PS zgjedh delegatët e Kongresit, pas votimit Veliaj: PS, forca që është e hapur për të rinjtë

11 Maj 2024, 12:02Politika TEMA

PS zgjedh delegatët e Kongresit, pas votimit Veliaj: PS,  forca që

Nisi sot, në orën 08:00, dita e dytë e procesit të zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste në të 27 Njësitë Administrative të Tiranës.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj votoi mëngjesin e sotëm në Lagjen 13 dhe e cilësoi si të jashtëzakonshëm procesin e rienergjizimit të familjes së madhe socialiste.

Ai u bëri apel të gjithë anëtarëve të PS që të paraqiten për të votuar. Veliaj tha se ky proces tregon edhe njëherë se PS-ja është forca e vetme që di të bëjë qytet, shtet dhe punë të mira për Tiranën dhe Shqipërinë.

“Lagjja 13 do të ketë tre përfaqësues delegatë, nga mbi 300 që do të ketë e gjithë Tirana. Mezi pres që shokët dhe shoqet që do të zgjidhen, të marrin seriozisht një detyrë të re, të përveshin mëngët dhe të përgatitemi për Kongresin e PS-së. Ky energjizim i partisë është një lajm i jashtëzakonshëm. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që i hapet djemve dhe vajzave të rinj, dhe ajo është Partia Socialiste. Ju uroj të gjithëve shumë sukses! Nëse nuk keni votuar dilni dhe votoni. Është e rëndësishme të kemi sa më shumë legjitimitet, sa më shumë pjesëmarrje. Kush nuk ka votuar dje, duhet të paraqitet patjetër sot. Qendrat e votimit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, kryesisht në degët kryesore të partisë, dhe në fund do të kemi një numër të barabartë burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash, shokësh dhe shoqesh, që do na përfaqësojnë si delegatë në Kongres”, tha Veliaj.

Duke i paraprirë takimit të nesërm të Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, Edi Rama, nesër në Athinë, kryebashkiaku i Tiranës pati edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët atje.

“Për të gjithë ata që kanë njohje në Greqi, sidomos në zonën e Athinës, është e rëndësishme ta lajmërojmë. Tani që kemi edhe një pallat sporti për të mbushur, besoj fort se miqtë, vëllezërit, shokët, shoqet që kemi në Athinë, do t’i përgjigjen thirrjes së Kryeministrit për këtë tur, që nis nga Athina dhe vazhdon edhe në qendrat e tjera të mëdha, ku ka shumë shqiptarë, në Europë. Mezi pres që këtë fundjavë ta kemi një fundjavë aksioni dhe të dalim të gjithë faqebardhë me zgjedhjet e hapura një anëtar një votë në PS”, përfundoi Veliaj.

3 Komente

  1. s
    socialisti i fundit

    Behen zgjedhje simbolike ne disa qendra te rendesishme, per te treguar se PS eshte me fryme demokratike, por shumica e Anetareve te PS ne periferi as nuk dine gje se votohet per delegatet dhe as i ka lajmeruar kush. Hipokrizi qe nuk ngjit me askundi,kur petet e lakrorit tashme jane hapur. Delegatet i caktojne drejtuesit e PS te cilet i ka caktuar Edi Rama, pa perfillur askend.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Biku

      PS e hapur per hadute te rinj e te vjeter me ty ne krye o shkerdhate djale.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Benito

        Clidhje ka ky me PS?As kryetari tij.Ky me kryetarin e tij as nuk aratisen dot si mbreti Zog.Por do tentojne si Musolini.Pastaj dihet....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje