afërta me Vetëvendosjen, edhe në kuadër të Partisë Socialiste Europiane apo Internacionales Socialiste, duke qenë se e vetmja parti e së majtës në Kosovë është ajo e Albin Kurtit, ngase PDK e Thaçit, nga anëtare e PSE u kthye në një forcë politike e së djathtës e anëtare e PPE-së.
Por hyrja e Albin Kurtit në një tandem politik anti-Rama, si një logjikë për të fituar vota në Kosovë dhe në Shqipëri, e prishi këtë marrëdhënie, duke e kthyer Albin Kurtin në një aleat apo pjesëtar të opozitës që kërkonte rrëzimin e Edi Ramës. E si pjesë e kësaj aleance, ishte edhe Vjosa Osmani, e cila demonstrimin e saj si opozitare e dha më të vrazhdë, që në fjalimin e saj famëkeq në Parlamentin e Shqipërisë, e në foton e prerë nga samiti i Selanikut.
E në këtë atmosferë shumëkush mund të priste se Edi Rama do ta përdorte aksiomën e famshme se hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.
E në këtë kontekst u sajua fabula e “puçit” të Ramës ndaj Kurtit që në samitin e Ohrit, duke e quajtur si pjesë të tij si vizitën e Ramës tek prindërit e Hashim Thaçit, ashtu edhe një darkë që kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar me një grup gazetarës e analistësh nga Prishtina.
Që Rama nuk e ka pritur mirë fabulën e puçit u pa qartë në deklaratën e ashpër të tij në Prishtinë, ku i cilësoi si “të lehura qensh të rrugës”, çka është shumë e rëndë, sidomos në perceptimin që metaforave u japin shqiptarët e Kosovës që janë më të ndjeshëm.
Gjithsesi përkrahja, mbështetja njerëzore, quaje edhe politike e Edi Ramës për Hashim Thaçin nuk është aspak gjë e re, e nuk ka përse kthehet në një armiqësi politike mes Tiranës e Prishtinës.
Vjosa Osmani, është politikanja tipike që e ka formuar profiling e saj jo me ndonjë ide apo koncept politik, por thjesht si një kundërshtare e Hashim Thaçin. Osmani, ka vetëm një atu në historinë e saj politike; antithaçizmin. E si të tillë, qarqet e lidhura me të, madje edhe diplomatike, çdo lëvizje apo takim për Thaçin e me njerëzit e tij, e konsiderojnë si zhvillim anti-Prishtinë.
Kjo është në fakt logjika që e kthen Hashim Thaçin në hero, e dashje pa dashje, çdo lëvizje që ka emrin e tij do të sjellë dobi politike për kundërshtarët e ish-presidentit të Kosovës.
E nuk ka sit ë ndodhte ndryshe kur politika e Kurtit dhe Osmanit, me mbështetjen edhe të Berishës e Metës në Tiranë, u kthye në një antithaçizëm teorik. Logjikë, që krejt natyrshëm do të prodhonte antitezën e tij. E kështu, pasi e kanë demonizuar ish-Presidentin e Kosovës, në mënyrë dialektike do të vijë pjesa kur viktimizimi do të ndihmojë Hashim Thaçin, sidomos kur ai është i mbyllur në një burg si lider i UÇK-së. Çka natyrisht po e kthen ditë pas dite në një martir politik e sipas gjasave do ta kthejë edhe më fort në politikën aktive të Kosovës.
Në këtë rast, ndihmesa e Ramës për Hashim Thaçin, edhe pse me risk për të, ngaqë një pjesë e madhe e zgjedhësve të Kosovës që ka votuar Vetëvendosjen e urren ish-presidentit, nuk ka lidhje me puçin. Është thjesht një risk për Ramën se mund ta mallkojnë kundërshtarët e Hashim Thaçit. Ndërkaq, qëndrimi i Berishës, që qytetarët e Kosovës duhet të marrin shtetësi të dyfishtë shqiptare për të përfituar nga regjimi pa viza i yni, edhe pse ndoshta për të tërhequr vëmendje, është super i rrezikshëm.
Ngjan pikë për pikë me qëndrimin e Putinit për t’i dhënë shtetësinë ruse banorëve të Donbasit ukrainas. Madje ka gjasa që mediat serbe dhe ato të Kremlinit të kenë nisur diskutimin që tani…
TemA
kur s'ju a shkeddhejn shqiptaret faren ju Plehrave te Kazanit ,s'keni faje sepse i kane braktisur edhe Pushtat e dhim qe i duan vetem per zgjedhje me i marr Votat ,pastaj i lene si muti ne shi yyyyyyt funderinat e njerezimit . Sa gjak te helmuar paskeni mor Pate Putana ,e vjell vetem helm nga ajo Koka qe dikush duhet ta cpoje qe te pastrohet nga Helmi qe ke brenda kafkes rropsi
O çuno mos shaj kot burrin e patës. Këto I shkruan Mero. Ky qyqi as për te bere glasa nuk eshte. Prandaj mbaj gojen. Ymerin e kemi tonin deri sa Rama te jete ne pushtet. Pastaj... to see and to do...
Rama ka bere shume mire qe ndihmon dhe suporton Thacin dhe familjen e tij
Thaci eshte i pafajshem dhe kryeministri ben shume mire qe e suporton
Ishte nje organizim shume i mire per nje lider si Edi Rama
Nje pritje madheshtore per kryeministrin tone fantastik
ViZita qe i ka kushtuar rama zotit thaci ka qene shume miqesore pasi e dijme qe ata te dy kane marredhenie shume te mire dhe te ngrohte
Kosova dhe shqipria jan nje me vjen shum mir qe z Rama e perkrah shum z Thaci
Z Thaci nje hero kombetar ndersa ju shkoni dhe e ofendoni
Zoti thaci eshte nje mik i nderuar i rames dhe per kete gje ai i kushtoi nje vizite familjes se tij
Bravo i qofte rames qe eshte gjendur hjithmone prane kosoves dhe e ka mbeshtetur ate ne cdo hap
Zoti rama eshte diplomat di ti ruaje maredheniet e mira per te miren e kosoves dhe shqiperise
Rama ka nje mardhenie miqesore me Thacin prandaj shkoi dhe i kushtoi nje vizitw
Duke qene se ka mardhenie miqesie me z Thaci ndaj e vizitoi familjen e tij
Marrdheniet midis Rames e Albinit jane shume te mira dhe e treguan ne takimin e sotem
Eshte plotesisht e mundur qe nje lider i cili eshte ne burg ta kesh mik te mire e tretrin qe eshte ne krye ta kesh bashkepunetor dhe koleg ne rrugen e perbashket
Sot u organizua ne mikepritje madheshtore per Kryeministrin tone
Thaci eshte i pafajshem dhe Rama po ben gjen e duhur qe po e mbeshtet
Zori i bekoft shqiptaret kudo qe jane!
Permendja e bibes Osmani nuk ka asnje vlere ne kete shkrim. Nje femer e patru qe gjithe truri i vogel i saj ka peshe sa njera kokerr e boles se Hashimit.
Po lopa Osmani ku ishte.......
Oj Patë ! Çish do me thane " tandem " bre se na lujte mensh or taj !? Na e thuj shqip oj Patë ! Masanej na trego intelegjencen ne hartim.
me thuaj kujt nuk ja ka futur ed palla qe mos tja fusi albinit
Edi Rama është lideri më vizionar, më i mençur, më i ditur dhe patrioti më i madh i të gjitha kohërave. Bravo Rama! Ec përpara që t'a nxjerrësh kombin në drtitë. Mos u merr me qentë që lehin, atë punë kanë ata.
MJERO GELBAXA RRON VETEM DUKE LEPIRE TE VJELLAT E LIDERUCIT TONE GJITHOLLOG
Rama di cfare bene e cfare thote. Lufta per pushtet i ka corodit kosovaret, aq sa te harrojne UCK.