Largimi nga politika? Rama: Më duhet të rri edhe pak, s’mund të luaj me fatin! Është momenti për të marr hak

27 Shkurt 2025, 09:03Politika TEMA
Largimi nga politika? Rama: Më duhet të rri edhe pak, s’mund

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së. Ai tha se do e vijojë misionin e tij dhe do qëndrojë edhe për pak në pushtet, derisa të arrihet ky qëllim historik.

Kryeministri iu përgjigj komentuesve, duke kujtuar se kundërshtarët i përkasin kënetës, bla-bla-blave dhe akuzave të paqena, teksa qëllimi i PS mbetet dërgimi i shqiptarëve në familjen Europiane.

“Nëse sot ti Fatjon (komentuesi i radhës) dhe kua kua kuatë flasin për luftë ndaj korrupsionit, për ministra të gjykuar, në gjykim, nën akuzë apo të akuzuar, e di pse erdhi kjo ditë? Sepse e solli kjo ditë, e solli PS, e sollëm ne, ambicia jonë, për të hyrë në BE, lërini broçkullat dhe mos u fokuso te këneta dhe llumi i saj, fokusoheni tek kjo.

Unë do rri edhe pak, sepse do e përmbushim misionin, e kemi krijuar këtë fat dhe nuk mund të luajmë me këtë, dhe do e realizojmë. Fokusohuni! Është momenti për të marrë hak për popullin shqiptar në kaq breza për shqiptarë dhe të huaj, por më shumë të huaj, hakmarrja ka një emër një mision që është Shqipëria në BE, anëtare e BE.

Tjetër është të lëvizësh me pasaportën shqiptare në BE, tjetër të kesh pasaportë të BE. Tjetër është fëmijë shqiptar në BE dhe tjetër fëmijë i BE, apo vajzë që studion në BE në vajzë që është studente e BE-së.

Të gjitha i merr era, fjalët i merr era, janë humbje kohe, janë turpe, për ju për veten tuaj, që hapni Facebook, dhe jashtënxirrni fjalë pa lidhje, bëheni papagaj, gjinkalla dhe insekte të kënetës.

Mendoni si patriotë, si njerëz që kanë fatin në këtë moment dhe me kontribut të tyre mund të fusin në BE Shqipërinë, vetëm me PS se të tjerët janë çeta e grumbullim njerëzish, shfeyrje ambiciesh dhe inatesh.

Nuk janë luftërat personale programe, nuk janë mllefet inate, nga ato janë bërë çorap shqiptarët. Kshu që është mirë të fokusohemi te gjërat që vlejnë”, u shpreh kryeministri.

7 Komente

  1. k
    koment

    Po pse ore pusht i derrit nuk te mjaftoi tepsia qe do te rrish edhe pak. Nuk te mjaftuan qe na more 12 vjet nga jeta ore ndyresire?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama, dil me popullin ne mitingje kunder Saliut

      Bravo Rama, mos e rruaj fare per komentuesit e Saliut qe jane trolle jo njerez.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Burg

      Nuk e degjova se hipnotizohem kur i ikin sytë. Besoj ka thene pa mua ska Shqipëri, fajin e ka Saliu dhe 2 muaj para zgjedhjeve, jemi te gjithë shqiptare mer burre pse beni kshu. 109 mandate te sigurta luajme per 110.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !

        E kuptueshme. Si tha zoti Maliq "Do iki nga fshati, po do rri edhe nja 5 a 6 muaj, se ashtu janë ca punë". Edhe Edit i duhet të rrijë edhe për nja 5 a 6 mandate se i duhet të mbarojë ca punë. Kryeministri që flet si feudal. "Rri urtë ti aty".

        Përgjigjjuni
        1. R
          Redi

          Edhe pa tebeje Zaho 1 miliard euro dhe pastaj lere .

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama, mos komuniko me te vdekurit e Saliut

            Ed Rama, jepi perpara, mos harxho energji me podkaste per klyshet e Zenit. Pse bie nga gracken e tyre?! Podkastet e tua duhet te jene vetem per PS dhe ata ngjyre 'gri', pra per te miren e punes.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na degjo njehere ne pleqte o z.Rama

              Rama, mos fol me, vendosni billborde neper billdingjet e larta te Tiranes, tregoji me film popullit se me ke ka te beje, psh me gestapon tende Spak dhe Gjkko qe ta mbushi berishzmi plot me korba kermengrenes. Ndryshe vertet e ke te sigurte burgun, dhe do ta meritosh. Vepro tani se po u vonove do ti biesh kokes me grushta, Dimanistet e saliut do te te nxijne jeten ne burg pa akuze. Mos harro bej dhe plan rezerve sigurie per familjen sepse gestapistet e Spak/Gjkko jane kafshe gjakatare qe nuk kursejne as pleq e as femije. Pzs te ka dale borxhit, te ka dhene pushtet absolut, dhe po nuk dite ta perdoresh per te miren e popullit askush nuk do kujtohet per ty kur te te futin brenda edhe pse e ke bo Tiranen lule. Vete lejove qe drejtesine e re ta pushtojne llumi i drejtesise se vjeter.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje