Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit live iu përgjigj një qytetari me pseudonimin “Kreal, kreal” në Facebook. Ky ndjekës i drejtohet Ramës duke thënë se e ka zënë frika pasi shumë shpejt do vijë në pushtet Sali Berisha.
Kryemiistri Rama sërish zgjodhi të komentonte emrin e personit duke thënë se më mirë ta kishte vendosur “Krak, krak”, formë ironie si pjesë e “bufit të kënetës”, pseudonim që Rama i ka vendosur kreut të PD, Sali Berisha.
Rama ditën e sotme ka akuzuar shumë komentues se po bëjnë papagallin dhe insektet e Sali Berishës duke komentuar fjalë që i merr era dhe nuk fokusohen tek puna serioze.
“Na shkruan “Kreal kreal”. Pse e ke vënë “Kreal kreal” dhe nuk e ke lënë kuak, kuak? Ti thua se më ka zënë frika. Ku e sheh ti që më ka zënë frika mua? Duhet të jemi shumë seriozë. Shqipëria sot është në një optimitet historik, kemi dritare të hapur për të hyrë në BE, për herë të parë. Duhet të mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027 dhe të jemi në BE përfundimisht më 2030.”
Rama ka lexuar disa nga komentet kritie për të dhe qeverinë, të cilët i ka akuzuar se janë komente nga profile fallso të hapura nga njerëz të “bufit të kënetës”, Berishës.
"Të bëhemi serioze, t’i lemë këto komente Vl. Të bëhemi seriozë, tani është momenti për të menduar si shqiptar. Mund të vazhdoni të bëni sa të doni nga këto. Këto komente i merr era, bëheni zëdhënës të bufit të kënetës, papagaj, gjinkalla dhe insekte të kënetës. Janë kot, janë humbje kohe, janë turpe pqë ju që hapni profile fallso. Ju lutem lërini broçkullat", tha ai.
Ndërsa një tjetri, i cili e akuzon se ka tradhëtuar vendin, Rama i përgjigjet si më poshtë:
"Çfarë kam tradhtuar unë? Apo se Shqipëria është vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre shekullore? Duhet menduar si shqiptarë këtë moment, as si socioalist, as si demokrat. Në 3 mandate kanë qenë mbi 60 ministra, dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri nga PS, njëri nga partia aleate ndjestë pastë, një i tretë në paraburgim, dhe një i katërt në arrati, zv.kryeministri.
Nëse flisni për luftën kundër korrupsionit, e dini pse ju erdhi dita të flisni? Sepse këtë ditë e solli PS, kjo vendosmëri, kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE. Fokusohuni te ky mision, mos humbni kohën me kënetën. Mua do më duhet të rri edhe pak, më duhet ta përmbush këtë mision, nuk mund të luajmë me fatin. Fokusohuni të tërë te ky mision, është momenti për të marrë hak për të gjithë poshtërimet që i janë bërë kombit shqiptar.”
Mero ziu e bere temen si zyra shtypit te rames.. Dikur per salen,tani per ramen
Programi i sotem i kryeministrise: Babloku duke u grindur me qytetaret ne Facebook.
Po shfryn stresin e Spakut duke share robt ne internet
U bere si Fidel Castro po Ik se na vjen per te vjelle perdite never media,1 here ne jave del Kryministri ne Angli dhe Jep llogari,Je bere sharlatan qe nuk pranon kritikë ,me Shkolle te xhaxhit per vizatim je,po Ik se nuk e shtyn dot ti Shqiperine ne zhvillim,aq munde aq bere Ik tani se me vone do turperohesh..Nuk ju shet dot me Agjitacion dhe propagande Shqiptareve Zoti Rama I doli boja stilit tend me batuta bajate dhe veshje mediokre.Burre apo Grau kerkojne Shqiptaret te drejtoje vendin,Jo kalama qe mbeti gjithe dite neper social media duke u kapur me Qytetaret,cdo gje qe bere eshte kot po Fillojne te prishen dhe kushtuan miliarda ,parate e Shqiptareve I bene Jo ti…ti as uje nuk sjell dot.genjen si me Shell dhe air Albania dhe te ka ngelur Ora me fjale banale,ne qofte se Saliu eshte I keq ti je tre here me I keq…Koha jote mbaroi,Ik ha ato qe bere me Nano ,se Shqiptareve as ju sole rroga asgje.ne Shtetit tend Ben kerdine Leku dhe ti je nje lider kot the ide komuniste dhe brume Te keq Gebelisti……
Sa i zene qe qenka corapekuqi sot