PS takim falenderues në Tiranë, Rama: Kamza, trëndafili më i bukur i buqetës

2 Qershor 2023, 19:23Politika TEMA

PS takim falenderues në Tiranë, Rama: Kamza, trëndafili më i

Partia Socialiste ka organizuar një takim falenderues për fitoren në Qarkun e Tiranës. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë të gjithë kryebashkiakët fitues të PS për qarkun Tiranë, kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo fitore është e Partisë Socialiste.

Sipas Ramës, trëndafili i fitores në këtë qark është Kamza, sepse siç u shpreh dhe vetë ai, teorikisht fitorja ishte e vështirë.

Kryesocialisti falenderoi të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, përfshi këtu edhe patronazhistët dhe Aktivistin.

“Nëse ju nuk do ishit në lartësinë e kësaj sfide unë nuk do ju kisha mbështetur. Kështu që çdokujt i pëlqejnë falenderimet por në këtë rast më duken pak të tepërta. Në këtë takim ne jemi për të falenderuar të gjithë ata që mundësuan këtë rezultat pa i hequr asnjë meritë kandidatëve por duke theksuar faktin që nëse nuk do ishin në lartësinë e duhur të gjithë ata të cilët i dhanë jetë kësaj fushate por edhe përpara kësaj fushate e përgatitën këtë fushatë, por dhe përpara përgatitjes ishin aty siç kanë qenë aty, ne nuk do kishim arritur dot rezultatin që arritëm.

Mbi të gjitha ky rezultat është rezultati i PS. Është rezultati i një organizate e cila është fuqizuar, është konsoliduar si një skuadër që luan së bashku për një kohë relativisht të gjatë mekanizmat e të cilës janë të kolauduar.

Repartet janë të harmonizuara, organizatat bëjnë punën e tyre, patronazhistët bëjnë punën e tyre, futjen dhe të aktivistëve është shtuar një repart i ri i cili është ende në fillesat e veta por ka dhënë kontributin e vetë por shpresoj ta ketë më të madh në të ardhmen, pa harruar koordinatorët, të deleguarit, pa harruar edhe deputetët. Është një orkestër harmonike që ka arritur përsëri të bëjë detyrën dhe këtë herë duke prodhuar një rezultat të cilin e mirëkuptoj deri diku. Patjetër që partia ka arritur të prodhojë një bazë të rezultatit ku pastaj merita e kandidatëve është që mbi atë bazë të prodhojnë dhe ata pjesën e tyre.

Nuk besoj se i ngelet hatri Lali Erit se boll e kemi përkëdhelur në kuptimin e mirë të fjalës, se mos na del ndonjë titull kështu pa dashje, në radhë të parë të them që në këtë buqetë të Tiranës trëndafili më i bukur është trëndafili i Kamzës. Për faktin se ishte dhe beteja më e pamundur teorikisht. Në Tiranë e kemi traditë të fitojmë, në Vorë kemi humbur por edhe kemi fituar, në Rrogozhinë përgjithësisht kemi fituar, ndërkohë që në Kamëz ne nuk kishim fituar asnjëherë. Në Kamëz ishte shembulli i jashtëzakonshëm i një harmonizimi të dëshirës së madhe për të fituar me punën e madhe për të fituar por edhe kandidatin e madh për të fituar. Kështu që 60% në Kamzë është diçka e jashtëzakonshme.

Megjithatë po të shkosh pak më thellë dhe të kërkosh arsyet e rezultatit e kupton shumë mirë pse. Mjafton të shikosh çfarë është bërë për të kuptuar çfarë ka ndodhur në mendjen e shumë prej atyre që kanë votuar për Rakipin dhe ndoshta Kamza është një nga ato vende ku pjesa e atyre të djathtëve që kanë votuar është realisht e konsiderueshme. Një nga arsyet themelore të asaj vote janë ato që janë bërë për fëmijët e Kamzës. Votuesit kanë bërë një zgjedhje me mend jo me zemër. Nuk kanë votuar me zemër për Rakipin, duke qenë të djathtë”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Lini një Përgjigje