
Nga Ylli Pata
Ka një histori konspirative në logjikën që Ilir Meta shtron si teori ndaj asa që e quan përndjekje. Në këtë histori nuk janë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, pore dhe ish-deputetë apo gazetarë pranë tyre. Fabula është pak a shumë se SHBA e ka pas fiksim që të arrestojë Sali Berishën dhe Ilir Metën. Një teori që ka shumë vite, që na e ka thënë edhe Tik Llalla, një personazh që Sali Berisha dhe Ilir Meta e bënë prokuror, por në karrierën e tij së bashku me kolegët u kujdes që të mos akuzojë njerëz të rëndësishëm. E për këtë u bënë të pasur. Shumë nga këto perzonazhe i kemi analistë në panelet e darkës.
“A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.”, shkruan Meta në mesazhin e tij nga 313-a.
Aldo Moro, ishte kreu i partisë më të madhe të Italisë, Partisë Demokristiane. Në 16 mars 1978 ai u mor peng nga organizata e majtë terroriste “Brigadat e Kuqe” dhe pas 55 ditëve burg u vra.
Moro, një figurë shumë e rëndësishme e shoqërisë dhe politikës italiane, ishte një profesor i drejtësisë, një filozof dhe publicist i njohur në shoqërinë Italiane. Ai kishte sjellë në publik para se të merrej peng një ide që u përkrah edhe nga opozita, atë të “kompromisit historik”. Ide që u përkrah edhe nga lideri i opozitës së majtë komuniste Enrico Berlinguer. Dy figurat: Moro dhe Berlinguer konsideroheshin më të ndershmit nga shoqëria italiane. Jetonin në apartamente normale, kishin eskortat si shtetarë, por nuk kishin vila në bregdet. Edhe pse të dy vinin nga familje të kamura. Madje Berlinguer, kishte trashëgimi pronësore të plazheve përrallore të Sardenjës, që s’i mori kurrë. Ja la familjarëve të tij. Fëmijët e Moros dhe Berlinguer janë të njohur, në Itali, dikush shkrimtar e gazetar, apo edhe artist, por asnjëri nuk ka namin e 19 kullave apo milionave të fituara nga pushteti.
Megjithatë, teoria konspirative e Aldo Moros, ka vetëm një shteg; atë të amerikanëve. Pasi në gjithë këto vite janë botuar libra e emisione televizive, sipas të cilave ishte Henry Kisingeri që nuk donte që Aldo Moro të bënte një qeveri koalicioni me komunistët italianë, nga frika e afrimit të Bashkimit Sovjetik në Perëndim.
Po çfarë lidhje ka Ilir Meta me Aldo Moron apo me projektin për të ndaluar një kompromis historik? Natyrisht asnjë lidhje, por në letrën numër 1 nga burgu, Ilir Meta nuk ka një ide mbi filozofinë e politikës, siç Fatos Nano dha mesazhin tipik Kristian: “Mjek, shëro veten”, që përbënte edhe thelbin politik të mendimit filozofik të “hakmarrjes” së tij. Nano, hakmarrjen e shikonte si një gjithëpërfshirje popullore, e Meta, si një inat me SHBA, që sipas tij qëndron në arrestimin ndaj tij, ashtu edhe Aldo Moros.
Tema
Frikacak lepurush nese do ishte burre nuk do qurraviteshe mbas timonit te makines. Je legen sic te kane parashikuar. Nje spiune nuk behet kurre burre .
Fshatari injorant dhe i korruptuar nuk e ka idenë çfarë gjigandi politik dhe moraliteti ishte statisti Aldo Moro. Ky qelbësirë përdhos emrin e Moros per të shpetuar gjënë e vjedhur ? Mos mendon se po flet me bilushin ? O degjeneratë, mos permend emra që nuk kanë asnjë lidhje.
Ilir Meta filosof? Ilir Meta do te afroje lindje perendim ? Please.....uleni pak steken. Fshatar bashibozuk qe mban era qepe dhe vodke. Skraparlli qe shkon ne lufte dhe nuk e di me ke do luftoje dhe perse do luftoje. Topi bam butha sta mban kapedan Shestan (Kadare)
....po mire ...po pse vodhi kaq shume ????
Keto plehra qe enderrojne te tille idole, nuk jane gje tjeter vecse kriminele ordinary e hajdut me te cilet drejtesia duhet te merret serjozisht. Por edhe po nuk u mor drejtesia, me keq per ta, pasi do merret Amerika qe do ua leroje, sic e meritojne
He sa i "poshter ky Dum Dumani" mor vellezer na i mori Like Floririn ne burg.
jashqitje te tilla si metaj-brrisha etj Monstra fakePolitikanesh, i ngjajne liderve te isbullahut e Hamasit , sadam hyseinit e liderve Talibal . Ne vendin tone ,vec Emrave apo Titujve Perendimore te ca Uni-s Hotelesh apo X - Firme qe perdorin si Fasade Mashtrimi ,qe tingellojn kaq ironik kur shikojm se kush qendron pas ktyre Titujve - Emertime - Emrash te Huaj, s'ka asgje qe i lidh me ata e kupton se gjithcka eshte nji Karagjozllek njerzish Naiv deri ne vjellje ,neveritje . ilir mutaj eshte thjesht nji mashtrues ordine oriental ,prandaj boll hengret me ate Stan Cubah me kulture prej Mesjetari se i qitet trute asaj rinie, duke i paraqitur ne medie e analiza , nji Realitet komplet te rrem- te cilin ,s'e lidh Asgje me Realitetin Shqiptare
Ky trap Skrapari nje here e quan veten Mic Sokol e nje here Vojo Kush. Nje here Ce Guevara e nje here Alende, ose Aldo Moro. Duket se eshte I semure psiqik. O zot sa qelbesira te tilla do durojme akoma!
Mbreme nderrova kanalin e Euronews-it shqiptar teksa lexonte shkronje per shkronje letren e Metes. Kurre nje media informative europiane nuk ka ndodhur te fyej teleshikuesit ne kete fare feje. Turp pa fund. Nje media e rreshtuar haptazi nga ana e krimit dhe e korrupsionit. Iliri i pari dhe mbas tij Saliu, Edi e te tjere "lider", mbasi deshtuan me blerjen e "analisteve te tavolinave", mbasi deshtuan me blerjen e mediave te pavarura te Bolinos nepermjet Fane-ortakeve, kane blere e kthyer ne zedhenes te Likekompanise se tyre edhe euronews. Trishtim.
Moro strateg shteti, Likja hajdut pularie
Kuptohet qe ne kushtet e izolimit dhe te stresit kerkon t’a shendrroje arrestimin ne nje “rrembim politik”duke e krshasuar veten me ish kryeministrin italian Aldo Moro.Por alibia e Metes as nuk ngjan dhe as nuk ekziston.Aldo Moro,jurist Puliez,i djathte Kristian Demokrat kishte qene disa here ne postin e ministerit te drejtesise,arsimit dhe minister i jashtem.Ai u be dy here kryeminister
Po ta zëm se krahasohet me Aldo Moron, po atë e rrëmbyen kurse ky zotëri është në burg, nuk është në bodrumin e ndonjë shtëpie ku e mbanin Aldo Moron “Brigadat e Kuqe”, pikërisht se ishte i rrëmbyer. Ne dje patëm rastin të lexonim një letër të ish presidentit nga burgu, po nuk kishte në asnjë rresht filozofinë e AM. AM nuk kishtr kërkuar palestër se ishte i rrëmbyer, prandaj boll bëre filozofin mblidhe by… dhe qëndro si burrat.