Kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, në kuadër të procesit të rienergjizimit të kësaj force politike.
Pas hodhi votën e tij në kuti, kreu i Partisë Socialiste është larguar nga qenda e votimit në komunën e Dajtit.
Edi Rama ka pasur një bisedë të shkutër me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia ndërsa nuk është pronocuar për mediat.
Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.
Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 16:00, ku anëtarët e PS do të votojnë për delegatët e rinj.
Sa socialist i ndershem qe eshte, sidomos kur voton, se kur merr pushtetin e di vete. Rama duhet te beje nje gje , te votohet vete njehere ne anetaresine e PS dhe ta shikoje se sa i besueshem eshte. Tashme ka ikur koha e demagogjise!!!!!