Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot kryetarin e PD, Sali Berisha, lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë së Tiranës po djeg dosje dhe po zhduk prova.
Ristani tha se lajmi i shpërndarë me dashakeqësi nuk është i vërtetë, duke shtuar se Bashkia e Tiranës siguron se çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv.
Ristani shtoi se, "ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime, as nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime, për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet."
Reagimi i plotë i Anuela Ristanit:
Përshëndetje të gjithëve!
Lajmi i shpërndarë me dashakeqësi ditën e djeshme se Bashkia e Tiranës po zhduk prova dshe dokumente, është i pavërtetë. Ne në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga asgjë, nga askush, që na akuzon pa prova, pa fakte, pa arsye tjetër përveç interesave politike. Që nga këndi i lodrave tek liqeni ku u akuzuam se do te ndertonim kulla midis të tjerash, deri te zhvendosja e Shkollës Sami Frasheri që na la të gjithëve gojëhapur, kemi parë dhe kemi dëgjuar lloj lloj çudirash, aq shumë dhe aq shpesh sa pergjigja ka qenë vetëm një: Vijojmë punën!
Por asnjëherë, në asnjë rast, nuk harrojmë se i detyrohemi qytetarëve, sqarimet përkatëse kur nivelet e shpifjes dhe të lajmeve tronditëse dhe krejtesisht të rreme përhapen nga kanale mediatike dhe arrijnë nivele të tilla përndotjeje.
Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg dhe zhduk kamionë me dokumenta në mes te ditës në sytë e një zonje që është punësuar nga Partia Demokratike për t’u stacionuar në trotuarin përpara bashkisë dhe në praninë e TV Syrit të po së njëjtës Parti.
Natyrisht që kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni as satira, por nuk mungon as trishtimi dhe ky i fundit është për ata qytetarë që nuk e kanë kusur për t’u helmuar me trillime, të ndryshëm nga ata që shpifja dhe gënjeshtra i ushqen përditë, por nuk i ngop kurre. Për të dy kategoritë na vjen thellësisht keq.
Por për cdo rast, Bashkia e Tiranës siguron opinionin publik me përgjegjësi të plotë se çdo shkresë e jetës institucionale të saj, ruhet me rigorozitetin më të madh në arkivën tonë, i cili në përmbushje të ligjeve përkatëse është i vendosur në një objekt jashtë godinës qendrore dhe plotëson kushtet e ruajtjes dhe sigurimit sipas një protokolli të mirëpërcaktuar.
Në përgjigje të kërcënimeve për denoncimin e radhës për këtë krim të ri imagjinar, ne u themi të gjithë kundërshtarëve dhe përndjekësve politikë e mediatikë të Bashkisë së Tiranës se jeni mëse të mirëseardhur për t’u bërë qesharakë. E të tilla probleme imagjinare paçim, pasi në një qytet me 1 milionë banorë, e më shumë miliona vizitorë, problemet me të cilat përballemi çdo ditë dhe hallet për t’u zgjidhur nuk janë aspak qesharake dhe ne i marrim me të gjithë seriozitetin e mundshëm.
Ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime, as nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime, për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet.
Faleminderit!
Kur ai buri me zë femre që ilir mutaj dhe saleh krimineli e quajnë dumduman nuk e fut brenda këtë kriminel poshtë e më poshtë do vejë shqipëria. Aspaku duhet te fillojë krimet e birishit që nga 2 prilli i shkodres, nga furnizimi me armë gjithë anëtareve dhe militantëve te PD- së , nga dhuna e ushtruar per referendumin e kushtetutes, nga dhuna e zgjedhjeve në vitin 96, nga rahja e deputetëve opozitarë në sheshin skënderbej, nga veshja me të zeza të shumë nënave ne vitin 97, nga gerdeci me 26 të vrarë bashkë me te birin kriminelin, nga 4 të vraret në bulevard që dumdumani fle me këtë dodje se ka frikë nga hsleja qe ka emrin saleh e çte thuash më për të .
@Populli , harrove grushtin e shtetit ne vitin 1998 te shtazes mesjetare serbe te Vicidolit ! Barbari i Vicidolit , njeri primitiv e i dhunshem deri ne ekstrem , akuzon kot me se koti kundershtaret politike , me absurditete qesharake per grusht shteti , per te mbuluar krimin e vet me arkivolin e A.Hajdarit ne sup ! Por ai asnje here nuk ka nderprere tentativat per grusht shteti , as ne parlament ku i ka vene zjarrin disa here , as kundr qeverise , apo bashkise se Tiranes , as provokimeve te hapura banditeske ndaj policise e gardes , per humbur kontrollin e shkaktuar viktima , Ai eshte nje politikan kryebandit qe asnje hjere nuk e ka leshuar nga goja fjalen krim e kriminela , me te cilat eshte familjarizuar aq shume !
Hedh llapaqeni kriminel Sali një fjalë,një rrenë dhe të gjithë trushplarët e marin për të vërtetë
Po kush po ju akuzon juve o aman. Adriana Kalaja qe ka rrjedhur nga trute, me ate merruni ju. SPAK nderkohe i ka konfiskuar tangat e Ajoles te apartamenti 11/4, ka mbaruar pune me mbledhjen e provave, gezojini edhe ato pak dite qe ju kane mbetur ne ate bashki.
Shihni se c`nxjerr nga goja "Qytetari" i Bathores ne toke te xanun , dale nga shpellat e Tropojes e hyre naten me ure zjarri ne dore ! Tani pas tre dekadash kusarie , vrasjesh e droge na u be "Qytetar" , bile Kryeqytetas ! Me i preferuari i malokerise e idhulli i tyre , eshte ai me i egri i xhungles ku jane lindur e rritur , shtaza me sy te pergjakur e gjak serbi , Sali Vuk Karaxhici ! ! !
O qytetar gezohu e pak dite se salehu jot do mari KARIN e popullit shqiptar dhe ta gezoje.
Moj zonje Saliu ishte ne enderr , i dolen perpara kamerat 21 Janarit e nuk ishte i sigurte ai i zhduken ata qe moren urdher per ate pune . E rri qe rri i futi nje rrene si perhera , dmth tall menderen me Dumanin asgjee shume .
Qente le te lehin, punet e Bashkise do shkojne perpara.
Por si nuk na u nda ky maloku primitiv, që ushqeu gjatë drejtimit të pushtetit shumë sahanlëpirës, sipas kokës i vuri festën dhe sot i shkojnë prapa si zagarët e rrugës.