Pse ndodhi ndarja Basha-Bardhi? Preç Zogaj analizon situatën në PD

8 Shtator 2023, 13:50Politika TEMA

Pse ndodhi ndarja Basha-Bardhi? Preç Zogaj analizon situatën në

Analisti Preç Zogaj, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, që kulmuan me bashkimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën.

Teksa bërëi një kronologji të ndarjes që grupi i Gazment Bardhit pati me grupin e Lulzim Bashës në lidhje me procesin zgjedhor në PD, Zogaj tregoi dhe arsyet e përçarjes mes tyre.

Sipas tij një nga arsyet kryesore që deputetët e mbështetës të Gazment Bardhit, po shkojnë te grupimi i Berishës është fati i karrierës së tyre politike.

Sipas analistit deputetët mendojnë se kanë më shumë mundësi për t’u rizgjedhur sërish deputetë në grupin e Berishës se sa nëse do të garonin për Lulzim Bashën.

“Ajo që ka ndodhur është më e thjeshtë, grupi i Gazment Bardhit në Kryesinë e Partisë Demokratike nuk gjeti gjuhën me grupin tjetër në Partinë Demokratike për zgjedhjet në parti. Asnjë prej opzioneve nuk ishte vetëm i mirë apo vetëm i keq, duhet të kishte pasur më shumë urtësi apo gjakftohtësi për të përballur atë konfrontim qëndrimesh.  E dimë s’i shkoi, grupi i Bardhit bojkotoi procesin zgjedhor dhe nën petkun e kësaj mosmarrëveshjeje për zgjedhjet vlonin dhe divergjenca të tjera që lidhen me pozicionin e kësaj partie ndaj grupit të Rithemelimit. Këto divergjenca u thelluan dhe më tej. Kemi të bëjmë me një testim të Bardhit me shokë për të kaluar vijën ndarëse që ata kanë miratuar në Kuvendin e 18 dhjetorit që vënë një kusht të panegociueshëm që nuk do të bashkëpunojnë me persona non-grata.

Kalimi i kësaj vije është një e drejtë e tyre dhe aty kanë parë mundësi më të madhe për t’u zgjedhur deputetët dhe për të vijuar karrierën e tyre, pasi grupi i Berishës është më i madh”, tha Zogaj.

5 Komente

  1. 1
    1

    Sa te kaloj lumin Berisha dhe fjalosemi.LLogarite i kane bere pa njohur mire Saliun

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cen Dymi

      O njerz doli Prec Ciftelia spiuni i sigurimit te shtetit, zene se u ngrit Ramiz Alia , spiumi Prec dhe Arben Imami , iziu i globit spiuni Neritan Ceka , Spiuni Genc Ruli spiuni Eduard Selami ishin dora ,mendja e Ramizit ne P.D e 8 Dhjetorit 1990. Dalja e spiunit Prec te kujton ngritjen e Ramizit nga varri. Preci per 33 vjet ka livadhisur shume ne privatizime , emrime , tendera, leje pallatesh kudo. Tani na ben taman rolin e profetit te derguarit te zotit (Ramiz Alisr )

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje