Përveç betejes me Lulzim Bashën, një nga përplasjet më të forta të Flamur Nokës ka qenë ajo me Gazment Bardhin, i cili ka hedhur akuza të forta lidhur me pasurinë e Nokës.
Flamur Noka, i ftuar në DritareTv në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, shprehet se:
“Marrëdhëniet me Gazment Bardhin i kam të shkëlqyera dhe për këtë nuk duhet të keni dyshime. Partia Demokratike është një parti vlerash dhe është e vetmja forcë që njeh diversitetin.
Por më rëndësi është që sot ne jemi të gjithë aty në vijën e parë të frontit për të mirën e partisë dhe për të mundur regjimin.
Unë ia kam falur të gjitha akuzat, të gjitha gjërat i hedh pas krahëve sepse e konsideroj debat me njeri-tjetrin.
Ndoshta mund të jesh përballë njeriut tënd, por ke edhe armikun përballë dhe duhet të vazhdosh përpara”-u shpreh Noka.
Çfarë deklaronte Gaz Bardhi, për Flamur Nokën?
"Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.
E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!
Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.
Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!
Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.
Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.
Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.
Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.
Investimi im kryesor është tek dija.
Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.
Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them".
Çfare ti fale si Goran se nuk je as shqiptar eshte puna jote por çfare Nesti Angoni mendone......!
Edhe Rama coban qe flet shqip
Te qift Putini dhe Trumpi dhe Rama ca te mban pragu
Miqësi me thika në brez !
Mirë që e fale ti o Flamurrrr kët Gazmenden,,,,,, por a do tju fali SPAK-u juve????
Se mos ka lindur i VDEKUR ky SPAKU??
Dmth vila eshte aty por këte radhe e ke falur, dmth tani qe e fale ti ska gje le ta kete vjedhur.. kjo ështe llogjika e sali kërmës me idiotet rreth e rrethe.. këta te lënë pa fjalë..po si ka akoma njerez qe u venë nga mbrapa o zot!!
a loku shpellari, fatkeqesia e shqiperise, dalja e ketyre monstrave nga shpellat. keta spiuna te serbise.
O Nul Noka, mendon se kane mbetur shume budallenj ne kete vend te besojne idiotesit e tua?! Copa e injoratit ti dhe ai LBGT me mjeker qe ato akuza per ty ne fakt i ka te verteta. Nocin do merrni sa te keni jeten.
Me demek ja paska mbush sumen Muli Bardhes...dhe ja ku erdhi falja publike.
Cipeplasur te dy. Vjellin vrer kunder njeri-tjetrit, ia nxjerrin te palarat ne shesh njeri-tjetit, dhe pastaj thone kemi marredhenie te shkelqyera me njeri- tjetrin. Hajde dhe ki besim te njerez te tille.
Po SPAK çar bon nuk besoj qe e ka fal. Me vjen keq per piktorin qe shpresoi se SPAK do te poastronte llumin ne shqiperi por po ben te kunderten po e shton nga nje ane harroi piktori qe llumi eshte aq i thelle qe nuk mund te pastrohet ka hyre deri ne ate pike qe eshte perzier me mjaltin dhe nuk ka per tu ndare asnje here
Duket qe edhe SPAK e ka falur kete, sepse akoma nuk po degjojme gje per pasurine e Mulit. E cuditshme!
Ueeer unbelievable dhe Pd don pushtet. get up Albania
Kur flet Noka se PD eshte parti vlerash atehere ky tregon se nqs vijne ne pushtet do ta shesin edhe Shqiperine sic thote Berisha dhe do t’i kthejne shqipetaret ne epoken e gurit ku nuk njihej civizimi….. Nuk e di se ka mbetur ndonje neuron normal ne tru ketij te cmenduri….
ore. per te mare. si flamur. muti. noka edhe. gazmendja. nje futyr. kali do marin nje mender. mut. me. ne krye. kriminelin. sali kermen. berish. po kush shkon pas. nokes dhe bardhoshes. Jane. njesoj. poshte. partia. e. opozites. me kermen. sali halene. eshte parti. kriminnele
Me sa po shikojmë Gaz Bardhi do të jetë viktimë e rradhës në PD. Kush ka kundërshtuar Berishën ose miqtë e tij, është te lista e planëprishësve dhe kur i krijohet rasti Berisha e heq qafe. Me këtë rast me një plumb vret dy zogj: Eleminon kundërshtarin Dhe krijon trazira duke akuzuar pozitën. Këtyre veprimeve ja ka marrë dorën dhe i ka mirë funksionuar. Në këto situata të turbullta Berisha është i favorizuar(ujku mjegull kërkon). Kujdes!