Rama bisedë telefonike me kryeministrin Rishi Sunak, zbardhen temat e diskutuara

10 Maj 2024, 13:00Politika TEMA
Rama bisedë telefonike me kryeministrin Rishi Sunak, zbardhen temat e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak.

Lajmi është bërë me dije nga qeveria britanike përmes një komunikate zyratare për mediat.

Qeveria britanike thekson se dy kryeministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy qeverive, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, përfshirë tregtinë dhe investimet.

Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Brendshme shqiptare për migracionin.

“Të dy udhëheqësit pranuan se ka më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutojnë më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Mbetërinë e Bashkuar, në muajin korrik.

Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit”, njofton qeveria britanike.

5 Komente

  1. K
    Kris

    Eshte me shume vlere qe veprimet e kryeministrit tone i marrim vesh nga qeverite e botes

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi

      Patjeter, se dihet ne interes te kujt jane bisedat e Kriministrit shqiptar me vende te tjera.LOL

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Agim, mos u ben perendim

        Përgjigjjuni
    2. .
      .

      Per cfare do bisedoje tjeter me Sumak sumziun? Nuk duan gomonet me shqiptare qe shkojne te rrisin hashash andej neper Londer. Kane parfumosur gjithe Londren me hashash.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @

        Do na sjelle edhe bythziu i Anglise ca refugjate

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje