Berisha paralajmëroi shkrirjen e SPAK-ut, Rama: Noc Rrokun në 11 maj! Ne e mbajmë drejtësinë larg duarve të kënetës

26 Shkurt 2025, 18:39Politika TEMA
Berisha paralajmëroi shkrirjen e SPAK-ut, Rama: Noc Rrokun në 11 maj!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se suksesi i reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit është rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste, duke hedhur poshtë pretendimet se këto zhvillime ndodhën vetëm për shkak të presionit amerikan.

Gjatë një takimi me asambletë socialiste të Tiranës, Rama theksoi se Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e angazhuar në këtë betejë.

“Nëse ka një arsye që ne duhet të jemi krenarë, është lufta kundër korrupsionit. Kjo nuk do të ndodhte nëse PS nuk do të ishte e vendosur,” tha ai.

Ai ironizoi edhe deklaratat e opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit “bufi i kënetës.”

“Për herë të parë që nga viti 1991 nuk ka më deklarata nga ambasada e SHBA për reformën në drejtësi.

Kush e mban tani SPAK-un dhe GJKKO-në larg duarve të bufit? E dëgjuat që tha do e shkrijë SPAK-un? Noc rrokun në 11 maj,” u shpreh Rama.

2 Komente

  1. P
    PO , PO

    Je zene si miu ne cark . Pervec fjaleve , nuk shohim te kesh gje ne dore , sepse faktikisht e gjithe struktura njerezore e "Drejtesise se re" , (qe Euro-atlantiket te detyruan ta shkruash ne Kushtetute ) , eshte komplet mielli i hidhur i Sali Berishes qe ble nga Serbia , qe duket se do te helmoje kedo qe nuk i vjen pas oreksit dhe do te te rrezikoje edhe ty , ashtu sikurse vepruan me kreret UCK-se ne Kosove qe po dergjen burgjeve prej gati 4 vjetesh dhe s`iu dihet perfundimi !

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndershkimi

      Rames i ka hyre Noci Rrokut nga mbrapa dhe i ka ngelur ne goje. Aq shme eshte sfazuar sa ka humbur edhe ate qe ka si arme me te forte komunikimin. Per cdo gje ne lidhje me kundershtaret e tij politik dhe drejtesine perdor vend e pa vend Noci Rroku Noci Rroku Noci Rroku. Te hyfte Noci Rroku deri ne fyt e mos te dalte me o Vellahu Sali Kulles.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje