Zgjedhjet e 11 majit - Rrëzohet nga Komisioni Rregullator kërkesa e PD që të votojnë edhe emigrantët pa ID biometrike shqiptare

26 Shkurt 2025, 13:20Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit - Rrëzohet nga Komisioni Rregullator kërkesa e PD

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë që nuk kanë një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

PD propozoi  që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 edhe me dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë, si pasaporta ose letërnjoftimi të huaja.

Kjo gjë u kërkua me forcë edhe nga Sali Berisha, madje duke e vënë si kusht themelor që të votohen ndryshimet në Kodin zgjedhor në parlament.

Por diçka e tillë u hodh sot poshtë nga Komisioni Rregullator në KQZ me 3 vota kundër dhe 2 pro.

1 Komente

  1. A
    Anti24547245censura

    ...sa tmerr i kane emigrantet, regjimi Narco-i Rames, lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje