“Edhe kryeministri grek ka ardhur në Shqipëri në kohë zgjedhjesh”, Klosi: Takimi i Ramës në Athinë nuk ka lidhje me Belerin

10 Maj 2024, 12:45Politika TEMA
“Edhe kryeministri grek ka ardhur në Shqipëri në kohë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PS, sqaroi axhendën e kryeministrit Edi Rama për takimin me shqiptarët në diasporë.

“Edi Rama fillon nga Athina turin e takimeve me diasporën. Do jenë në katër faza. Në 12 do jemi në Athinë, 26 maj në Milano, 2 qershor në Londër dhe 16 qershor në Düsseldorf”, sqaroi Klosi.

I pyetur nga gazetarët nëse data e takimit në Greqi është rastësi apo ka lidhje me shënimin e një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, ai tha: Ne nuk kemi komente për vendime që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para organeve të drejtësisë, nuk ka pasur pengesë nga PS.

Sa i përket lidhjes që bëni me kapjen në flagrancë të Belerit, ne turin e kemi deklaruar që në 8 dhjetor. Pasi bëmë proceset zgjedhore dhe turet brenda vendit, i erdhi radha diasporës, s’ka lidhje me datën e një viti të arrestimit me kandidatin Himarës.

Edhe kryeministri grek ka qenë në kohë fushate në vendin tonë, në zonën e Dropullit. Nuk kemi thënë asnjëherë asgjë. Edhe kryetari i ZYRIZAS ishte dje në Dropull dhe vizita e tij u mirëprit ”, tha Klosi.


Klosi foli gjthashtu edhe për votën e emigrantëve.

“Vullneti nga ne për votën është i shprehur, falë votës së deputetëve të PS ndryshimet që janë bërë në mandatin e kaluar, është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita ka të bëjë edhe me këtë dimension, për të pasur një rienergjenzim të raporteve të emigrantëve me shtetin shqiptar.

Do ishte mirë që komisioni bipartizan të zbatonte kushtet teknike që kjo votë duhet të realizohet. Ne jemi ata që kemi shprehur vullnet politik për të realizuar votën e emigrantëve”, tha Klosi.

2 Komente

  1. a
    aa

    ............eh more Klos karabushi Greqia po mban me pencione gjysmen e jugut te Shqiperise gje te duhet ta beje qeveria Shqiptare e ty te ka ngel ora te propaganda, thuaje troc more karabush ramsi ka frike ndikimin Grek ne zgjedhjet e adhshme. Ne Milano e Londer sapo moren vesh vjedhjet e rilidaseve ngiten pazarin nuk i mjafton nje bilete avioni por 15 dite pushime te paguara ne resortet me te mira te vendit.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dylber i dylberit rame

      Klosi,ky bufon oborri i bojaxhiut-kryevezir.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje